Xhihadizmi, një “fe” e re

19 Prill 2015, 10:25Politika TEMA

Nga Claudio Lo Jacono*

SHBA-ja dhe Franca kanë vendosur të mos përdorin më shprehjen “Shteti Islamik” për përbindëshin Xhihad. Krejtësisht abuziv është dukur përdorimi i përcaktorit “islamik”, aq sa për ta zëvendësuar akronimin arab ‘Daesh’ ose ‘ad-Dawlat al-Islamiyya fi l- ‘Irak ue sh-Sham’ (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), i neveritur për të njëjtën arsye nga ndjekësit e Ebu Bekr El-Bagdadit. Ky i fundit, ka ndryshuar ndërkaq emrin e tij të luftës në ‘Ibrahim’, për të përkujtuar pretendentin e parë të dinastisë abaside për Kalifatin, dhe i vrarë nga dinastia Umajade rivale në Damask.

Çështja sesi duhet të thërritet Shteti Islamik pa legjitimuar ekzistencën e tij, nuk është zgjidhur ende. Objektivi kryesor i xhihadizmit, është goditja e qeverive myslimane, të cilësuara fajtore se e kanë shpërfillur thelbin e besimeve të tyre. Vendimi i kryeministrit francez Loren Fabius, edhe pse i arsyetuar nga synime të lavdërueshme, është kritikuar ashpër nga Zhan Pier Filu, akademik dhe ekspert mbi fondamentalizmin islamik.

Këto qasje thekson ai, sjellin në fakt legjitimitetin faktik të mospërdorjes së termit ‘Shtet’, për një entitet që nuk mund të mburret se ka një territor të caktuar, një sovranitet të njohur në mënyrë të konsiderueshme, dhe as një popullsi të përcaktuar. Mund të shtojmë nga ana jonë provat, se ky entitet nuk është megjithatë një “Kalifat”, edhe duke pasur parasysh kapacitetin e tij të pashtershëm për të krijuar një luftë civile të përgjakshme, me një largim jo rastësor nga tradita e vërtetuar islamike.

Do të mbahet mend, refuzimi i prerë nga ana e botës islame, intelektualëve klerikëve dhe laikë, që i shpëtojnë kontrollit brutal të xhihadistëve, alienimi i çuditshëm ndaj rregullave të ndryshme të sheriatit, në lidhje me sjelljen në luftë apo trajtimin përmbledhës të ashtuquajturve “fe lëshues”, d.m.th ata që nuk përmbahen plotësisht dispozitave të detyrueshme të Daesh-it. Megjithatë, duket se problem, nuk është zgjidhur ende në mënyrë të kënaqshme.

“Armiqtë e Islamit”, sikurse i cilësoi sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri, ose “Vrasësit e Daesh”, siç thekson Fabius, nuk duken përkufizime veçanërisht të efektshme. Duke përdorur të njëjtat aftësi komunikative të propagandës armike, qeveritë perëndimore munden t’u drejtohen kompanive më të mira në tregun e reklamave, edhe pse është e vështirë të besohet, që në një periudhë afatshkurtër, gjuha t’ia dalë të vrasë më shumë, sesa shpata.

Gjithkush tanimë e di, se një objektiv i qartë i xhihadizmit, është goditja e Perëndimit, i gjykuar fajtor se ka lejuar vazhdimësinë në pushtet të shumë diktatorëve myslimanë, të cilët në këmbim i kanë siguruar perëndimorëve një aleancë të konsiderueshme politike dhe ekonomike. Por jo të gjithë e dinë se objektivi kryesor i kësaj ideologjie brutale dhe hiper-moraliste, e zbukuruar me aspekte apokaliptike, mbetet goditja e fuqive të njëjta myslimane, të cilësuara fajtore se kanë dështuar për dekada me rradhë të injorojnë besimet e tyre, dhe mbytën dëshirën për liri të subjekteve të tyre si dhe penguin një shpërndarje më të barabartë të pasurisë, të gjitha këto

nën heshtjen bashkëfajtorë të shumë autoriteteve tradicionale fetare.

Kjo u bë e qartë nga bilanci i dhunës, ku për çdo ‘perëndimor’ janë vrarë qindra myslimanë. Kjo gjë po ndodh, të paktën që nga sulmi nga Al-Kaidës mbi Kullat Binjake, dhe përfaqëson erozionin e ngadaltë, por të qëndrueshëm, të themeleve tradicionale kulturore të islamit sunit dhe rritjen anormale të Islamit “tjetër”.

Pavarësisht nga përgatitja doktrinare e papërshtatshme, “prurjet” e xhihadistëve të rinj paraqiten si udhëzues të një shtrembërimi radikal të asaj që është pohuar me shekuj nga ulema, të akuzuar se qëndruan për dekada të tëra nën një konformizëm, të paaftë për të qeverisur, me sfidat e globalizimit dhe modernizmit, themelet e të cilave janë konsideruar kryesisht të huaja dhe të papajtueshme me supozimet teorike të Islamit Xhihadist dhe vetëreferues.

Që në fund të shekullit XIX, disa reformatorë Salafitë patën vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e përdorimit të duhanit (që dyshohej se zëvendësonte drogën, e ndaluar nga ligji islamik), para se më në fund ta kualifikonin si të ligjshëm. Sot Boko Haram, Shteti Islamik, dhe organizata të ngjashme në Libi, urdhërojnë pa hezitim ndalimin e pirjes së duhanit në rajonet e Nigerisë, Malit, Libisë, Sirisë dhe Irakut, të rënë përkohësisht nën kontrollin e tyre shkatërrues, duke e quajtur atë një vetëevrasje “të ngadaltë”, të sanksionuar nga Sharia.

Edhe nëse kamikazët e tyre, lavdërohen si heronj dhe dëshmorë të besimit, ndërsa civilët myslimanë ekzekutohen pa mëshirë si bashkëpunëtorë faktikë të rregjimeve, që zhytën sërish vendet e tyre në një gjendje faji të ‘injorancës para-islame’ (giahilìyya). Paralelisht me duhanin, është ndaluar futbolli dhe kënga. Dhe aspekti më serioz dhe krejtësisht i huaj për traditën mijëvjeçare të Islamit sunit, me dënimin e shiizmit si një ‘ligësi’ dhe për të cilën ‘është e lejueshme të derdhësh gjak’, sikurse ndodhi në Irak, Afganistan, Pakistan dhe Jemen.

Shiizmi që në fakt pa përjashtim, është gjykuar përherë nga Sunizmi si një variant, edhe pse “i gabuar” i Islamit. Kjo është  kaq e vërtetë, sa ndjekësve të saj u lejohet vazhdimit që të kryejnë ritet fetare vjetore gjatë pelegrinazhit të madh në Mekë, liri që në fakt u mohohet rreptësisht të gjitha sekteve të tjera islamike, nga Druzët tek Alavitët, Bahai dhe Jazidët.

Një mutacion i ri shkatërrues i Islamit, po rritet prej disa kohësh në hijen e medreseve fondamentaliste, indiferente ndaj traditës së konfirmuar prej 1405 vjetësh:nga viti 610, kur Muhamedi filloi predikimin e tij në të gjithë Arabinë. Persekutimi i kategorive “të mbrojtura” nga Kurani, si të krishterëve, hebrenjve dhe mazdeasve, si dhe pakicave të cilat kanë jetuar gjithmonë pa probleme serioze në tokat islame, edhe pse jo të mbrojtur zyrtarisht, si Jazidët në Irak apo animistët në Afrikë, përfaqëson për doktrinën dhe praktikën islame një “risi të dëmshme” (Bida’), sikurse është vrasja e myslimanëve, gra, të moshuar apo fëmijët të mitur. Madje këta të fundit, përdoren nganjëherë edhe në veprime ushtarake, në shkelje të qartë të porosive të Muhamedit, i cili ndaloi pjesëmarrjen e nipit të tij të adoptuar, pikërisht për shkak se ishte i mitur, në të ashtuquajturën Beteja e Hendekut në vitin 627. Shtypi dhe historianët e fesë do të bënin mirë, që një herë e mirë të mos flasin për “Islamin xhihadist”, por për një xhihadizëm të kuptuar si një besim i ri fetar, i cili e ka të qartë origjinën, por në thelb tashmë është shkëputur plotësisht nga rryma e Islamit sunit.

*Huffingtonpost.it- bota.al

Shënim: Claudio Lo Jacono është drejtor i revistës “Orienti Modern” dhe ekspert mbi Historinë Islame të Lindjes së Afërt

7 komente në “Xhihadizmi, një “fe” e re”

  1. tfgs says:

    yyyyyyyyyyshhhhhhhhhhhh o Zike arapi,te dhjefsha fene………….

    1. Patrioti says:

      Keta jane zbatuesit me ekzakt te thenieve te Kuranit. Fatkeqesisht ky eshte realiteti i kesaj Feje.

  2. Argita_B says:

    Xhihadismi i ri eshte nje doktrine dhe nuk ka lidhje me teologjine.

  3. ne realitet dhe termi ekzakt eshte SHARIA SHTETI,se synim e kane instalimin e shehiratit

    .definimi: KALIFAT SHARIA SISTEM BARBARIK ISLAMIK ETAT.

  4. goni says:

    Lexoni librat e Marin Barletit “Rrethimi i Shkodres” dhe “Skenderbeu” dhe keni per te kuptue se ai xhihadizem qi po cfaqet sot ne bote ka kene dhe ekzistue edhe gjate periudhes se sulltaneve turq ,kur pushtuen Shqipnine.Po kjo dhune asht aplikue edhe at’here,mbase edhe ma e madhe.Sipas Barletit ne ate kohe tete gjenerale te Gjergj Kastriotit te zane rob jane rrjepur per se gjalli!!

  5. Alban Dardani says:

    – Nje konstatim me se i drejt(i sakt).

    — XHIHADIZMI , ne se do te vazdoje te inspirohet e mbeshtetet nga konjuktura ,qarqe a lobe te caktuara, me fijet e tyre te dukshme e te pa dukshme, pa tjeter qe DO TE KTHEHET NE NJE FE. KETE E KA VERTETUAR PERVOJA HISTORIKE E KRIJIMIT TE TE GJITHA BESIMEVE FETARE…. :

    – O NJEREZ.. , nuk jane besimet fetare ato qe linden(krijuan) e zhvilluan shoqerine njerezore . Por eshte shoqerija njerezore, gjate rrjedhave historike, per interesa te caktuara , linden(krijuan) teorite e praktikat e
    KRISTIANIZMIT, ISLAMIZMIT, BUDIZMIT ….etjer, dhe te gjitha derivateve te tyre.

  6. RAIMONDA PONARI says:

    XHIHADIZMI NE PERBERJE NUK KA ASNJE LLOJ FEJE.Ç`DO FE E DENON KRIMIN.KETU NUK KEMI TE BEJME ME FE.POR SHOQERI KRIMINALE.KJO SHOQERI ESHTE E DENUAR NGA MBARE OPINIONI PUBLIK.ZOTI I MESHIROFTE NJEREZIT QE BIEN NE DORE TE KRIMINELEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje