700 persona mendohet të kenë vdekur kur një anije peshkimi e mbushur me emigrantë nga Afrika është përmbysur ndërsa po udhëtonte për në ishullin e Lampeduzas, në orët e mbrëmjes së 18-19 prillit 2015.
Skuadrat e shpëtimit nga Italia por edhe Malta janë duke kryer operacionin e shpëtimit.
Sipas mediave italiane, anija nuk i ka rezistuar numrit më të madh se norma e lejuar e pasagjerëve në bord dhe është përmbysur e më pas është mbytur krejtësisht.
Aty pranë ka qenë vetëm një anije tregtare, ekuipazhi i të cilës ka mundur të shpëtojë vetëm 28 persona.
Kjo është tragjedia e radhës në ujërat e Mesdheut, pasi gjithnjë e më shumë emigrantë kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Europian përmes Italisë, për shkak të afërsisë së saj me Afrikën Veriore.
Vetëm të hënën e kaluar 400 emigrantë u raportuan të mbytur gjatë udhëtimit të anijes së tyre për në Siçili, ndërsa 500 të tjerë kanë humbur jetën që prej fillimit të vitit 2015.
Bashkimi Europian paralajmëroi se kriza mund të përshkallëzohet edhe më tepër me përmirësimin e kohës, pasi numri i emigrantëve që do të nisen drejt brigjeve italiane do të shtohet.
i ka vra allahi qebesa me u pas nale ne turqi eshte kane me mire se ata ca kane lyp kan gjete
rast indentik si ai i otrantos,,, rastesi??????
O sa keq, te shkretet njerez…
Shume e dhimbshme
Jete shkerdhat
Dikur Saliu me te tij , kur akoma nuk e kishin marr pushtetin , u benin thirrje njerezve hallexjinje per te mesyer ; ne fillim ambasadat dhe pas mbushjes se tyre , edhe anijet e vaporet . Traxhedija e Otrantes ka qene inspirim i Sali Berishes per shqiptaret qe te perfundonin ne fundin e detit Adratik apo Jon !
Europë kurvë!
Deri para një viti funksiononte Mare Nostrum dhe anijet italiane shpëtonin njerëzit deri në Libi.
Tani i kanë pre fondet dhe anijet italiane nuk lëvizin më shumë se 55 milje larg bregut italian.
Në kët rast Italia e ka bo të vetën, por vendet e tjera kanë faj.
Në radhë të parë ka faj Franca që i bëri lëmsh në Libi.
E gjith EUROPA e ka fajin,no coment
Italia qellimisht i mbyt anijet me emigrante.Italia kriminale ka mbytyr gjer me sot ne keto 25 vjetet e fundit mbi 20 anije emigrantesh.A mendoni se te gjitha keto anije u mbyten aksidentalisht?Italia kriminale qellimisht kerkon te firkesoj Emigrantet e huaj qe te mos nisen te vijne ne Itali.Italianet aq sa jane gjenerose po aq jane eshte te pashpirt.