PE, zhgënjim nga politika e Tiranës

18 Prill 2015, 19:56Politika TEMA

Delegacioni i Parlamentit Europian që vizitoi Tiranën në Mars, raportoi para Komitetit të Jashtëm për rezultatet e takimit të 8 ndërparlamentar të stabilizim-asociimit.

Paaftësia e klasës politike për dialog dhe  kultura për të mos dëgjuar folësin, spikatën përshkrimet e eurodeputetëve mbi kolegët e tyre shqiptarë dhe kryetarja Macovei tha se do të propozojë një draft-rregullore për proçedurën e takimeve të tilla që të jenë më produktive në të ardhmen.

Njëfarë progresi u raportua mbi 5 prioritetet kyçe në përgjithësi, por reforma e gjyqësorit konsiderohet e kufizuar dhe problematike rezulton mungesa e besimit publik ndaj Prokurorit të Përgjithshëm.  Pas vështirësive të hasura në Shqipëri dhe zhvillimeve që i paraprin miratimit të draft-rezolutës, socialdemokratët dhe të djathtët europianë u shfaqën më të bashkuar në këtë diskutim të Komitetit europarlamentar.

Monica Macovei, kryetare Delegacioni SAPC PE- Shqiperi:

Klima politike është mjaft e tensionuar dhe është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të skandaleve të fundit – i referohem një muaji e gjysmë më parë. Ne u takuam me ambasadoren e BE-së, që është nga Kroacia, por dhe ambasadorët e tjerë të vendeve anëtare dhe ishte një takim i rëndësishëm sepse morëm për herë të parë, le të themi, informacione objektive. Në thelb, ata nënvizuan disa progrese. Në luftën kundër korrupsionit ka ca raste që kanë nisur, por problemi është se mungon besimi tek Prokurori i Pergjithshëm. Dëgjova gjithë ambasadorët, përfshirë atë të BE-së, që thonin se as ata dhe as populli s’ka shumë besim tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili është i njëjti që prej regjimit të mëparshëm dhe është mbajtur aty, por ky ishte perceptimi i të gjithëve mbi të, përfshirë ambasadorët. Pra, ka njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit, unë do ta quaja të kufizuar, në reformën e gjyqësorit, sërish e kufizuar, si dhe në administratë.  “

“Komiteti i stabilizim asocimit PE-Shqipëri nuk ka rregulla për proçedurën. Kam për qëllim t’u propozoj një draft për ta miratuar, sepse e pashë çfarë ndodhi pa një rregullore të tillë. Askush nuk respektoi kohën. Askush nuk respektonte folësin. Kur fjala i jepej dikujt, flisnin dhe 5-6 të tjerë njëhkohsisht”.

“Në demokracitë normale, qoftë në parlamentet kombëtare, qoftë në parlamentin europian, ne thërrasim egzekutivin – ministra, komisionerë a çfarëdo, që të raportojnë mbi një çështje dhe më pas ne pyesim, apo dhe kritikojmë mbi të, nëse ky është rasti. Po pse nuk ishte vetëm një, sepse deri tani ka qenë një ministër e pse tani janë 4?! Ky ishte një debat i gjatë e megjithëse ne e bëmë mjaft të qartë e menduam se e zgjidhëm problemin përpara se të niste takimi i SAPC. Ata filluan sërish me këtë çështje kur erdhi media aty. … Është e rëndësishme të thuhet se ne nuk arritëm të dilnim me rekomandime, megjithëse Parlamenti Europian bëri shumë përpjekje, draftuam dy herë amendamente kompromisi përgjatë një ditë e gjysëm që ishim atje. Një apo dy prej tyre nuk pranoheshin nga të gjithë dhe ata nuk donin t’i miratonin rekomandimet në tërësi. Në mënyrë informale, të gjithë thonin se e dinin këtë lloj përfundimi dhe se ne nuk mund t’i këshillonim për asnjë rekomandim, sepse ata janë mësuar me këtë praktikë. Prandaj them se ne duhet të bëjmë rregulla për proçedurën sepse për momentin ne nuk mund të miratojmë rekomandime që votohen nga shumica dërrmuese, sepse ato mund të kontestohen në çdo çast. Kështu që do të sugjeroj rregulla që më pas duhen miratuar në komitetin parlamentar të stabilizim asocimit me Shqipërinë”.

Susanne Melior, eurodeputete gjermane:

Na duhet të kemi rregulla për proçedurën që t’i zbatojmë për çdo delegacion stabilizim-asociimi në të ardhmen. Përshtypja ime ishte se politikanët në Shqipëri janë të angazhuar për të bërë progres e për t’i zbatuar në terren, por duhet të përfshijnë dhe shoqërinë civile”.

Elly SCHLEIN, zëvendëskryetare e SAPC PE-Shqipëri:

Siç e tha kolegia Macovei, problemi madhor që hasëm është paqëndrueshmëria e rëndë politike, paaftësia totale për dialog mes opozitës dhe mazhorancës që rrezikon delegjitimimin konstant të institucioneve, në një kohë kur nevojitet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Ky destabilizim politik përkthehet në tension, siç ndodhi dhe gjatë takimeve tona, çfarë shpresojmë se do të bjerë gjatë muajve të ardhshëm. Ka një takim të rëndësishëm elektoral për zgjedhjet administrative që mbahen në qershor dhe personalisht gjykoj se mbase pas tyre, tonet do ulen në mënyrë që ata t’ia dalin për të patur një dialog, mëse  i domosdoshëm e i pazëvendësueshëm për të ecur përpara në kryerjen e reformave.  Janë bërë ca përparime mbi 5 prioritetet, ende jo në perfeksion e disi të druajtura.  Për reformën  e gjyqësorit është ngritur një komision ad-hoc  dhe nevojitet një përfshirje më madhore, gjë për të cilën këmbëngulëm edhe me Komisionin e Vencias.

Duhet të depolitizohen jo vetëm gjykatësit, por dhe administrata publike. Profesionalizmi dhe pavarësia, si për gjyqtarët, edhe për shërbyesit e administratës publike, është i domosdoshëm për aftësinë e institucioneve të forta demokratike. Janë duke u munduar të punojnë më mirë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por këtu nevojitet mbi të gjitha një bashkëpunim më i ngushtë mes ligjzbatuesve. Mbi këtë çështje patëm një përballje mjaft të dobishme me kolegët shqipëtarë. Jam shumë dakord me kolegen Melior për nevojën e përfshirjes më të madhe të shoqërisë civile, e cila mund të luaj një rol të rëndësishëm monitorues nga një pikëpamje mbase më pak të përfshirë ndaj këtij debati politik, tepër të polarizuar. Me këtë shpresë, unë insistoj dhe për një mekanizëm, një sistem për median, që të jetë e paanshme dhe e pavarur, sepse dhe kjo është themelore për rolin e “qenit roje” që luan në demokraci”.

Victor Bostinaru, S&D, ish-zëvendëskryetar i SAPC-PE:

-Shqipëri: Realiteti i sotëm është rezultati i gabimeve të bëra prej tyre në të kaluarën, por dhe  i gabimeve që ne në Parlamentin Europian kemi bërë përpara. Një prej mësimeve të nxjerra është dhe përmes marrëveshjes së zotit Kukan e zotit Fleckenstein. Dy grupet kryesore politike duhet t’i qëndrojnë besnik angazhimit tonë dhe të mos mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar asnjë prej partive atje. Kjo është e domosdoshme sepse ata janë mësuar  të telefonojnë PPEnë apo socialdemokratët, në përpjekje për të promovuar agjendat e tyre politike, apo idetë e tyre, ndërkohë që jo gjithmonë informacioni i tyre është i vërtetë dhe i besueshëm për t’u mbështetur. Së pari, duhet verifikuar ngahera dhe së dyti, duhet folur vetëm me një zë mbi çështjet kyçe në Shqipëri. Duke e njohur rolin e Shqipërisë në rajon, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, sidomos kur shohim dhe deklarata si ajo e kryeministrit Edi Rama mbi mardhëniet me Kosovën.

Nga ana tjetër, duhet të nxjerrim mësime ndërsa shohim se si sillen të dy palët në Tiranë dhe të nxjerrim konkluzione që janë më shumë interesante për vetë grupet tona politike për të pasur aftësinë dhe kurajon, ndonjëherë, që të distancohemi nga partnerët tanë, nga interlokutorët tanë, për t’u treguar se kur të dy palët janë pajtuar mbi rregullat, atëherë në bazë të tyre, goditet pala që nuk i respekton këto rregulla. Madje të ketë sanksione për këtë sepse me zhvillimet e fundit duket qartë përshkallëzimi  i lojës nga të dy partitë për  të transferuar  në Bruksel, në Parlamentin Europian,  gjëra që mund të trajtohen veç në Tiranë dhe Shqipëri. Historia e të kaluarës do të merrte  fund kështu, kur kryeministri, pak rëndësi ka emri dhe partia e tij, përqafohej sa herë vinte këtu në mënyrë të pakushtëzuar, ndërsa pala tjetër fajësohej dhe si rezultat, tensionohej klima konfrontuese. Po ia dolëm me Shqipërinë, ne mund t’ia dalim më pas dhe me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”.

“Përfaqësues të shoqërisë civile na thanë “nuk na pëlqeu kjo herën e kaluar kur secili grup i parlamentit europian mbante anën e partisë specifike që i përket të njëjtës familje politike” dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë aspak. Ata duan të shohin qëndrimin e duhur, çfarë është mirë e çfarë keq, pavarësisht kush drejton vendin. Shoqëria civile duhet përfshirë e duhet mbështetur më shumë për të ndihmuar njerëzit sepse ka një diferencë të madhe mes Tiranës dhe restos së vendit, e cila është shumë e varfër dhe ka mungesë informacioni që s’ka të bëjë fare me anëtarësimin europian. Ka një dallim  tepër të madhe”, vijoi eurodeputetja Macovei.

Andrej Plenkoviç, PPE, drejtues seance:

Kjo na e plotëson përshtypjen dhe nuk ka dyshime se qëllimi i takimit është të përfundojë me sinjale politike. Ato tre paragrafet në 3 faqet e sapodiskutuara për Malin e Zi e tregojnë diferencën. Polarizimi mes opozitës dhe pozitës, jo vetëm në Shqipëri, por siç e shohim dhe në Maqedoni, është sinjal i keq dhe nuk i sjell dinamikat europiane në një trajtë të dëshirueshme apo të frytshme për ne, ndaj ju urojmë shumë fat. Mbajtëm shënim vëshirësitë që keni hasur dhe shpresojmë se takimi i ardhshëm do të jetë më produktiv”.

Nga 8 takime ndërparlamentare të mbajtura gjithsej që pas hyrjes në fuqi të MSA-së (2009), vetëm në 3 prej tyre, përfaqësuesit e Parlamentit Europian së bashku me homologët e tyre të Kuvendit të Shqipërisë  kanë arritur të miratojnë konkluzione të përbashkëta me rekomandimet përkatëse. Kalendari parashikon dy mbledhje të tilla në vit dhe takimi i ardhshëm mbahet në Bruksel më 9 Nëntor./TCH

15 komente në “PE, zhgënjim nga politika e Tiranës”

  1. [email protected]@n Nolisti says:

    po nuk solli ne Tirane Europa, nji kryeprokurore,asgje nuk behet me banden e cetnikeve te Saliut !

    mos kerkoni gjera qe jane teper te sigurta qe n.u.k. behen !

    1. Te dish te degjosh,te mendohesh perpara se te flasesh,te dish te arrish ne kompromis sepse nuk je vetem TI qe mendon drejt,te respektosh rregullat e pozicionit qe perfaqson ,keto jane nocionet minimale te nj kulture civile qe bota i ka shkruar mijera vjet me pare.Por kur ti si parti politike zgjedh te perfaqesohesh me papagalle politike,me tipa qe nje km larg rrezatojne perulesi dhe shterpesi kulturore .doemos e detyroni boten te shkruaje rregullore te posacme si te sillen me ju,se ndryshe nuk ka rruge tjeter……dhe mendo qe doni me zor te hyni ne Familjen Europiane….Pyes…a keni dicka qe tu mesoni te tjereve ? a e keni pyetur ndonjehere vehten??”

  2. Dean says:

    Varini LESHT evropes dhe shikoni Shqiperine.

  3. tfgs says:

    ……askush nuk respektoi folesin,askush nuk respektoi kohen,kur fliste dikush njekohesisht flisnin edhe 5,6 te tjere………..!!!!
    me keta njethundrake politikane nuk shkohet ne Evrope……………..

    1. papu says:

      Ore Tfgs pse thone ketu ne forum se ti je Vlleh?E vertete eshte?Nuk na ke thene gje.

      1. tfgs says:

        papara,mos u merr me thashetheme po diskuto per temen……….

    2. arbereshi says:

      Dhe me nje popull me brire si pucofagos dhe bashkesi X del nga europa.Thundren e hamendesojne nuk e shofin ,kurse briret jane teper te dukshem dhe percaktus per karakter, PUCOFAGO makaka qe po na ben dhe filozofin e fshatit

  4. Hem... says:

    ore ne kemi tonat por ama dhe BE na cau me nder…. pasi e bene baballaret tuaj kete vend 5 copash dhe na keni dhene medaljen e te permbajturit ne Ballkan, serisht eshte serbia ajo qe eshte para nesh drejt BE packa ka bere luftra pafund. Pra i bie qe nacionalizmi eshte plus per ne integrim ose sado paqe te promovojme ne, gjithmone do gjejne ndonje alibi lobet sllavo-greke ne BE me rusin pas.

  5. Uji i ftohte says:

    Eshte mire PE te formoje parti politike ne Shqiperi dhe te marre pjese ne zgjedhjet lokale.Fuck you PE dhe te gjithe nderkombetaret,u bete te merzitshem,shikoni punet tuaja dhe lejoni popujt e Ballkanit te ndertojne vete te ardhme e tyre.Gjakderdhja ne Ballkan filloi nga ju,droga,korrupsioni dhe gjithcka e keqe ka filluar nga ju.

  6. AK-47 says:

    Dmth populli shqiptar qe ka 25 vjet qe zhgenjehet nga politikanet e vet qenka me i zgjuar se keta te PE-se qe e gjeten ne 2015!!…-))

  7. Barboni says:

    Kur te futet vicidolasi ne burg atehere do kete debat produktiv
    Do tju degjone.dhe do ti degjoni

  8. hahaha says:

    Klasat politike jane ne kete vend te gjitha njesoj .

  9. sherifi says:

    Ata te PE-se kane te drejte, per mendimin tim difekti ketu fillon qe nga k/parlamentit z.Meta dhe dy zv/kryetaret.
    Perse z.Meta shkel rregulloren e kuvendit duke ja dhene fjalen Sali Berishes sa here ti doi qefi,i cili duke shkelur cdo etik morale dhe parlamentare,nuk njeh kufij,por fyen dhe cpif per kedo kundershtar, te ishte i mire Berisha,nuk merte nje milion vota kunder nga shqiptaret,
    populli e hodhi ne koshin e mbeturinave,ndersa meta e mban.

  10. lume e det says:

    Uji i ftohte…komenti juaj eshte shume i nxehte… Disa komentues si puna jote, me duken ose si sharlatane te mendimit, te te berit, koment… Ose nuk te pelqen nje albani te niveleve te larta… Nuk ka mundesi evropen ta duam vetem te na ushqeje, sepse shqiperia eshte distancuar nga e kaluara e gabuar te cilat (faje per mua) i paguan populli per nje shekull me radhe, ne menyre barbare… Koha eshte,qe te shkoje pak diell dhe i shumevuajturi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje