Po e them që në krye të herës se më vjen keq për miqtë e mi (jo të pakët) demokratë! Madje, shpirtrat e ndjeshëm, më mirë të mos lexojnë më poshtë. Por, në gjykimin tim, PD firmosi të mërkurën kapitullimin në Durrës! Në një kohë që beteja për Tiranën ka qenë e humbur në avancë!
Nga ta fillojmë? Nga Tirana? Pa i hyrë një bilanci të hollësishëm, të gjithë biem dakort në një pikë: që në Tiranë s’është bërë hiçgjë këto katër vite! Ajo që i ndan demokratët me socialistët, janë arsyet:
Demokratët thonë – dhe jo pa të drejtë – se qeveria bllokoi disa projekte madhore të Lulzim Bashës. Fakti që dikur u veprua njësoj me ndonjë projekt të Edi Ramës kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, nuk është argument! Nuk është argument sepse simetria e budallallëkut nuk ka pse të jetë shfajësim politik. Socialistët nga ana e tyre thonë se Lulzim Basha thjesht sa shkëlqeu me paaftësinë e tij. Çështje këndvështrimesh. Mbetet që qytetarët nuk kanë sot as bulevardin e ri, as parkun e Paskuqanit, as tramvajin, as stacionin multimodal, as parkingjet nëntokësore, as ato mbitokësore, as nënkalimet nga një trotuar në tjetrin përgjatë rrugës “Dritan Hoxha” nga Zogu i Zi deri në Laprakë, as disa shkolla të reja që do të eliminonin mësimin me dy turne, as kartën e studentit, as bibliotekën bashkiake, as kampusin e ri të Universitetit të Tiranës, por kanë një plan të ri urbanistik, kanë themelet e kullave disakatëshe te diga e liqenit artificial, disa gropa të frikshme në rrugë, si psh. ato përpara stadiumit “Qemal Stafa” apo në fundin e rrugës pedonale përpara godinës së Komunitetit Mysliman, dhe kaq! Ah, po. Kanë edhe një shesh qendror me aspekt estetik të dyshimtë, që, i parë nga lart, i ngjan një pecete higjienike të përdorur, por që ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e makinave në qendër.
Tani, qytetarët e Tiranës nuk janë budallenj! Beteja politike që u premton atyre opozita për këto zgjedhje lokale nuk zë vend në Tiranë. Dhe, besoj unë, askund tjetër. Eshtë e vërtetë që ndonjëherë zgjedhjet lokale mund të jenë test politik për qeverinë. Ka ndodhur në korrik ’92, kur PD, fitimtare e zgjedhjeve të 22 marsit, për shkak të zhgënjimit të padrejtë që erdhi prej pritshmërive tepër të larta të elektoratit, u ndëshkua me votë pas vetëm 3 muajsh në pushtet. E kundërta ndodhi në tetor ’96, kur PD i fitoi zgjedhjet lokale ndershmërisht, pasi kishte fituar pandershmërisht ato të 26 majit. Pra, ajo që dua të them, është se komportimi i elektoratit nuk është shkencë ekzakte dhe nuk ekziston formula për ta zbërthyer atë gjithmonë njësoj.
Në rastin konkret duhen marrë parasysh disa variabla:
Së pari, mosrealizimet e administratës Basha.
Së dyti, pakënaqësia nga qeveria.
Së treti, aktorët në lojë.
Së katërti, kontrolli mbi institucionet e zgjedhjeve.
Së pesti, ndarja e re territoriale.
I marrim për të mirëqenë dy variablat e parë: Lulzim Basha dështoi dhe qeveria ka prodhuar pakënaqësi. Si në një ekuacion aritmetike, këta eliminojnë njëri-tjetrin. Me plus/minus, vlerën për efekt analize po e marrim 0, sepse do të shohim pak më poshtë se si të tjerë faktorë neutralizojnë edhe atë pak mbetje që mund të pretendonte PD nga të pakënaqurit nga qeveria, në rast se këta do të ishin më të shumtë sesa të pakënaqurit nga Lulzim Basha. Ndaj kalojmë te variablat e tjerë dhe shohim aktorët në lojë.
Kohët e fundit kam lexuar në rrjete sociale, aty ku shfryhet pa censurë gjendja e humorit të popullit, se PD duhet të zgjidhte një figurë me karakter dhe se i vetmi që e mishëronte këtë nga kandidaturat e përfolura ishte patjetër Halim Kosova. Me gjithë respektin në distancë për Halim Kosovën, unë mendoj se Halim Kosovën po e bëjnë “kokë turku” në këto zgjedhje dhe, në këtë pikë, ai ose është naiv, ose ka më pak respekt për veten sesa të tjerët kanë për të. Ose, e fundit, ai u vetëofrua për ta nxjerrë nga sikleti kryetarin Basha, sepse, në raport me emrat e përfolur të Jorida Tabakut dhe Gerti Bodanit, Halim Kosova ka dyfishin e moshës së tyre dhe politikën e ka profesion të dytë, pra, është personi që ka më pak për të humbur nga humbja! Mirëpo, nëse është kështu, pra që Halim Kosova po shkon me vetëdije drejt vetflijimit politik për të shpëtuar karrierat e dy të rinjve dhe partinë nga sikleti i njerëzve që refuzojnë kandidimin, atëhere Halim Kosova meriton gjithë respektin e demokratëve të thjeshtë! Kurse atyre që sinqerisht besojnë se kandidatura e zotit Kosova është fituese, u them këtë:
Unë e njoh zotin Kosova prej reputacionit profesional, që, edhe pse nuk gjeneron unanimitet mes bluzave të bardha, prapëseprapë gafat profesionale që i atribuojnë atij kolegët, unë ia lë në derë “gojëve të liga” dhe po i llogaris si xhelozira profesionale, nga ato që ka rëndom në çdo zanat. Pra, po e marr të mirëqenë që Halim Kosova është një profesionist i paqortueshëm dhe një burrë me integritet. Por, çfarë garancie më jep kjo mua që ai do të jetë një administrator i mirë? Çfarë më garanton mua që ai do t’ia dalë aty ku dështoi Lulzim Basha, qoftë edhe në gjetjen e gjuhës së përbashkët me qeverinë për zhbllokimin e kantiereve në Tiranë? A më hyn mua në punë dinjiteti që zoti Kosova do t’i japë me prezencën e tij bashkisë së Tiranës, ndërkohë që për Tiranën duhet energji, vizion dhe aftësi menaxheriale? Pastaj, si i bie, që deri tani Tiranës i ka munguar dinjiteti? Apo që do t’i mungojë nëse zgjidhet Erion Veliaj? Ajo që më duket e pandershme në këtë qasje është përpjekja që bëhet për ta nxjerrë zotin Kosova si një burrë të ndershëm dhe Erin si një çun pa karakter dhe i dalëboje.
Si një njeri që Erion Veliajn, ndryshe nga Halim Kosova, e njoh nga afër, e di që Erion Veliaj është më i sinqertë “dal vivo” sesa në ekran. Kjo është një e metë e tij, që nuk i heq gjë thelbit: Erion Veliaj ka një energji të pashtershme dhe mund të jetë alter ego-ja e Edi Ramës në periudhën e tij më të mirë në krye të bashkisë, qoftë edhe duke pranuar fillimisht rolin de facto të nënkryetarit të bashkisë. Emancipimi politik do t’i vijë më vonë. Megjithatë, në fitoren e Erion Veliajt, ashtu si në humbjen e Halim Kosovës, nuk do të luajë rol karakteri, por faktorët në lojë!
Erion Veliaj, përkundër një kandidature hipotetike të Saimir Tahirit, që, deri-diku mund të thuhet edhe se i takonte Tirana, si kryetar dege i PS-së që është, – madje Saimir Tahiri u sondua një herë në fillim pranë socialistëve të Tiranës, – pra, Erion Veliaj, ndryshe nga Samir Tahiri dhe nga tërë kandidaturat e tjera socialiste, gëzon mbështetjen e Ilir Metës! Që, për t’ia salduar fitoren, po sponsorizon tani Arben Tafajin, kryetarin e njësisë bashkiake nr.8, ish-republikan, ish-demokrat dhe tashmë i pavarur, një kameleon i vërtetë politik nga ata që janë shtuar rëndom kohët e fundit.
Një votim i kohëve të fundit në KQZ, nxori në pah bashkimin e votës së kryetares Lefterie Lleshi me anëtarët e propozuar nga e majta, duke vërtetuar atë që përflitej, ndryshimin e balancave të brendshme. Sot mazhoranca kontrollon KQZ-në në raportin 4 me 3. Kjo na shpie te variabli i katërt, kontrolli mbi institucionet zgjedhore. Veç KQZ-së kemi edhe Kolegjin Zgjedhor si instanca e fundit e apelimit dhe e vendimmarrjes, por ky ka qenë kryesisht me pushtetin, që ka edhe mekanizmat promovues (rasti i Tom Ndrecës që u dekretua në Gjykatën e Lartë).
Pra, edhe nëse në Tiranë ka më shumë të pakënaqur nga qeveria e Ramës se sa nga administrata e Bashës, efekti i tyre eliminohet me futjen në lojë të tironsit Ben Tafaji, kryetar i shoqatës “Tirana”, me afrimin e FRD-së me PS-në dhe me efektin “Bojaxhiu”, që, hipotetikisht, mund të marrë vota të pakënaqurish nga të dy krahët, por, sponsorizimi i tij prej dy ish-këshilltarëve të Sali Berishës, Ermal Hasimja dhe Neritan Sejamini, më shtyn të mendoj se “do të hajë” më shumë djathtas.
Dhe, ajo që i vë vulën Tiranës, është LSI! Nëse shohim shifrat e zgjedhjeve të fundit, avantazhi i Lulzim Bashës në qytet, me gjithë votat e LSI-së dhe me gjithë episodin e fletëve në kutitë e gabuara, ishte vetëm +93 vota në një total prej 251389 votash. Sigurisht, të djathtës i duhen shtuar edhe +1398 vota komuniste të Hysni Milloshit (ironike, apo jo?), por që iu hoqën të majtës dhe i duhen shtuar edhe disa vota të LZHK-së. Në fakt ndarja e re territoriale, variabla e pestë e kësaj analize, që i bashkangjit bashkisë së Tiranës edhe 13 komuna përreth, duket sikur krijon një rezervuar votash të djathta, +3067 në total, të cilat, në të vërtetë, treten në totalin e votave të marra nga LSI në kryeqytet dhe komuna, plot 24523. Përballë këtyre faktorëve, Sazan Guri (nëse regjistrohet) nuk do të ngrejë peshë.
Shkojmë në Durrës. Durrësi është i vetmi qytet i madh ku demokratët kishin shpresa reale për të fituar. Por, me kandidimin e Grida Dumës, shpresat shkuan afër zeros!
E fillojmë mbrapsht analizën, nga variabla e pestë. Rezerva e Vangjush Dakos në qytet ishte +3583. Mirëpo defiçiti në totalin e bashkive të vogla dhe komunave përreth që i bashkohen Durrësit me ndarjen e re territoriale, shkon në -737 vota. Pra Durrësi sot është i rrethuar nga komuna dhe bashki ku e djathta në 2011 ka marrë më shumë vota. E djathtë që në atë kohë kishte edhe LSI-në. Nëse ia zbresim koalicionit të djathtë votat e marra nga LSI në Durrës, Ishëm, Manëz, Sukth, Katundi i Ri dhe Rashbull, dhe ia kalojmë aritmetikisht Vangjush Dakos, atij i shtohen 6711 vota dhe del sërish në avantazh me 5974 vota për një total rreth 200 mijë zgjedhës në bashkinë e madhe që krijohet. Kjo diferencë nuk do të ishte e parikuperueshme për të djathtën, nëse do të mbanim parasysh variablat e tjerë.
Së pari, mosrealizimet e administratës Dako.
Së dyti, pakënaqësinë nga qeveria.
Së treti, aktorët në lojë.
Së katërti, kontrollin mbi institucionet e zgjedhjeve.
Së pesti, ndarjen e re territoriale (që e pamë).
Po ashtu pamë edhe kontrollin mbi institucionet e zgjedhjeve, që është në favor të Vangjush Dakos.
Por në disfavor të tij janë shumatorja e pakënaqësisë nga qeveria dhe pakënaqësisë nga premtimet e pambajtura të bashkisë së Durrësit, ku mjafton të përmendim mosndërtimin e një landfilli sanitar, moszhvillimin e inkubatorëve për biznes brenda parkut industrial, mosngritjen e një porti turistik për qytetin, mosndërtimin e shëtitores bregdetare “Vija e Kaltër”, mosndërtimin e qendrës së re të kulturës, muzeut dhe bibliotekës publike, mosndërtimin e pishinës olimpike dhe kompleksit sportiv, të një qendre ditore rehabilitimi për fëmijët e abuzuar dhe të një tjetër qendre për gratë dhe vajzat e dhunuara, mosndërtimin e disa kopshteve dhe çerdheve, ndërtimin e dhjetra shumëkatëshave dhe betonizimin e qytetit pas tre mandatesh rresht, pra, një mori argumentash kundër kryetarit aktual. Por, Vangjush Dako, me kandidimin e Grida Dumës, mund të çlirohet nga ankthi, sepse, sido që të jetë bilanci, ai do ta bëjë edhe një mandat të katërt!
Unë Grida Dumën e njoh dhe për disa gjëra e çmoj. Nuk di nëse është njeri i mirë, sepse mirësia dhe ligësia njihen në marrëdhënie pune, por, herën e parë që e pata në program, mora një mesazh nga dikush shumë i afërt me PD-në: “Ore, këtë Grida Dumën ju e ftoni apo jua sjellin”? E vërteta është që herën e parë ma kishin sjellë, por herët e tjera e ftova me shumë kënaqësi dhe besoj se ajo ka ambicien dhe energjinë e nevojshme për t’i hyrë gjërave me kokë. “Grida la grinta”, them unë. Mirëpo kjo nuk mjafton. Nuk mjafton sidomos në rastin e Durrësit, ku ndikon shumë variabli “faktorë në lojë”. Ky variabël i dha fitoren Sokol Olldashit në 2005-ën përballë Agron Dukës; ky variabël mund t’i jepte fitoren Agron Dukës përballë Vangjush Dakos dhjetë vjet më vonë. Si?
Nuk duhet harruar ndikimi që kanë në Durrës tre familjet e mëdha, Duka, Koka dhe Hasanbelliu. Influenca është farefisnore, shoqërore, por edhe ekonomike, përmes interesave të ndërvarura, apo qoftë edhe prej familjeve të tëra të punësuara në bizneset respektive. Hasanbellinjtë janë të lidhur më Vangjush Dakon dhe nuk ndajnë të njëjtat interesa me Dukët. Këtu mplekset edhe futbolli, sepse Hasanbellinjtë drejtojnë klubin “Teuta”, në një kohë që president federate është Armando Duka. Por, Dukët kishin marrë garancinë e Kokëve se të paktën këta nuk do të vepronin kundër Agron Dukës, pavarësisht se Lefter Koka është ministër i mazhorancës. Përveç kësaj, vetë dega e PD-së së Durrësit është e përçarë në 3-4 rryma, që dolën në pah gjatë zgjedhjeve të fundit për kryetarin e degës. Duke mos qenë me asnjërën nga rrymat dhe për shkak të konjukturës së përgjithshme lokale, sondazhet e nxirrnin Agron Dukën kandidaturë fituese, bindshëm! Me daljen jashtë loje të Agron Dukës dhe futjen në lojë të Grida Dumës, familja Koka nuk ka asnjë pakt për të respektuar, kurse vetë Grida nuk ka asnjë garanci se do ta votojnë të gjithë demokratët e përçarë të Durrësit. Mesazhi që tregova më sipër për të, ilustron më së miri se si figura e saj nuk ngjall unanimitet në PD. Grida e di këtë, por s’i bëhet vonë hiç! Grida kandidimin e ka si punë të dytë dhe ndryshe nga Jorida në Tiranë, që duhet të linte mandatin e deputetes, Grida nuk ka çfarë të humbasë nga humbja! Përkundrazi, mund ta konsiderojë kandidatimin si një promovim nga lidershipi demokrat; sigurisht, gjithmonë nëse “humb me nder”. Pikëpyetja është për PD-në, pse refuzoi zotin Duka, duke e lëshuar kësisoj Durrësin në tavolinë?
Në fakt ka dy argumenta politikë, që e kanë bërë zotin Basha – apo zotin Berisha, por këtu pak rëndësi ka emri, – që të mos e mbajnë fjalën përkundrejt zotit Duka dhe zotit Mediu. Le ta vëmë veten për një moment në vendin e tyre:
Së pari, nëse PD i jepte një bashki të madhe një partie aleate, që me gjasë ishte e vetmja bashki e madhe ku kishte realisht shanse për rotacion, imagjinoni zhvlerësimin politik të demokratëve me humbjen e Tiranës përballë fitores së Durrësit nga republikanët.
Së dyti, dhe më kryesorja, PD nuk kishte asnjë garanci se Agron Duka do të punonte për PD-në në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës! Sepse, kryetari i bashkisë, – kur nuk kapërcen si Hasan Halilaj në Kukës nga PD te LSI, – punon gjithnjë për partinë që e ka vënë. Ndaj, në këtë kuptim, PD vlerëson më shumë humbjen e Durrësit dhe rikonfirmimin e Vangjush Dakos, sesa fitoren e Agron Dukës. PD shpreson se konsumimi nga pushteti i Vangjush Dakos do të japë fryte pas dy vjetësh dhe, pakënaqësia nga bashkia, e kryqëzuar me pakënaqësinë nga qeveria, do ta kthejnë më në fund Durrësin djathtas për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Logjika në fakt qëndron.
Fatmir Mediu, i humburi i madh i kësaj historie, u dorëzua në heshtje. Ai nuk mund të dalë jashtë koalicioni me PD, sepse nuk ka komisionerë që t’i ruajnë votën. Mes përgjegjësisë vetjake për përçarjen e së djathtës dhe përgjegjësisë së PD-së për humbjen e Durrësit, ai zgjodhi t’i lërë aleatit të madh “dopjo gjashtën”.
I vetmi qytet i madh ku PD mund të shpresojë ende fitoren, është Shkodra. Shkodra, bashkë me Tiranën, janë të vetmet bashki të rëndësishme që drejtohen sot për sot nga demokratët, ndërkohë që për zgjedhjet e 21 qershorit pritet të shihet aty edhe faktori “Doshi”. Ilir Meta po e shndërron në një investim personal mbështetjen dhe promovimin e Keti Bazhdarit, si për t’i thënë Tom Doshit se e majta mund t’ia dalë edhe pa të. Interesante do të jetë përplasja e disa faktorëve të biznesit dhe të politikës lokale (psh. FRD-ja lokale ka dalë kundër afrimit me PS-në). Në çdo rast, rezerva e votave të PD-së, edhe me ndarjen e re territoriale, e bën të vështirë, në mos të pamundur, marrjen e Shkodrës. Shkodra me gjasa do të rezistojë, si për t’u thënë demokratëve se për 2017-ën, ka ende shpresë!
*JAVA
Opozita po tregohet e pa afte per te arritur marreveshje me forca te djathta te politikes. Kjo deshmon per nje pa aftesi te lidershipit te ri qe zoteron PD prej 2 vitesh.
Opozite pa ide, opozite pa nje oferte per qytetaret.Bashkia me e madhe ne vend Tirana, ka kater vite qe keqmenaxhohet nga e djathta, ka ardhur momenti i ndryshimit.
Bashkia e Tiranes ka kater vite pa kryetar dhe per kete jemi te vetedijeshem te djathte e te majte. Kam bindjen se qyteti i Tiranes ne keto zgjedhje do fitohet nga e majta. Mungesa e nje koalicioni te zgjeruar do jape efektet e veta negative te e djathta.
paaftesia e pd-se per te gjetur kandidatet e duhur , ose zotesia e ps-se per te gjetur kandidatet me te pershtatshem, kjo gje nuk i intereson kujt, si qytetar mendoj se duma dhe halimi nuk jane te afte per te drejtuar nje bashki…
Analiza e bere ne revisten e socialisteve,Vangjeli,Andoni,Minxhozi,ku behen “prognozat” e qeverise Rama-Meta,dhe shkruhen autobiografi te paautorizuara dhe perbaltese per opozitaret,megjithate nuk ma heq njefare respekti qe kam per artikullshkruesin.
Zoti Xhafo ka permendur disa variabla,sic i quan ai,pa i kontestuar ato,mendoj se ka harruar nje variabel tjeter,shume te rendesishme.Variablen VeliRama.
Dihet tashme,qe Veliaj eshte kandidatura e perzgjedhur e Edi Rames,dhe vetem atij.
Keshtu,Edi Rama,po i ofron Kryeqytetit,ate qe mund ta quajme vazhdimesine e punes se tij 11 vjecare si kryebashkiak nepermjet Erion Veliajt.
Ajo per te cilen te gjithe bien dakord,dhe besoj edhe artikullshkruesi,eshte qe bema me a madhe e Rames si kryebashkiak per 11 vite me radhe,jane ndertimet e pafundme,qe e kane kthyer kryeqytetin ne nje fjetore gjigande.
Cdo te beje dishepulli i Rames,nese do te fitoje?!Do te shkaterroje ate qe beri i zoti?!Ja pra ku dalim tek nje variabel,te cilen nuk e permend,e as qe do ta permend artikullshkruesi,por as shume e shume artikujshkrues te tjere,nga cilado ane qofshin ato,se,ose kemi te bejme me diplomacine e rrethit,ku Erjoni na del mik e shok i dikujt,ose me interesa qe kane lidhje me beme-gjemen 11 vjecare te Rames.
Jo zoterinj hileqare,jo!Lerini variablat boshe,dredharake!Merruni me variablen e vertete.
Pergjigjuni pyetjes: a doni ju,a duan qytetaret e Tiranes,qe Erjon Veliaj te vazhdoje punen 11 vjecare te Rames?!
Nuk mund t’i shmangeni kesaj pyetje.Rama vete ua ka bere te pamundur,qe kur ua beri peshqesh kanakarin e tij.Erjoni eshte i imi.Ate kam caktuar per kryetar bashkie.Ju duhet ta votoni.Keshtu tha Rama.
Nuk mund t’i shmangeni kesaj,duke folur per energjine dhe shkathtesine e Veliajt.
Te gjithe mashtruesit jane energjik dhe te shkathet.Veliaj nuk ben perjashtim.
Nuk mund te kaloni ne heshtje abuzimet me miliona e miliona nga donacionet nderkombetare,te destinuara per shtresat ne nevoje,e te devijuara nga hajduti Veliaj shtepi luksi per vete e sojin e vet.
Nuk mund te kaloni ne heshtje abuzimet ne tenderat,qe per cudi te gjitha i marrin familjaret e Veliajt.
Nuk mund te kaloni ne heshtje talljen cinike,te pashpirt me te varferit dhe shtresat ne nevoje,ku ndersa pozon para kamerave,kinse zemerdhembshur me femijet rome te mbetur te pastrehe ne rruge te madhe,ben dasma perrallore ne objektet e trashegimise kulturore,ne shkelje flagrante te ligjit.
Nuk po flas per ca gjera te tjera,te cilat duan,qe do t’i kene,ze dhe figure,ca gjera qe kane te bejne me perversitetet me minorene ne orgjite e organizatave qe mashtruesi kontrollon.
Natyrisht,zoti Xhafo nuk flet per keto,sepse na e paskesh mik Erjonin,megjithese komplimentin ia ben si ta kishte mikeshe ,kur thote qe eshte me i mire ne jeten reale se ne ekran…!
Nderkohe qe i ben kete qoke origjinale VAliajt,zoti Xhafo,nuk perton te tregohet cinik me doktor Halim Kosoven.
Sic e kemi thene,doktori eshte i respektuar dhe nderuar nga te gjithe.Kjo eshte pika me e forte e tij ne kete beteje politike.Kundershtaret e dine.Ata jane ne ethe qe ta neutralizojen kete dizavantazh.
Dje,hodhi pisllekun Bazja,ashtu sic di ai.Neser e deri ne fund te fushates,do ta bejne te gjithe analistet e majte,prane dhe ne sherbim te qeverise.
Por,sot po e ben gazetari per te cilin them qe kam njefare respekti.Po e ben Endri Xhafo.
Endri Xhafo,ato gojet e liga,qe na thuakan fjale te liga per doktorin e nderuar,jane nje gje shume e lige kur dalin si padashka nga goja juaj!
Ju keshilloj ta lexoni edhe njehere shkrimin tuaj,dhe do ta kuptoni se nuk ka,te mencur jo se jo,por edhe budalla,qe nuk e kupton aluzionin tuaj.
Nuk eshte e ndershme kjo Endri.
Une e di se ne kete fushate,si edhe ne te kaluarat,skrupujt jane nje luks i rralle per shume gazetare dhe analiste shqiptare.
Ju e ndokush tjeter,mund ta keni kete luks.Atehere,pse i bini me kembe kaq kollaj?!
skpypion-o ti gjithmone ke treguar se je kaps nga trute+ideollogjia,une si individ te keshilloj qe ti ti terheqesh nje vizite vetes tende tek nje psikiatri e specializuar neper UE ose USA jo tek 5-sa ku kuroheshe idulli yt shpirteror+biologjik sali ram berisha ore po nuk e kupton sa rende je plus dhe i neveritshem sa ska,boni te fala intelektualit xhelal mziu le po e tere klika e SHQUP-it jane edhe me funderrine se mziu,ore i boni analizen vetes more bajge sesa te ndyre+te pa bese jeni,ne Kavaje saliu yt ishte plot 20-vjet mesi hale+qenef e la sic eshte edhe vete shko e shiko tani ku kini vizion per popullin juve more plera te kombit juve shquheni per spiune-vjedhje-vrasje-uzurpime-etj ndyresira,nuk po shtoj me se nuk ja vlen me qenie si ty te zbritura nga mali me frena dore si puna e dhise….FIROREEEE ERION VELIAJ per te miren e TIRONES qe lul mythsi basha e beri dhe po e le mesi bangladeshi kryeqytetin tone,Votoni ERIONIN vellezer+motra Tironas….
O “Skypion” mund te shkruash pa fund nga keto gjoja argumentat e tua ne mbeshtetje te Berishovicit dhe Lulash gjergashit..Po PD nuk ka per te fituar KURRE as ne Tirane as ne Durres dhe asgjekundi me ne kete vend..Pd nuk ka qene asnjehere shumice..Ka qeverisur me dhune , vrasje , korrupsion dhe hajduteri..Pra kan perfituar prej gabimeve te se Majtes Shqiptare,,te cilat ndodhen vetem njehere ; ne kohen e Nano Barkderrit dhe Xhoana Lavires..Tani populli di te zgjedhi ne Shqiperi
PD -ja jote ka kohe qe ka ikur per Leshte e JOzefines..Po meqe nuk ju mbushet mendja prisni dhe ca dit e e do ta kuptoni perfundimisht se nuk ka me vend ne politike per banden e krimineleve te Sali Berish Satrapit qe vrau popullin e tij edhe laviret e SHQUP-it
Sakte / Xhafo autogol ne tere analizen apo thashemenajen ordinere (qenka tredhur !)
Bravo
Skypion BAsha —
Skypion , sot nuk do te replikoje mbi komentin tend se si gjithmone ke vene klishen dhe e ke shtypur ( postuar ).
Sot do ti jepja nje keshille Endri Xhafos.
ENDRI , nuk besoje se do me lexosh po megjithate do te jepja nje keshille.
Ne se me kete shkrim ke humbur nje pjese te konsiderates se Kryetarit te opozites dhe e deklaron se akoma ruan njefare respekti ,mos besh gabimin dhe ben nje shkrim tjeter ne favor te qelbesirave ( maxhorances ) se dhe ti do futesh ne rrethin e zi te qelbesirave.
Dhe vrisja mendjen perse Skypion -i nuk te quajti qe ne kete shkrim analist prane qeverise se qelbesirave.Por kur lexova Wikipedia-n tende e kuptova , se ti punon ne nje Kanal Televiziv qe Luli nuk e quan Mediat e Qeverise se qelbesirave.
Prandaj Endri , ne shkrimin e dyte ne favor te maxhorances do ta maresh dhe ti kete titull ,bile do rezikosh dhe vendin e punes ( megjithese si gazetar je i zoti dhe nuk i trembesh vendit te punes ).
Me vjen keq per ty o endri qe mundohesh te mbrosh erjonin qe i ha bytha. Te enjten PS firmosi duke kthyer fitoren e sigurt mbase ne nje humbje ne Tirane
Shkurt nga humbja ne humbje i thone kesaj. Tkurrja e opozites tregon paaftesi menaxhuese.
ECNI PERPARA SE HUMNERA JU PRET !
ASNJI VOTE FAZLLICEVE !
VOTAT TE GJITHA PER SHQIPTARET !
HUMBJA NE 23 QERSHORIN E 2013 DO TE DUKET FITORE MADHESHTORE ,PARA ASAJ LEMERIJE QE DO TI SHOHIN SYTE NE ZGJEDHJET VENDORE !
NUK KANE ASNJI LLOJ MUNDESI VJEDHJEJE ,DHE TANI DO TE DUKEN…PA BREK ..
Para ……. ne Humneren qe ju …….pret krahapur !
Performanca e Lulzim Bashes ne krye te Bashkise se Tiranes le shume per te deshiruar, mund te thuhet me plot goje se Tirana u keqdrejtua. Pra e djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes. Aleatet e kane braktisur PD-ne, edhe kjo eshte nje kosto shtese qe do reflektohet ne te gjitha garat e 61 Bashkive.
Nuk i diskutoj fjalet tuaja te cilat i quaj absolutisht te verteta…
Nejse,Qeveria e djeshme iku dhe sot eshte ne opozite,nderkohe qe pikerisht dy vite me pare i besuam nje piktori te ardhmen e femijeve tane…QE FATKEQESISHT PO BRAKTISIN VENDIN SEPSE NUK KANE TE ARDHME…!!!
Edhe nje here,lereni opoziten e sotshme por me qeverisjen e sotshme cfare do te beni…Qeverisja e sotshme eshte dilema dhe jo opozita qe ka vetem celesat e kashtes…!!
Edeh sa vite,edhe sa jete do te humbasim me keta vagabonde qe veshin petkun e politikanit…
KJO ESHTE DILEMA E KETIJ POPULLI !!
Endi Xhafo eshte pak i njeanshem. Kjo sepse ai nuk trajhton korrupsionin e Veliaj. Sigurisht qe BAsha eshte me keq por kjo sdo te thote qe Veliaj eshte i mire. Halim Kosova eshte mjek, sido ca gjera ne jeten e tij eka bere. Por a mund te thote Endri se cfare profesioni ka Veliaj A eshte ai lehtesisht i kotrollueshem dhe i manipulueshem? Ku i ka gjtur financimet qe nga MJAFty e deri me tani?
dje minxhozi – subashi sot endri xhafo. te shohim neser kush e ka rradhen per ti dhene nje dore nga posht veliajt
Ky fare shkrimi ngjan me ato lloqet e Kavajes qe behen me nje dopjo raki fiku dhe nje tufe hudhra perpara…
Basha eshte humbesi eshte me i madh ne kete zgjedhje sepse vjen nga nje humbje e madhe ne bashki.
Deshtimi ne administrimin e qytetit do te kete pasoja katastrofike per te dhe per gjithe te djathten.
Partia Demokratike do e caje humbjen e fitores me gjoks.
E majta rrezikon po nuk largoi disa ministra e drejtore skandaloze, duhet ndryshuar mentaliteti i drejtimit. Jo dinamizem por pervoje. Eshte tmerr por administrata po vdes.
Jetojme ne nje vend ku opozita eshte inekzistente. Ne rastet kur ajo zgjohet eshte vetem per AFERA edhe interesa personale. Ky vend ka nevoje per nje opozite qe te rri afer pushtetit edhe ti godas cdo problematike.
Kjo opozite ka nevoje per njerez me aftesi menaxhuese edhe politike, jo per njerez qe bertasin sa ju ngjiret zeri, deri ne piken qe behen te padegjueshem.
Me vjen keq Endro por gaboheni,ju keni frike dhe jeni i vetedijshem qe kandidati juaj Erion Veliaj duket si Keter perpara Luanit Halim Kosova, po te ishit i sigurte te fitorja e Erioni nuk dote kishit mare mundimin dhe shpezuar kohen per shkrimin ketij artikulli,kjo tregon pasiguri tek ju dhe ai qe ju ka keshilluar ta shkruani.
Endro e vetmja rruge qe keni per te fituar eshte blerja e votes me forcen e Euro-ve dhe te bllokut te ILIR METES SEPSE JU DHE KRIETARI JUAJ JENI KTHYER NE SKLLEVER TE ILIR MONIKA METES.
Endro po ju freskoj pak memorjen shikoje keto dy vidio qe gjenden ne yuotub,ja kush na qeveris dhe per cilet ju shkruani me tone entuzjaste.
https://youtu.be/odFDjfBIWIQ
https://youtu.be/WLsrXNxYY_8
mbas shikimit besoj qe do t’ju vije turp nga vetja.
Po 3 milionet e eurove qe paska gjet Basha tashi per projektin e pazarit te ri, ku i gjeti? Ja qe paska pase fonde, por i paska lane tani ne fund me na rrejt qe ka bo dicka per ket Tirane. Kujt po ia hedh, more mashtrues e hajdut? Po gjitha ato pare qe ka marre administrata e bashkise Tirane gjithe keto 4 vite ku kane shkuar. Per te mos bo gje prej gjeje!? A nuk eshte edhe kjio nje vjedhje e parase se popullit??
Nuk ka nevoje me as per analiza bile rrezik nuk ka nevoje as per zgjedhje.
Ky ushtari i Shkullakut i paska thene te gjitha.
Erioni e mbajti ne shenim qe ky mund ti duhet.
Ne nje moment lexova ne artikull ku thuhet : partia republikane nuk ka komisioner qe ti ruaje votat:
Pyetja ime eshte..mendohet qe akoma te vazhdojet me vjedhje votash ???
Shkrim pa vlera. Mbi te gjitha nga nje personazh qe nuk la bythe pa lepire per te qene nje primadonna ne tv. Ik e pi kafen e mengjesit se ndoshta del nga kllapia Endri!!!!!
Eshte hera e pare qe Endri ka zbritur ne toke , me pelqeu analiza e tij , ta zbukurosh realitetin eshte budallallek por me Dakon paria socialiste ja beri borxh Durresit. Dhe Basha me dumen gjithashtu Agroni do fitonte dhe eshte punetor
konkluzioni mbetet mos votoni PD se qeveria do dhe dy vjet per tu ndruar dhe keshtu ajo ju bllokon fondet dhe bashkite qe do fitohen nga PD ja nuk do realizojne dot premtimet keshtu votoni PSne qe te zhvillohet bashkite dhe vendi votoni PSne
E verteta qe shohim eshte se ky vend po drejtohet nga dashnoret e politikaneve.
SA E LEZETSHME FOTOJA SIPER PLAKU I VICIDOLIT ME ZORREN E B..LULIN E ME CJAPIN E TRULLOSUR KERKOJNE FITORE . PIRTH TE SHFRYESH I THONE NJE FJALE AS 8 PER QINT NUK FITON VRASESI I 21 JANARIT GERDECIT HAJDUTI I PIRAMIDAVE E TE TJERAT QE NUK NUMUROHEN
FUNDI I PARAZITVE MORRAVE TE PDDDDDDDDDDDDDDDSEEEE
E persosur si analize..bravo.I ke dhene ngjyra reale realitetit.
PD do humbase aq shume sa do jete force e trete politike ne zgjedhjet lokale. Edhe Shkodren do ta humbase, se Tirana nuk diskutohet fare.
PD mund te vije ne pushtet pasi te largohet Saliu e co…nga PD, mundet nga viti 2029. Megjithese egziston nje munndesi qqe te behet force e trete perjete.
Opozita ka zgjedhur si strategji te fitores ne keto zgjedhje shpifjet, sharjet ,uluritjet para turmave , duke e ditur se humbjen e ka te sigurte dhe nje avantazh ka vetem qe te rivije ne krye te PD-se , Sali Berisha !
Endri. Megjithese e pata humbur respektin per ty kur kalove nga Topi tek mediat e Frangajt dhe goxilles Shkulak, nuk mund ta mohoj faktin se kjo analize ka qene vertete OK.
Zgjedhjet paskan marre fund kot sa te votojme! Ky zoteria ditka shume mire kush do te fitoje ketu apo atje neper shqiperi. Bukur!
Nuk ka -bole Velina e Rames o Xhafe djali…
Ti ne rolin e jenicerit-blogist mire e ke shkruar kete artikull, po nuk i ha me populli keto kumbulla se e ka kuptuar cfare degjeratash eshte soji juaj…
Nuk eshte problemi se po humbin zgjedhjet , problemi i madh eshte se me to u zhgenjye nje pupull dhe humbi Shqipëria tash 24 vjet me to shkoj 100 vjet mbrapa .
Ky gazetari ka bashkuar shkrimet e Meros nder vite dhe ka bere nje pershesh. Plagjaturisti!
Problemi eshte sa do fitoje sot Lsi? Asgje njerezet e djathte qe dje votuan kunder Berishes-e nuk Jane pak-zgodhen lLsi-ne per mos me dhane numéro te madhe ps-se,e cila nuk ka mbledhur ma shume vota se ne zgedhjet e maparshme.
Sot lsi-ja nuk eshte alternative per te treguar pakenaqesine-nje fakt duhet pranuar: votat Jane ne shqiperi ma shume vota kunder se sa vota pro-
Pra nuk eshte aspak e sigurt se lsija kete here do mbledh aq vota sa dje….
Endri ke te fala nga Shoku yt Gledi
Nje shkrim I mberhtyer nga mornica dhe smire. Ti zotrote xhafo, dukesh se I afte se dhe kur fton politikane ne abc news, ti flet si hardall dhe pa sens. Pra nje I verber jo vetem nga syte dhe nga trute. Po ja qe populli thote ndryshe.
Kujdes djema saliu edhe kur humbet eshte i fituar ……laxojeni me kujdes politiken shqiptare
HAHAHA SA HERE DEGJOJ KETE FJELE PERPARA, ME KUJTOHET GRIDA DUMA QE ME HISTERIZMIN QE E KARAKTERIZON KLITHI, PERPARA, DHE NE VEND QE TE NGRINTE DY GISHTAT LART NGRITI DY KEMBET PERPJETE. OK GRIDA OK,PERPARA SI TA DUASH.
A edini ku poshkon PLAKU MERE FIZI PER PARA PER PARA se ora e DREJTESIS PO VJEN O PLKUUU MERE PO VJE PO FILLOJNE TE KEPUTEN TEJSPIET O PLAKU MEREEE fiziii
Po ti ke bërë një shkrim me egoizëm neveritës dhe tregon hapur që je një tellall idiomatik i Edi Ramës. Për mos ta përdorur vend dhe pa vend shprehjen – Në krye të herës – po ta shpjegoj kur mund të përdoret : fjala herë i jep kuptimin e një veprimi që përsëritet pra jo për fillimin e një cikli po për ta ndarë nga fillimi për herë të parë të një veprimi që përsëritet . Edi që ti imiton nuk merr vesh fare nga llogjika po përdor vend e pa vend shprehje të kapura lart e posht
endri sado perpiqesh ta ster argumentosh duket qarte si drita e diellit qe veliaj tapaska porosit shkrimim