Nga Leonard Bakillari, BIRN
Një gjyqtar i Beratit, i cili deklaronte luhatje të vogla pasurie për tetë vite rresht, u kap mat me një apartament të dyshimtë dhe një llogari bankare të padeklaruar. Në prill të vitit 2012, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e kallëzoi gjyqtarin në Prokurori për deklarim të rremë, por hetimi u pushua tre muaj më pas me argumentin se mospërputhjet kishin ardhur si “pasojë e harresës, moskuptimit apo keqinterpretimit”.
Sipas kallëzimit të ILDK, gjyqtari kishte blerë një apartament në Durrës për 65 mijë euro, por në deklaratën e tij të pasurisë e kishte shënuar në vlerën e 6 milionë lekëve. Gjyqtari u mbrojt para hetuesve me argumentin se mospërputhja e vlerës ishte “një gabim njerëzor”.
Në kallëzim, ai akuzohej gjithashtu se nuk kishte deklaruar një llogari bankare të bashkëshortes, në vlerën e 1.9 milionë lekëve. Gjyqtari u justifikua sërish, me pretendimin se nuk kishte dijeni për këto para të ndara mënjanë nga e shoqja.
Një dokument i Prokurorisë, i siguruar nga BIRN, tregon se gjyqtari i Beratit pretendoi se 1.9 milionë lekët në llogarinë e së shoqes ishin dhuratë nga prindërit e saj. Vjehrri i gjyqtarit, një i moshuar në pension, deklaroi për Prokurorinë se paratë i kishte siguruar nga tregtia e qymyrit të drurit.
“Fitoja deri në 30 mijë lekë në ditë nga tregtia e qymyrit. Paratë e mbledhura ndër vite ia dhashë vajzës sime, se kisha frikë se m’i vidhnin,” deklaroi ai.
Për llogari të këtij hetimi, Prokuroria verifikoi edhe burimin e parave me të cilat gjyqtari kishte blerë apartamentin 120 metra katrorë në Durrës. Gjyqtari deklaroi se kishte marrë disa shuma parash përmes transfertave bankare dhe në rrugë informale nga i biri që punonte prej 10 vitesh si emigrant në Angli.
Policia i konfirmoi Prokurorisë se djali i gjyqtarit nuk kishte hyrë asnjëherë në Shqipëri në vitet 2005-2010. Por e dashura e tij, në llogarinë e së cilës u deklarua se kishin mbërritur 11 mijë paund dhe 15 mijë euro nga Anglia pretendoi se ishte njohur me të në Durrës në vitin 2008, teksa stërviteshin në të njëjtën palestër.
Prokuroria zbuloi se paratë ishin transferuar në vitin 2010, ndërsa llogaria bankare ishte hapur në vitin 2012. Por edhe kjo mospërputhje nuk shërbeu për të regjistruar një procedim penal ndaj gjyqtarit të kallëzuar.
Hetimi ndaj gjyqtarit të Beratit është vetëm njëri prej 10 kallëzimeve që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i ka dorëzuar Prokurorisë përgjatë viteve 2004-2014. Rekordi i këtij Inspektoriati përsa i përket gjyqtarëve është mesatarisht një kallëzim për 1 vit pune.
Tetë nga 10 kallëzimet e ILDKP-së u pushuan nga Prokuroria, ende pa e gjetur rrugën drejt Gjykatës. Dy kallëzimet e tjera ndodhen ende në proces hetimi.
Gjyqtarët milionerë të Apelit
Gjyqtari i hetuar nga Berati nuk është i vetmi që ka në dukje mospërputhje në deklaratën e tij të pasurisë.
BIRN ka hulumtuar deklaratat e pasurive të 25 gjyqtarëve të Apelit të Tiranës, e cila konsiderohet gjykata më e lartë e karrierës në vend, përgjatë 10 viteve të deklarimit të tyre. Të dhënat e përftuara tregojnë se 25 gjyqtarët janë përfshirë në miliona euro transaksione financiare në pasuri të patundshme, aksione kompanish apo blerje makinash luksi.
Deklaratat e pasurisë, të analizuara nga BIRN, tregojnë rritje progresive të pasurisë së gjyqtarëve të Apelit nga viti në vit. Megjithatë, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka arritur të dokumentojë shkelje dhe të kallëzojë në Prokurori vetëm njërin prej gjyqtarëve të Apelit.
Një zyrtar i ILDKP-së, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit, tha se në 10 vitet e funksionimit të institucionit nuk ka pasur asnjë hetim të plotë të pasurisë së gjyqtarëve.
Rezultati është i qartë; 10 kallëzimet e ILDKP në 10 vite nuk kanë prodhuar asnjë dënim për fshehje të pasurisë në radhët e gjyqtarëve.
BIRN analizoi 250 deklarata pasurie të 25 gjyqtarëve të trupës së Apelit të Tiranës, nga viti 2004 deri në vitin 2014. Të dhënat tregojnë se gjyqtarët kanë xhiruar rreth 5 milionë euro transaksione financiare në blerje dhe shitje pasurish të patundshme.
Dy prej gjyqtarëve të Apelit kanë deklaruar gjithashtu se zotërojnë nga një pallat secili. Pallatet ndodhen në Tiranë dhe në Vlorë, ndërsa vlera e tyre rezulton e padeklaruar. Gjithashtu, të padeklaruara në vlerë janë edhe 20 apartamente dhe qindra metra katrorë truall që zotërohen nga gjyqtarët e Apelit.
Vetëdeklarimet e pasurisë tregojnë një fenomen të përbashkët për të gjithë gjyqtarët; ata i investojnë paratë e tyre në blerje apartamentesh. Apartamenti më i shtrejtë kushton 200 mijë euro, ndërsa më i liri është 14 mijë euro.
Burimet kryesore për blerje apartamentesh janë kreditë bankare dhe huatë nga të afërmit.
Një gjyqtar deklaronte se për të blerë apartamentin 130 mijë euro ishte ndihmuar nga daja dhe tezja që jetojnë në Kanada.
BIRN zbuloi gjithashtu se në 8 vjet, gjyqtarët e Apelit të Tiranës apo të afërmit e tyre shpenzuan 840 mijë euro për makina. Vetëm katër nga 25 gjyqtarët e Apelit nuk deklarojnë se kanë në pronësi makinë.
Bashkëshortet luajnë rol kyç në pasurimin e një pjese të gjyqtarëve, deklarimet e të cilëve u morën në shqyrtim. Në të paktën 8 deklarime rezulton se pasuritë e bashkëshorteve janë disa herë më të mëdha se ato të gjyqtarëve.
Në tre raste, bashkëshortet e gjyqtarëve zotërojnë aksione kompanish ndërtimi, duke shumëfishuar të ardhurat e familjes. Në deklarata theksohet gjithashtu se bashkëshortet marrin dhurata në toka apo para nga të afërmit e tyre.
Përveç prindërve të tyre, bashkëshortet e gjyqtarëve marrin dhurata të majme edhe nga vjehrrit. Një një rast, babai i një gjyqtari rezulton t’i ketë dhuruar nuses së të birit dy apartamente, të cilat më pas u dhanë me qira në vlera të konsiderueshme.
Gjyqtarët e Apelit të Tiranës deklarojnë më shumë kursime kesh sesa llogari bankare, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë në marrëdhënie kredie me bankat. Megjithatë, investimi në pasuri të patundshme është njëra prej formave ku gjenerohen të ardhurat e tyre, të cilat shtohen nga dhënia me qira e zyrave, apartamenteve apo dyqaneve.
BIRN angazhoi një ekspert kontabilist për llogari të këtij investigimi, për të analizuar trendin e rritjes së pasurisë për 25 gjyqtarët e Apelit të Tiranës. Eksperti Hekuran Vladi konstatoi luhatje të mëdha në pasurinë e gjyqtarëve.
Ai analizoi pasurinë e një gjyqtari të Apelit, i cili rezulton se ka shtuar me 5 herë pasurinë e patundshme përgjatë 10 viteve të deklarimit. Sipas ekspertit kontabilist, të ardhurat bruto të të njëjtit gjyqtar u rritën me 28 herë në 10 vite, edhe pse paga nuk shënoi ndryshime të mëdha.
Sipas ILDKP, deklaratat e pasurisë së gjyqtarëve të Apelit rezultojnë matematikisht të sakta. Por eksperti kontabilist, Hekuran Vladi argumenton se mënyra se si deklarohet pasuria është e gabuar. Ai shpjegon se të dhënat në formular nuk kryqëzohen për të krahasuar të ardhurat me shpenzimet, ndërsa deklarimet e pasurisë nuk bëhen në përputhje me legjislacionin fiskal të Shqipërisë.
“Formularët e deklarimit shërbejnë për të fshehur dhe jo për të zbardhur pasuritë reale,” argumenton ai.
Asnjë ndëshkim për fshehje pasurie
Sistemi gjyqësor në Shqipëri perceptohet si një ndër më të korruptuarit në vend. Sipas raporteve të Transparency International, 80 për qind e shqiptarëve besojnë se gjyqtarët janë zyrtarët më të korruptuar në vend.
Megjithatë, ILDKP dhe më pas Prokuroria kanë dështuar në zbardhjen e burimit të pasurisë së gjyqtarëve. Shkak për këtë bëhen skemat e përdorura për fshehjen e pasurisë përmes emrave të tjerë.
Një zyrtar i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave i tha BIRN në kushtet e anonomatit se familjarët përdoreshin prej gjyqtarëve në skema të dyshuara si pastrim parash të padeklaruara.
“Kemi evidentuar raste kur familjarë të afërt të gjyqtarëve janë përfshirë në skema të pastrimit të parave kryesisht nëpërmjet kompanive të ndërtimit. Në pjesën më të madhe të rasteve, familjarët e gjyqtarëve zotërojnë kuota minimale, 10 apo 15 përqind në këto kompani”, tha ai.
Eksperti Vladi ngulmon se problemi i fshehjes së pasurisë lidhet edhe me metodën e deklarimit të saj.
“Ky formular deklarimi nuk merr parasysh kurthin, që normalisht duhet të ngrejë për deklaruesit jo të sinqertë,” thotë ai për BIRN.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është krijuar në vitin 2003 dhe nga koha e krijimit ka mundur të dërgojë për ndjekje penale 10 gjyqtarë, të dyshuar për fshehje pasurie apo falsifikim dokumentesh me qëllim fshehjen e pasurisë reale.
Katër nga këto kallëzime i përkasin periudhës 2006-2012, ndërsa 6 raste u denoncuan në prokurori përgjatë vitit të shkuar. Në të paktën tetë raste, prokuroria ka vendosur pushimin apo mosfillimin e procedimit penal, pasi nuk ka gjetur elemente të veprës penale.
Në këtë pikë, institucionet akuzojnë njëra-tjetrën për mosndëshkimin e gjyqtarëve me pasuri të pajustifikuar. Prokuroria konteston mënyrën se si ILDKP e realizon hetimin administrativ, çka sipas tyre cenon hetimin e mëtejshëm të rastit.
“Në rastet e kallëzimeve të tilla, ne kryejmë verifikime që duhej të ishin bërë më parë nga ILDKP. Në përfundim të këtyre verifikimeve na ka rezultuar që nuk ka fshehje apo mosdeklarim,” tha një prokuror, duke folur në kushtet e anonimatit.
Prokurori i intervistuar nga BIRN thotë se kallëzimet e ILDKP mbërrijnë pa një akt të kryer nga eksperti kontabël.
“Inspektorët thjesht kryejnë verifikime mbi bazën e parimit aritmetik logjik, e për pasojë nuk kryejnë atë që është më i rëndësishëm në procesin e hetimit, akt-ekspertimin nga një ekspert kontabël i licencuar,” thotë prokurori për BIRN.
Por eksperti kontabilist, Hekuran Vladi vëren se hetimi administrativ brenda ILDKP vështirësohet nga metodologjia e përdorur. “Teknologjia e përdorur për plotësimin e formularit ka vlerë thjesht protokollare dhe jo analizuese,” kundërshton ai.
BIRN kontaktoi disa herë kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj lidhur me çështjet e referuara në prokurori, por ai refuzoi të intervistohet.
Gjatë vitit të fundit, ILDKP dorëzoi në prokurori 6 kallëzime penale ndaj gjyqtarëve, duke argumentuar se të kallëzuarit nuk kishin burim të ligjshëm për pasuri që arrinin qindra mijëra euro. Madje në rastin e gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, ILDKP pretendoi se ai nuk justifikonte 2 milionë euro pasuri. Katër çështje u pushuan nga Prokuroria, përfshi edhe rastin e zotit Gjoni.
Pasuritë e gjyqtarëve janë bërë objekt debatesh edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku janë shqyrtuar procedimet disiplinore kundër tyre. Në njërën prej këtyre mbledhjeve, anëtari i KLD, Sokol Çomo ngrinte pikëpyetje për një gjyqtar që kishte shpenzuar 42 mijë euro për ushqime dhe veshje në 1 vit.
“Mbaj 15 vetë me bukë se i kam të gjithë pa punë,” ishte përgjigja e gjyqtarit për KLD-në.
Megjithatë, në KLD nuk kanë munguar edhe rastet kur gjyqtarët pranojnë se marrin mijëra euro dhuratë. Një gjyqtar i kallëzuar në prokurori pranoi para KLD-së se kishte marrë 30-40 mijë euro dhuratë nga pronari i një universiteti privat, të cilin e kishte mik.
“U ka dhënë edhe ministrave e zv.ministrave. U ka blerë edhe shtëpi. Ç’ne dyshohem vetëm unë,” pyeste me habi ai.
Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e National Endowment for Democracy.
GJYKATA ESHTE E KAPUR!
National Endowment for Democracy eshte gjithashtu Soros funded, dhe nqs ka nje qellim mbi cdo gje tjeter, eshte qe te krijoje destabilitet, ashtu sic beri ne Egjipt dhe vende te tjera te Pranveres Arabe. Eshte e vertete se Gjykatesit gjeresisht jane per tu varur per brekesh, po kur mendon se vendin e ketyre do e zinin “Yes Man”-et e Soros&Co. pak ose aspak do ndryshonte ne sistemin e drejtesise.
Merruni me Anastadin dhe Dulen ju dumbabiste. Gjyqtaret dhe politikanet ja pine gjakun popullit.
Per cfare KORRUPSIONI beni fjale???
Kush i kontrollon gjyqtaret ne se marrin apo jo MILIONA kur per vendimet qe ata marrin ne gjykim kane me shume kompetenca se “PERENDIA”????
Mua per nje ceshtje pensioni gjyqtaret caktuan 3 “EKSPERTE TE RREGJISTRUAR KONTABEL”,qe bene 4 EKSPERSTIZA per te drejten time dhe ne fund gjyqtari vendosi per ate EKSPERTIZE qe kishte shumen me te vogel!!!!
Po ekspertet gjyqesore,qe caktohen ne gjykata,kush i kontrollon per llogaritjet e tyre te ndryshme per te njejten ceshtje???
ASKUSH,o popull,ASKUSH!
UJKU MJEGULL DO!
Keshtu eshte edhe me ekspertet neper gjykata!
Vete keta eksperte e pohojne se mua me intereson ta kem mire me Gjyqtaret qe te me caktojne vazhdimisht per te bere EKSPERTIZA,se sa me klientin,qe nje here takohem ne jete!
Pastaj thote se u DUHET TA KEME MIRE ME SIGURIMET SHOQERORE se me ata i lidh puna gjate vitit etj!
Dhe kulmi me keta eksperte eshte se nga gjyqtaret u jepet detyre per te bere ekspertizen pa marre me pare nje VENDIM PARAPRAK JURIDIK,por i thone eksperteve,qe t’i bejne llogarite s ne disa variante si t’i mendojne ata!!!
Pra eksperti kontabel i duhet te gjykoje edhe VENDIMIN JURIDIK,gje qe e ka te ndaluar dhe sipas deshires apo interesave ta beje ekspertizen RRUMPALLE!!
Keshtu ,nga 4 ekspertiza qe m’u bene mua ,3 nga ato NUK U shqyrtuan ne seanca gjyqesore,ndersa ajo qe kishte shumen me te vogel u shqyrtua formalisht se ishte paragjykuar vendimi i gjyqtarit!!!
Qer ta marrin vesh edhe SHOQATA E EKSPERTEVE KONTABEL,shumat e llogaritura qe mua me takonin per te perfituar ne te 4 ekspertizat e tyre shkonin nga 45 milion leke te vjetra dere ne fund tek shifra qesharake 2 milion leke te vjetra!!!
A ka mundesi qe 3 eksperte ,per te njejtin problem llogaritin kufij perfitimi kaq EKSTREM dhe gjyqtari,”fukara” zgjodhi ate me te voglen????
Dikush mund te mendoje se FAJTOR MUND T KEM QENE UNE QE NUK U KAM DHENE MILIONA si gjyqtarit dhe ekspertit,prandaj te bene 4 EKSPERTIZA,qe ti te LUAJE XHEPIN,por ti HESHTE dhe ta NGULEN “!!!
Nuk mund ta besoj se kjo do jete arsyeja,por derisa DIKUSH te kontrolloje me rreptesi cdo VENDIM TE TYRE,mos kerkoni me te flisni per KORRUPSIONIN!!!
Kaq di une si AMATOR,po ata qe merren me kete pune SA TRU KANE per ta vene ne sherbim te DREJTESISE???
Mbase edhe ata kane po keto HALLE te shkretet dhe u biem kot ne qafe!
Deri atehere,o popull DY DUAR PER NJE KOKE JANE!!
ZGJIDHENI ALLA SHQIPTARCE HALLIN,se shteti po merret me PROMOVIME FASONESH E KESTET E TE PERNDJEKURVE!!!
Po ,<ILIONAT e demshperblimeve te Gjykates se STRASBURGUT ne dem te SHTETIT SHQIPTAR,pse nuk i paguan personalisht FAJTORI,por shteti,pra ne te gjithe???
As kaq nuk dine juristet e qeverise??? Edhe kuadrot e sapo dala nga LUFTA PARTIZANE e benin me mire punen se keta te sotmit!!!
Jo vetem ajo. Gjithekush qe ka ne dore te jape favore per shkak te detyres, qe pastaj konmvertohen ne para, e ben kete ne Shqiperi. Mendoj se e gjithe pasuri e duhet identifikuar, vleresuar dhe me forma ligjore te taksohet, por jo si apartamenti im modest. Ato qe jane mbi nevojat jetike, pra qe gjenerojne te ardhura shtese, duhet te taksohen ne menyre progresive. Si dhe sa, u duhet lene ligjvenesve ta percaktojne kete sipas pervojave nderkombetare. Ne fund te fundit ajo pjese e pasurise qe, ne nje forme apo ne nje tjeter, u eshte zhvatur qytetareve ose pasurise publike duhet t’u kthehet atyre ne formen e taksimit ne buxhetin e shtetit. mendoj se ruge tjeter nuk ka. Ata qe dine te perfitojne apo te vjedhin dine me shume se kushdo edhe te fshehin, sidomos kur kemi te bejme me ‘korporata’ ku nderthuren interesa reciproke, si psh ne rastin e diskutuar ne artikullin e mesiperm, ajo e gjyqtareve. Te korruptuarit duhen zbuluar dhe ndeshkuar, por kjo nuk behet ne nje dite dhe nuk eshte dhe kaq e lehte. Pra, krahas zbulimit dhe ndershkimit te te korruptuarve, do te ishte me e lehte dhe me e shpejte te vijohej me menyren time modeste te te shikuarit dhe vleresuarit te situates problematike. T’u merret me ligj ajo çka te korruptuarit, ne te gjitha drejtimet dhe nivelet, kane fituar duke shkelur ligjin dhe moralin qe eshte kusht i domosdoshem ndaj atyre qe marrin persiper te kryejne nje detyre publike dhe qe paguhen po prej tij, nepermjet taksimit te pergjithshem. Kam nje ndjesi qe, keta te korruptuar nuk paguajne edhe taksat e tatimet qe jane ne fuqi, si per gjithe ne te tjeret. Arroganca e tyre ne kete rast behet edhe me e neveritshme. Dhe shteti ua kerkon kete me ngulm atyre qe jane me te varfer dhe me te dobet, por edhe me te ndershem gjithashtu. kete e tregoj, edhe pse jo tamam, ne kontekstin e temes, por ama e pame sesi u grumbulluan afro 500 milione Euro per me pak se 6 muaj, dhe njerezit gjoja “te varfer” mbajten rradhen per t’i paguar ato, kur shteti u nxori dhmbet. Dhe keta ne shumice ishin nga ata qe kishin mundesi te paguanin dhe me pare, por ne kushtet kur korrupsioni dhe ne vete kompanine shteterore te shperndarjes se energjise, bente kerdine, ata pra, vidhnin te tjeret, me te varferit dhe me te ndershmit. Shteti serioz dihet te merret dhe te vere ne vend pikerisht padrejtesite qe burojne nga vete nepunesit dhe segnmentet e saj, pastaj me rradhe, dhe me te tjeret. Por me keta te fundit e ka me te lehte se ata e njohin dhe e duan me shume shtetin e tyre, dhe per kete jane dheme shume korrekt me te.
Shikoni vendimet e Vasil Hanxharit ne apelin e Vlores , skandale, ai vendimet i shete me pare, pazari 10miljone te vjetra per trupen gjyqesore , verifikojeni
E kush do ti gjykoi keta gjyqtare,kur ata qe do ti gjykoin jane vete me te korruptuar.
Prandai ne drejtesin shqiptare duhet nje reforme rrenjesore.
te gjithe gjyqtaret e vlores jane milionera dhe ata qe kan shkuar ne tirane ne apel e administrative,kan vjedh gjithe pronat ne vlore dhe jane bere pale me vjedhsit
Akoma me ILDKP mereni keta jan ata qe bejn gjoja skur punojn,per tj treguar nderkomtarve ,se ne jemi duke punuar,por prokuroria,gjykata dhe sekseret avukat nuk na len te punojm.
Te gjithe Gjyqtaret dhe Prokuroret e Shqiperise duhet te varen ne litar. Keta plehra I lene keta te ashtu quajtur “politikane” ta shkaterrojne Shqiperine sic e kane vjedhur e shkaterruar keto 25 vjet.
Eshte drejtesia shkaku qe Shqiperia as per 10 vjet nuk pranohet ne Eurrope pa lereni se çderdellis Ram kryeministri.
Dhe shqiptaret vazhdojne te votojne 2 partite me antishqiptare PD e PS!…
Turp.
E bukura eshte se edhe Byroja e Hetimit, e cila do te kishte ne fokus korrupsionin e sferave te larta , ku perfshihen gjyqtaret ,nuk u miratua pikerisht nga gjyqtaret e Kushtetutes…. te cilet nuk ishin aq budallenj sa te votonin per nje strukture qe do u fluturoj , me e pakta parate …per te tjerat ata nuk pyesin …..!
Titulli egzakt duhet te ishte : Si i shpetojne drejtesise gjyqtaret milionere ne qeverine socialiste.
Siç duket kan leke per faturat e korendit.
O be.a.ho!
Ata i shpetojne drejtesise sepse i ka zgjedhur Sali Berisha me doren e vet!
Jane kamikaze,o braho suma!
Edhe Presidenti Nishani eshte zgjedhur po nga Berisha!
Nderkombetsaret ulurijne MOS PREKNI PAVARESINE E GJYQSORIT etj!
Atehere cfare te beje SOCIALISTJA,vetem te ngeje popullin ne kembe qe t’i SHPORRE ATA NGA ZYRAT ME DHUNE SI NE 97-ten???
Vetem kjo ka ngelur!!!
Republike Bananesh ,
kete e dime por si tja bejme ta ndryshojme??
Perendimi u thote luftoni korrupsionin te korruptuarve qe jane ne pushtet gje qe as me budallai se ben!
E vetmja rruge eshte ndryshimi radikal i pushtetit dhe anullimi i perkohshem i demokracise gje qe perendimi se pranon se ka frike destabilizimin!
Cila eshte rruga perpos roberimit qe po na bejne pushtetaret ne EMER TE POPULLIT??
ky vend ka pjerdh kto merren me analiza, por domosdo se kur rremon ne plehra sic ben media me kto lajme bajate dicka do gjesh per te ngrene,o shqiptare keni pjerdh me kohe e vakt ,vetem hije beni mbi toke ??????
Shikoni dhe ekspertet kontabel se nuk po dihet sesi i kane vene pasurite.Ne elbasan eshte nji ekspert Agim Qenami qe ben bilance edhe tek kurumi .Ky agimi po ben pallate tani.Eshte shume tinezare..me studiot e tij..e fsheh shume gjera ne dem te shtetit
EMRA EMRA DUHEN EMRA E JO ANALIZA KOTI duhet FBI se ajo i rregullon se nuk mashtrohen me gjyse miljonit (euro) ato
te kerkosh drejtesi per gjykatesit e korruptuar te shqiperise eshte njesoj si ti kerkosh maces qe te lehi si qen.
po edhe sikur ti arrestosh te gjithe gjykatesit kush do ti denoi.
vetem po erdhi ndonje gjykates anglez apo gjerman se per shqiptaret eshte si ti bertasesh hajdutit kape hajdutin.
perfundimisht shqiperia nuk ka per tu bere kurre shtet ligjor sepse ne jemi popull i korruptuar ne gen.
i falemi vetem parase.
Kryeministri i Shqiperise ka dy vjet qe ben Kokrren e Palles dhe vjen verdalle neper Facebook e Twitter – Total i Papergjegjshem…
Gjyqtaret duhet te ndiqen penalisht per Pasurite e Pajustifikuara – Reforma ne Drejtesi eshte urgjente o Total.
kam rastisur ne nje gjyq te vasil hanxharit kur avokati i kerkonte largimin e tij per arsye se kishte konflikt interesi me avokatin, ai i kishte bere kallezim penal dhe ky nuk jepte doreheqjen dhe per cudi mesova se edhe ai po ate dite i kishte bere avokatit kallezim sepse e kishte ofenduar.gjyqi ishte me nje firem ndertimi .bile avokatin edhe e perjashtuan nga salla e gjyqit.ishte tamam nje skenar per film.ishte turp te thuash se po behej seanc gjyqesore.
Po Prokurorine kush e kontrollon?