Një pol i ri brenda së majtës?! Krerët e tri partive me më shumë vota pas LSI-së mblidhen bashkë

17 Prill 2015, 17:07Politika TEMA

Paskal Milo, Skënder Gjinushi dhe Artur Dojaka janë parë sot së bashku në hotel Tirana në kryeqytet.

Në këtë foto të gazetarit të DITA-s, Erion Habilaj shihen krerët e tre partive aleate të PS-së të renditura respektivisht në vendin e katërt, pestë dhe gjashtë për nga numri i votave të fituara në 23 qershor.

Bëhet fjalë për tri parti të papërfaqësuara në qeverisje megjithëse ekziston një marrëveshje mes tyre dhe PS-së e firmosur nga vetë Rama para zgjedhjeve të 2 viteve më parë.

Milo dhe Gjinushi kanë tërhequr shpesh vëmendjen për shkeljen e marrëveshjes në fjalë, kurse Dojaka, është shfaqur më i rezervuar në publik.

Nuk dihet nëse ka qenë një takim miqësor apo zyrtar.

Milo është shprehur disa ditë më parë për një koalicion të ri në zgjedhjet lokale me parti të majta që janë ndjerë të papërfillura nga maxhoranca aktuale, pavarësisht se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 arritën të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash.

“Nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë as më pak veç atyre që na janë premtuar. Aleancat të mos i shohim si të përkohshme dhe konjukturale që të bëhen kur afrojmë zgjedhjet por të jenë afatgjate dhe në bazë të aleancës të qëndrojë moralitha kreu i PDS dy ditë më parë pas një takimi në PS.

Këto tri parti aleate të PS kanë numrin më të lartë të votave pas LSI dhe PBDNJ.

Së bashku ato morën mbi 30 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

Numri duket impresionues sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, ku jo rrallë, e veçanërisht në Tiranë fituesi nga humbësi janë ndarë me një numër minimal votash.

22 komente në “Një pol i ri brenda së majtës?! Krerët e tri partive me më shumë vota pas LSI-së mblidhen bashkë”

  1. analisti-politologu Nurellar-Begu says:

    O Gjinush,
    ta kam mbush,
    nuk e di ne me beson,
    po ka ardhe koha per pension.

    1. eneja says:

      epo mire hajde te mblidhen se e kan kot,, te bashkohen me ps se po bejne gjera te medha per vendin tone

      1. latifi says:

        Po ca kujtojne keta, se te vetem do kene sukses?
        po te kishin kaq mbeshtetje, nuk do ishin katandisur ne parti kaq te vogla.Po le te dalin, do provojne deshtimin e tyre serish.

      2. terr terr says:

        Shume zhurme bejne keta, per te fituar pak vemendje. Po s’keni as vizion asgje per te ofruar. Juve nuk ju votuan as strukturat tuaja ne zgjedhjet e pergjithshme, dolet me zero, dhe kujtoni se tani do fitoni gje. Po mire beni te dilni te vetem se do ju ulet oreksi.

        1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


          Ky qe rri Pas Kalit,
          Do (da)jaka
          Dhe Gjini i Nushajve
          (nga plaka)
          U shkoi jeta
          Tu bo shaka ? ? ?

          P.S.Na mjaftojne Dy Bole ( aq kan dhe amerikont) ?

  2. poshte koalicioni LSI-PDIU says:

    Me ne fund i thirren mendjes dhe u ndane nga koalicioni i turpit. Po te ishte per PDIU dhe LSI me mire mbanim Berishen ne kurriz. Me keq akoma eshte neper zyra po te shkosh eshte plot me lsista dhe te pdiu. Vetem socialiste nuk gjen. Duhet me patjeter nje koalicion tjeter per te majtet sepse koalicioni LSI-PDIU duhet cuar pas hekurave.

  3. arbi says:

    nderkohe qe kto partit e vogla ja fusin kot se asgje sfitojne

  4. sociAlisti says:

    Poshte Edi Rama eshte nje karagjoz qe po e perdor me se miri Ilir meta

  5. aldo says:

    aleatet edhe e majata vendosen njezeri per te duhurin edhe gjitheperfshiresin: Erjon Veliaj

  6. Patriot says:

    Bravo,me ne fund nje koalicion me vlera SOCIALE ! Nuk besoj se ka Socialist qe nuk do te votonte per nje koalicion te majte me vlera si ky qe po prezantohet sot. Suksese

  7. Likja says:

    LSI eshte partia me kot, por shume e afte per te grabitur vota nepermjet shitjes se vendeve te punes dhe blerjes se te fuqishmeve qe ta marin viten duke te te dhene vetem nje thes miell. Ky grupim duhet te organizohet dhe te behet faktor per te zbuthur LSI dhe bishtra te tjere qe u perqejne Rames e kompani.

  8. Arber says:

    Jeni gabim, ky koalicion eshte zyrtarizuar ne takimin in Rama-Topi pak dite para 21 Janarit 2011.
    Germoni arkivat qe te bindeni.

  9. Patosi says:

    Me shume guxim per tu shkeputur prej super mashtruesit te kohes, duhet me shume kurajo per te sulmuar 2 partite e medha PS dhe PD, per te shkeputur prej “kthetrave” te tyre qytetaret e zhgenjyer dhe me shpresa te humbura.
    Ndryshe pushoni se mari fryme si Parti, ose me mire flini, dhe natyrshem do te dale ndonje force e re qe te perballet me pjellat e Ramizit.

  10. Neli says:

    Kur zihen dy I treti fiton dilni me vete se ketij populli po I dhemb shpirti tani pipulli do alternativa se shqiperia u kthye ne diktaturen e pd ps lsi

  11. drita demiri says:

    Po mire more komentues pa fantazi qe dini vetem o Rama, o Berisha, o bardhe o zi, o dite o nate etj, etj…
    Po ku ka me mire per demokracine e per votuesit ne pergjithesi sesa disa alternativa, ku njerezit te kene mundesi te gjejne veten.
    Votuam Ramen per 13 mandate rradhe dhe hiq mandatin e pare, ne 7 vitet e tjera e ktheu Tiranen ne cifligun e Kristaqit.
    Votuam Bashen ne 2011, e katranosi Tiranen me nje paaftesi te pashoqe.
    Ke te votojme o njerez qe numerimi ju mbaron te dyshi, Erionin apo Halimin????
    Erioni eshte sherbetor i perulur i Rames, pra Rama do marre per te katerten here bashkine e Tiranes.
    Halimi eshte njeri i respektuar, por nuk ka asnje lloj lidhje me menaxhimin. Provat i dha me drejtmin e deshtuar te ministrise se shendetesise ne muajt e fundit para zgjedhjeve te 2013.
    A nuk do ishte me mire per te gjitje nje figure e re, jashte ndikimit te kryetareve te PS e PD???
    Le ti japim pak ngjyra jetes tone mizerabel qe po shkon drejt varferise ekstreme. Le ti japim nje mesim te mire oligarkeve te politikes qe voten tashme nuk e kerkojne, por e pretendojne.

    Suksese Milo, Gjinushi e Dojaka.
    Mos degjoni daullet e sahanlepiresve te baxhellave te politikes shqiptare (Rama e Meta).

  12. studenti says:

    mjaftojne 2 bole,,,,,nuk i duhet asnjerit kjo e treta.

  13. Rilindasi says:

    Me te drejts te majtet nuk mund te vazhdojne te bashke punojne me parti ish te majta si PS apo kompani biznesi si LSI. Sigurisht qe perballe nje kandidati te ndershem si Halimi mund te triumfojne individe te paskrupullt si Veliaj alias V.Qyrku.

  14. "BALASHI" says:

    Keta jane kaq parti te medha saqe neper mure shkruhet per ta indentifikuar: “PDS-Milo!!!” Nga PSD e Gjinushit u zune me njeri tjetrin dhe Milo polli PDS, nderrim germash.
    Turp per ta! Keta tipa qe kane me shume se 25 vjet ne politike (qysh para 1990) partite i kane licenca per te fituar… E zihen. Atehere kryetari (Gjinushi) mba partine PSD , Milo krijon nje tjeter PDS, pra behet me licence edhe ky.
    Boll se u bete gazi i botes. Sa parti kane dale nga e djathta? Kujtoni gje? Licenca pa mbarim. Nuk mund te rrine dot pa licenca, d.m.th. pa kryetarllek partie, pra pa grabitur…

  15. Patriot says:

    Tani po qe u bene interesante zgjedhjet. Ne Tirane lufta u largua nga PD PS dhe po hyn ne loje Bojaxhiu. Kjo dalje ne skene e ketij koalicioni te ri edhe ne rast se nuk do te kene kandidatin e tyre ne Tirane,i jep shume frymemarrje kandidatures se Bojaxhiut. Nje levizje shume e zgjuar ne kohen e duhur.

  16. Mark Gjonaj says:

    Erioni do ta kete te veshtire Tiranen se Gjergj Bojaxhiu eshte kale i punes dhe i papertueshem! Ndersa sherbimi qe do te sjelle Kosova ne Tirane, eshte diametralisht e kundert me cfare kekon gati gjysma e Shqiperise! Kosova as spitalet nuk mund t’i modernizoje!

  17. Tomori says:

    Zoti, GJinush e Milo, Me duket se po veproni si ajo qe tregojne; PER INAT TE SIMEVJERE DO SHKOI TE FLE ME MILLOMANE. Vetem Saliu DHE Luli e deshirojne nje veprim te tille. Mose ja beni qefin ati qe shkateroi SHqiperin dhe shqiptaret.

  18. lume e det says:

    Keta te dy jane monstrat e shqiperise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje