Zgjedhjet vendore/ 12 kandidatet femra që synojnë bashkitë

17 Prill 2015, 13:54Politika TEMA

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit konsiderohen ndër më të veçantat, jo vetëm për shkak të ndarjes së re territoriale me 61 bashki, por dhe për faktin se në garë marrin pjesë 12 kandidate femra.

Mazhoranca ka vendosur kandidimin e 10 kanditateve femra, ndërsa opozita vetëm 2.

Partia Demokratike, kandidatet e saj femra i ka në dy bashki kryesore, Durrësin e Shkodrën. Ndërkohë, në qytetin verior do të kandidojë Voltana Ademi, e cila do të jetë përballë Keti Bazhdarit, e përzgjedhur nga Partia Socialiste. Cilado qoftë fituesja, kjo bashki do të ketë në krye të saj një grua.

Në Durrës, opozita kandidoi Grida Dumën, e cila garon përballë Vangjush Dakos, që kërkon një mandat të tretë.

Në Gjirokastër, nën siglën e mazhorancës do të jetë kandidatja e LSI –së, Zamira Rami. Po për LSI, Diana Mile kandidon në Pogradec dhe Miranda Rira në Prrenjas.

Në Mat, e majta kandidon Adelina Faricin, në Roskovec Majlinda Bufin, në Klos Valbona Kolën, në Sarandë Floriana Kokën, në Patos Rajmonda Balilin. Sakaq, Mimoza Arapi kandidon për llogari të PDIU –së, sërish nën siglën e mazhorancës.

 

3 komente në “Zgjedhjet vendore/ 12 kandidatet femra që synojnë bashkitë”

  1. hastan says:

    PD parti talebanesh.

    1. pur pur says:

      Femra ose jo, asnje kandidature e partise demokratike s’ka c’te ofroje per bashkite respektive, mjafton te shohesh se c’katandisi lulushi ne Tirane. Nje kryetar partie qe nuk ka asnje kerkese llogarie per te cuar perpara punet e vendit.
      krejt ndryshe nga kryetari Rama dhe PS qe ka kerkese llogarie per punen dhe qe jane te vendosur per t’i cuar perpara punet e mira te ketij vendi.

    2. lorisi says:

      Premtimi i pare i mbajtur nga koalicioni i majte – per te rritur perfaqesine e femrave ne qeverisjen vendore, qe na ben besimplote se do te mbahen premtimet dhe do te behet realitet edhe rilindja urbane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje