PD zyrtarizon Gentian Muhametin për Bashkinë e Këlcyrës. A është i dënuar në një vend perëndimor?

17 Prill 2015, 11:46Politika TEMA

Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gentian Muhametin si kandidat për Bashkinë e Këlcyrës.

Biznesmeni 41-vjeçar, Muhameti do të kandidojë nën siglën e PD-së për të marrë drejtimin e Bashkisë së Këlcyrës. Muhameti ka dyshime se është i dënuar për trafik prostitucioni në një vend perëndimor dhe e ka të ndaluar të dal në zonën e Sehngeeni

Kjo nuk është hera e parë e Muhametit që kandidon për një post zyrtar në emër të PD-së.

Një gjë e ngjashme ka ndodhur dhe më 8 maj të 2011-ës, kur Muhameti i mbështetur nga “Aleanca për Qytetarin”,  ishte kandidat  për kryetar ne Komunën Sukë, vendin ku dhe ai është lindur.

Më parë, Partia Demokratike zyrtarizoi edhe kandidaten për Bashkinë e Shkodrës, e cila do të jetë deputetja Voltana Ademi. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje