Përfituesit e Programit LEAD Albania/ Rama: Të rinjtë, pjesë e qeverisjes lokale dhe qendrore

17 Prill 2015, 11:37Politika TEMA
Përfituesit e Programit LEAD Albania/ Rama: Të rinjtë, pjesë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Sallën e Hartave në Kryeministri me përfituesit e programit LEAD Albania të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thekson se, përmes këtij programi dhjetra profesionistë të rinj të talentuar bëhen pjesë e qeverisjes në nivel qendror e lokal pas një procesi konkurrues e rigoroz përzgjedhjeje, për të kontribuar më pas me aftëstië e tyre në institucionet publike.

“Meritë dhe talente në Administrimin Publik. Sot në Sallën e Hartave me përfituesit e programit LEAD Albania të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, përmes të cilit dhjetra profesionistë të rinj të talentuar bëhen pjesë e qeverisjes në nivel qendror e lokal pas një procesi konkurrues e rigoroz përzgjedhjeje, për të kontribuar më pas me aftëstië e tyre në institucionet publike”, shkruan Kryeministri Rama në postimine tij.

LEAD Albania” është një program i ngjashëm me Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin ( White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. Pjesëmarrësve u ofrohet mundësia për të punuar në pozicione të larta në stafet drejtuese të institucioneve shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme dhe Bashkia e Tiranës.

Përvoja e punës për pjesëmarrësit pasurohet me një komponent trajnimi, ku në një seri seminaresh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillimi i kompetencave sociale dhe i aftësive të lidershipit. Programi ka si synim që individët e përzgjedhur jo vetëm të mësojnë në pozicionet e tyre, por edhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në produktivitetin, eficiencën dhe novacionin tek institucionet pritëse. /gj.k/

1 komente në “Përfituesit e Programit LEAD Albania/ Rama: Të rinjtë, pjesë e qeverisjes lokale dhe qendrore”

  1. Dashnori nga Peqini says:

    Po ndonje shaka me kripe beri shoku Rama ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje