“Ballkani dhe shqiptarët janë po aq të rëndësishëm sa BE. Mospërfshirja e Ballkanit në proces, dobëson BE-në”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ky ishte i pranishëm në forumin e mbajtur në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, me temë ‘Europa, qëllimi është rruga’.
Në këtë forum ishte i pranishem edhe Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Josef Weidenholzer.
Kryeministri Rama u shpreh se, “procesi i integrimit instrument unik”.
Sipas tij, ky proces është një instrument i pazëvendësueshëm për transformim politik.
Kreu i qeverisë e cilësoi integrimin si një proces social dhe kulturor për vendet që duan anëtarësimin.
“Procesi i integrimit është instrument unik dhe i pazëvendësueshëm për transformimin politik, social e kulturor për vendet që përpiqen të anëtarësohen. Kemi detyrën që të mësojmë nga përvojat e shkëlqyera të vendeve të tjera.
Të shfrytëzojmë këtë proces për të modernizuar vendin tonë. Statusi i kandidatit, është afirmim i BE që mirëpret Shqipërinë. Për problemet e sotme të BE-së duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Europa ka sot nevojë për Ballkanin njësoj siç ka Ballkani nevojë për Evropen.
Gjithmonë e më shumë BE-ja duket peng i frikës se duke folur për projektin e madh strategjik humben vota, qoftë në Gjermani, qoftë në Itali.
Përgjigjja për problemet sot të BE-së është më shumë Evropë. Ballkani, shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa BE për ne. Mospërfshirja me shpejtësi e Ballkanit në proces integrimi dobëson Europën.
Zgjerimi i hartës dhe përfshirja e Ballkanit e bën BE-në më të fortë dhe më të sigurt. Procesi i integrimit jo pse na e kërkon komisioni europian apo BE, por është e ardhmja e fëmijëve tanë”, tha Rama.
Ndërsa Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tha se, asnjë reformë nuk është produktive nëse nuk mbështetet nga qytetarët.
“Përgëzoj reformat dhe kryeministrin Edi Rama për reformat e ndërmarra deri tani. Asnjë nga reformat nuk është e implementueshme nëse ajo nuk mbështetet nga qytetarët”, tha raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein. /gj.k/
Slogan vetem slogan qe ju ben pune ju per fushate para zgjedhjeve Europa eshte me shqiptaret sigurisht por jo me klasen politike qe ka Shqiperia sa me larg ju qe jeni marre me politike keto 75 vjet aq me afer eshte Europa me Shqiperin
Tere jeten reforma degjojme dhe te gjitha keto mbi kurizin e popullit.Po per politikanet do kete reforma te thella? Me pak deputete,me te ulta rrogat ne raport me pagat e popullit te tyre. Fushatat pse duhen me leke,ti bejne vete me fondet e tyre dhe jo nga buxheti shtetit(popullit)! Kjo po,kete duam te degjojme ne populli,se rruga per ne europe,integrim,punesim,im e ime te tjera jemi ngopur.Mos beni nga dy ,tre shtepi(vila) se me rrogat tuaja nuk del llogaria! Fillojeni nga vetja pastaj te tjerat vine vete.
Un s’do arrija te kuptoja kte thenje,
(sado e drejt te tingelloj per boten e civilizuar ) !!!
Qart ,dua ta kundershtoj z.Rama ,
ne kte thenje ,e mendoj se ai ,e shume te tjer mendojn gabim,
(sado diplomatish te spumojn thenje te tilla ne media)
sepse nqs do analizojm realitetin ku sot europa ndodhet ,KRIZAaaaaaaa ?
nuk i intereson aspak Ballkani ,(natyrishte pervec se interesi politik Stradegjik eshte ai qe be-ja e mban me karamele e bonbone Ballkanin) .
Cfar i afron Ballkani nji Europe Moderrne e te sofitikuar ne cdo aspekt sot ?!
Pervec se krahut te punes ,europa nuk pret asgje nga Ballkani -Bota e huaj.
Madje edhe krahu i punes ,nuk ka kualifikimin e nevojshem ne ballkane per tju pershtatur kerkesave te tregut Europian te punes.
Problemi eshte ke vet ballkanasit ,politkanet e tyre ,sepse ne kto 24 vjet kan menduar vetem per aferat Nacionaliste ,per luft,vrasje popujsh ,per tu pasuruar e ber miljarder,e aspak per te zhvilluar e par perspektiven e popujve te tyre ,duke u interesuar per kualifikimin e popujve te tyre .Sot shumica e emigranteve nga ballkani ,kryesishte ata te vendeve jugosllave ,afrojn vetem profesionin e muratorit (llace e tulla) pas kan filluar te merren me ndertimet e brendeshme te banesave (innenausbau/rigipsplaten) dhe shqiptaret ,ata qe kishin fatin te trashegojn dicka nga sistemi komunist ne profesione apo kan studjuar ne perendim. Pra perpara se te flitet nga politka aq shume mbi nevojen e europes mbi Ballkanin etj , te krijohen kualitet e nevojeshme per te shkellur ne europe ,prej qytetareve te Ballkanit,e jo te dunden europes ,si dikur skllevrit /negrit ,ne meshir te fatit ,te afte te bejn vetem pune te rendomta . Politika duhet me shume te punoj per te arritur nivelet njerezore qe europa ka nevoje,e jo te leshojn pordh politike ne ajer .
Pastaj ,europa nuk suporton dot konkurenc ? dhe e do Ballkanin shesh-besh shoku (ana tjeter e medaljes)