Meta: Veliaj kandidat gjithëpërfshirës, ruaj konsiderata të mira për Kosovën dhe të pavarurit

17 Prill 2015, 12:34Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj si “një kandidaturë gjithëpërfshirëse dhe të spikatur”.

Kryeparlamentari shprehu po ashtu konsideratë për kandidatin e opozitës, Halim Kosova, ndërsa vlerësoi se përfshirja e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e 21 qershorit e bën garën më demokratike.

“Kandidatura  e z. Veliaj është mjaft e spikatur dhe ajo meriton gjithë mbështetjen tonë. Koalicioni ynë është gjithpërfshirës dhe mjaft i gjerë dhe kandidati i këtij koalicioni për Tiranën nuk mund të jetë ndryshe veçse gjithëpërfshirës”, u shpreh kreu i Kuvendit, në një prononcim për mediat.

Ai gjithashtu shprehu vlerësim dhe për kandidatin Halim Kosova, të propozuar nga Partia Demokratikedhe kandidatët e pavarur të përfshirë në garë.

“Kam konsideratën më të mirë dhe për z.Kosova, por dhe për kandidatët e pavarur, të cilët nuk duhen nënvlerësuar, por duhen përgëzuar për kurajon e tyre.

Të pavarurit nuk prishin punë, por ndreqin. Ata janë tregues se demokracia funksionon dhe ju japin mundësi qytetarëve që të kenë më shumë zgjedhje.

Kandidatët si Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri apo Arben Tafaj e bëjnë garën mjaft demokratike dhe interesante”, theksoi kryeparlamentari.

Kreu i Kuvendit, vlerësoi jo aq rezultatin politik të këtyre zgjedhjeve se sa rëndësinë historike të këtij procesi, pasi për herë të parë do të zbatohet ndarja e re territoriale me 61 bashki. /gj.k/

11 komente në “Meta: Veliaj kandidat gjithëpërfshirës, ruaj konsiderata të mira për Kosovën dhe të pavarurit”

  1. endi says:

    Veliaj me i miri per Tiranen ?

  2. gert says:

    zgjedhje me te mire se kjo nuk ka, Votoj Veliaj

  3. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Gjergj Bojaxhiu asht personifikimi ma i mire i mundshem i te majtes me te djathten ne sherbim te Shqypnis
    Intelektual me sharm,qytetar modern dhe me aspirata.
    Ne jena Tirona

  4. lola says:

    Veliaj eshte pikerisht personi

  5. lola says:

    Veliaj eshte pikerisht personi qe i duhet Tiranes..njeri punetor plot zell dhe ide te reja. nuk besoj se duhen shume fjale per te treguar sa i zoti eshte Veliaj,mjafton te kujtojme reformat qe ka bere keto 2 vjet

  6. andi says:

    Besoj se Veliaj eshte zgjedhja me e mire qe koalicioni i majte ka bere. eshte njeriu i duhur per ate cka pikerisht ka nevoje Tirana!
    u lodhem me Lul dembelin qe zberi gje tjeter keto 4 vite vecse te rrinte kot

  7. olta says:

    Veliaj ka mbeshtetjen e te gjithe qytetareve te Tiranes,jo vetem sepse e dime te gjithe sesa person i afte eshte por edhe pse kundershtari qe ka perballe eshte komplet nje karte e djegur

  8. besnik says:

    Veliaj eshte personi i duhur per Tiranen. Tirana tashme ka nje fytyre te re per zhvillimin e saj

  9. nora says:

    zgjedhja e Veliajt ishte zgjedhja e duhur qe u be per bashkine e TR..nje njeri jashtezakonisht shume punetor dhe i patundur..vetem te permendim reformat qe ka bere si ajo e pensioneve,arsimit profesional,hapja e vendeve te reja te punes etj etj

  10. kola says:

    nuk mendoj se ka njeri me te pershtatshem per bashkine e TR se Veliaj..
    duke marre parasysh se per keto 2 vite ne krye ministrise se mireqenies beri me shume sesa beri qeveria e shkuar per sa kohe ishte ne pushtet..paramendo sesa shume do punoje per TR

  11. jona says:

    ja dhe pak vjen qershori dhe me ne fund do te rilinde dhe tirana ashtu sic i ka hije !!
    edhe pse duhet pune e madhe per Tiranes se keto 4 vite qe ishte Luli te gjithe e dime se nuk u be absolutisht asgje per qytetin tone

Comments are closed.

Lini një Përgjigje