Partia Demokratike ka vendosur të kandidojë për kryetar bashkie në Lezhë kryekomunarin aktual të Shënkollit, Fran Frrokaj. Por sapo nga selia e PD është deklaruar emri i 51-vjeçarit, e cila gjithashtu sulmonte kandidatët e majtë (rasti i Krujës) si të dënuar për krime të ndryshme, në vëmendje është sjellë precedenti i kryekomunarit që kërkon të fitojë postin e kryebashkiakut.
Jo më larg se 11 marsi i këtij viti, Policia e Lezhës, nëpërmjet Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, në një deklaratë zyrtare për shtyp, njoftonte nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj Fran Frrokajt, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe dhënien e një leje ndërtimi të paligjshme në Shënkoll dhe dyshimet për një leje të dytë.
Bashkë me të u proceduan po në gjendje të lirë përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës dhe Inspektori i Ndërtimit në komunën Shënkoll. Shkak për këto hetime janë bërë kontrollet në terren nga Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia e Shtetit, ku zbuluan ndërtimin e një godine tre katëshe pa dokumentacion të ligjshëm.
Nga verifikimet rezultoi se ndërtimi ishte i paligjshëm, kurse kryekomunari Frrokaj dhe vartësit e tij kishin firmosur lejen e ndërtimit për godinë 2+1 në favor të një banori, në kundërshtim me ligjet. Sipas policisë, në atë vend nuk lejohej ndërtimi dhe çështja është kaluar për procedim penal për “dhënie leje ndërtimi në mënyrë abuzive”.
Dosja i kaloi një ditë më pas Prokurorisë së Rrethit Lezhë, e cila po ashtu po e heton dosjen ndaj zyrtarëve në gjendje të lirë. Burime zyrtare nga organi i akuzës thanë për DITA se prej datës 10 prill, pra një muaj pas përcjelljes së dosjes nga Policia, kanë nisur hetimet për 3 zyrtarët e komunës.
“Fran Frrokaj dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Lindita Cane përgjegjëse për Urbanistikën në komunën e Shënkollit dhe Patrit Picaku, përgjegjës i inspektoriatit Urbanistik Vendor të kësaj komune, akuzohen për shpërdorim detyre”, thanë burimet, duke saktësuar se hetimi bëhet në gjendje të lirë.
Prokuroria do të verifikojë nëse akuzat qëndrojnë dhe ka element të veprës penale për t’i marrë të pandehur. Në dosje specifikohet se po hetohet edhe për një leje të dytë ndërtimi të lëshuar nga komuna.
Kryekomunari reagoi dhe mohoi dhënien e lejes së ndërtimit, duke thënë se “kishte dhënë leje vetëm për ndërrim çatie”.
Gjithashtu ai e cilësoi sulmin si të motivuar politikisht dhe veprimin e Policisë për procedim si të paligjshëm. Zyrtarë nga organi i akuzës shpjeguan për gazetën gjithashtu se ky procedim nuk e pengon Frrokajn që të kandidojë, për sa kohë ai nuk merret i pandehur, apo nuk ka një vendim gjykate për dënim.
“Nuk ka asnjë pengesë për kandidim për çdo person që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës”, shpjeguan zyrtarët e prokurorisë. Por ky rast bie në sy për faktin se në momentin që PD sulmon kandidatët e të majtës me çështjen e dekriminalizimit, nga ana tjetër kandidon edhe vetë persona që janë nën hetim, nën gjykim apo të dënuar, siç ishte edhe rasti i Xhelal Mziut.
Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot sakaq edhe Gentian Muhametin si kandidat për Bashkinë e Këlcyrës.
Por, Muhameti ka dyshime se është i dënuar për trafik prostitucioni në një vend perëndimor dhe e ka të ndaluar të dalë në zonën e Shengenit.
Po dosjet e Viktor Tushes???
Viktor Tushaj eshte ne hetim per me shume se 100 leje ndertimi ne Lezhe!
kta te pd kan ik per lessh aha
hahaha dekriminalizimi i pd gjasmeee
ku ka me tmbarum se kta mo aman
po pse kan ik per lesh kta te PD-se se kan vene nje kandidat qe e ka fitoren e sigurt kunder tushes? E lexove mire akuzen qe i eshte bere apo hajt komentojme kot edhe Edi Rama eshte akuzuar per dhenje te lejeve te pa ligjshme ne tirane por sot eshte kryeminister. Un jam nje socialist qe ja kam dhene voten ps-se me sy mbydhur per te larguar sali kriminelin por per mua Frani eshte shume me i paster se sa Tushaj qe e ka shkaterruar fare Lezhen. ikni e beni nje xhiro ne Lezhe qe ta shifni, pastaj firmat qe ndertojne ne lezhe jane te tushes dhe te vedhait te tij. Mos na beni moral se na u ndertua nje vile ne kunderdhtim me ligjin se ne kunderdhtim me ligjin jane ndertuar 350 mije shtepi ne te gjith vendin. po tema eshte bere lepirese e LSI-se. verini gishtin kokes kur komentoni dhe kur shkruani artikuj
♡
Ligjero shoku Lulzim
Ligjero bythqiri yne
Ti Partine e shkaterrove
Na nderove Shqiperine ?
Pse vetem ky eshte ?! keto jan te gjithe nga skaji ne skaj , e tera si parti eshte me kriminele!! Turp per ne qe kemi ket lloj opozite
mesa duket pd-ja i eshte futur bindshem kesaj punes se dekriminalizimit, po me duket se kane ngaterruar fjalen dekriminalizim me kriminalizim te politikes shqiptare, duken sikur po perpiqen te kriminalizojne edhe popullin
Kandidaturat e nje opozite me se minorance, nuk jane kandidatura qe perfaqesojne realisht shqiptaret, jo per gje, se shqiptaret nuk i votuan me qe me 23 qershor e po keshtu, s’kane si te votojne zgjedhjet e ketyre qe nuk perfaqesojne interesat e shqiptareve. Duket si loje fjalesh, por nuk kane kapacitet lulzimi dhe saliu per te zgjedhur njerez realisht te afte e te duhur per vendin.
ky eshte dekriminalizimi sipas pd-se?ne ccdo bashki ka vendos disa kriminele, dhe vazhdojne te bejne presion se eshte qeveria ajo qe po pengon dekriminalizimin, kur ne te vertete jane ata qe po vazhdojne me kriminalizimin e politikkes shqiptare
bravo pd kriminalitet gjithandej se mos gjen naj kandidat te hajrit ky
o te mbaruar o pd qe donte dekriminalizem na shkrit hahahahhaha
e ka zakone pd-ja te vere kandidate me precedente pastaj thote beni kujdes me kandidatet sa te pafytyre qe jane.
c’pret me teper PD duhet ti heq apo pret qe ti beje kryetare bashkie ne keto qytete.
Zgjedhje me kandidate me precedente do te zhvilloje partia demokratike. pika qe nuk bie duan te na drejtojne me keto te degjeneruar.
Pd-ja te marri shembull nga Ps-ja per nivelin e kandidateve. Te gjithe me vlere dhe te dneje per garen e bashkive
Po a mund te gjendet ndonje kandidat pa te shkuar kriminale?! Ka njeri ne Shqiperi, qe ka pasur dicka ne dore dhe nuk e ka ndyre doren?
nuk zune mend keto te opozites perhere skandale u dalin.
Ne rregull, por ky kandidat pra F.Frrokaj, nuk mund te quhet i inkriminuar. Ka dosje per shperdorim detyre. Mos na beni kaq budallenj. Te inkriminuar jana ata qe nuk dihet se çfare kane bere jashte Shqiperise, trafik droge, trafik prositutash etj.Ndryshon puna me Kandidatin e Kelcyres te paraqitur nga PD dhe Bushin te paraqitur ne Kruje nga PS.
Po nuk eshte naj cudi, se te gjithe ata qe mbeshtesin PD, vizionin e liderit te tyre kane, te perdorimit te dhunes, shantazhit, inkriminimit, etj. etj. dhe nuk kane asgje per t’i ofruar qytetareve, vetem duan pushtetin per perfitimet e tyre personale dhe klienteliste.
Ahhhnuk behet shtet me kriminela mor jo jo.
TE ZINJTE SHQIPETARE CI GJETI THUAJ.
uu kjo nuk asht e re,ne partin e derrave e pa dosje ska
mesim u jepet atyre partive(cilado qofte) qe kanditojne me te inkriminuar me shuplaken me te forte duke mos ju dhene voten.
ky eshte dekriminalizimi qe kerkon aq shume PD-ja. aman se keto vetem te genjejne dine,se kane kuptuar akoma qe njerezsit po zgjohen tani
Shkruni budadhiqe victor tusha ashte super i corruptum ashte nertusi ma I madhi ne lezhe e ma abuzusi ne lezhe pd ka kanditu Doktor pashk gjonin une nuk kam pase nevoje kurre per te pore gjithe lezha flet mire per te si mirditore si malsore si muslimant e lezhes ashte Burre I mire
ME TURP NUK KA QE TE JET GENTIAN MUAHMETI KANTIDAT PER KRYETAR BASHKIE. TRE VJET BURG KA BERE NE ITALI PER PROSTUSTICION DHE DROGE. HAJDE PARTI AHAJDE ME GJITH KANDIDATURAT E TUA. MJERE POPULLI NE DUART E KUJT KA RENE. LARGOINI TE LIQTE SE QELBEN DYNJAN.
Nuk ju takon ju te Temes te pergojoni kanidatet e zones se Kelcyres.
Genti eshte djali me i mire qe ka Kelcyra dhe do te fitoje kunder kanidatit te PS. Qe keto kater vjet mendoi vetem per bisnesin e vet.
Nese jeni korrekte botoheni deshmine e penalitetit te marre nga Ministria e Jashme Italiane.