Gjykata rrëzon Byronë Kombëtare të Hetimit. Bie ndesh me Kushtetutën

17 Prill 2015, 14:27Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për ngritjen  e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas vendimit të saj  ligji për Byronë e Hetimit është antikushtetues.

Ngritja e Byrosë së Hetimit ishte pjesë e ligjit për Policinë e Shtetit. Partia Demokratike e kundërshtoi këtë ligj duke e quajtur atë antikushtetues dhe  ankimoi ngritjen e Byrosë në gjykatë.

Ankimimi u dërgua në gjykate tetorin e vitit te shkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike,  i cili vlerësonte se kjo strukture merrte shërbimin ekskluziv të Prokurorisë.

Në njoftimin për shtyp të 17 prillit 2015, të Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga 1/5 e deputetëve të PD si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës vendosi : – Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” si edhe rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.

Byroja Kombetare te Hetimit kaloi ne Parlament si pjese e ligjit për “Policinë e Shtetit” dhe sshte parashikuar te ngrihej si strukturë brenda  Ministrisë së Brendshme.

Në fillim të muajit prill, në vendin tonë mbërritën për këtë çështje edhe dy ekspertë të FBI-së, të cilët zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm për të dhënë ekspertizën e tyre për ngritjen efikase të strukturës së Byrosë së Hetimit, e deklaruar se do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

Një vendim i tillë vjen pak ditë pasi u deklarua se FBI do të angazhohej në gritjen e plotë dhe funksionimin e Byroja Kombetare te Hetimit.

10 komente në “Gjykata rrëzon Byronë Kombëtare të Hetimit. Bie ndesh me Kushtetutën”

  1. Tarasi says:

    Ky vendim i Gjykates te dy paleve, sidomos Socialisteve qe te justikohen per cdo gje :

    E shikoni do thote Rama-Tahiri & Co. , na i kane lidhur duart… nik kemi se cfare bejme

    1. nn says:

      kjo eshte pa lidhje fare ………….

  2. Bardhi Tolabi says:

    Nuk do mend,qe do te hidhej poshte kjo Byro Kombetare e Hetimit,per aresyen e vetme,se do te hetonte dhe vinte para pergjegjesise ligjore ne rradhe te pare,prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar,PERFSHIRE DHE KETA GJYKATES,sherbetore te Sali Berishes…

  3. Flamur_Vlore says:

    NUK MUND TE NDODHTE NNDRYSHE—KUR I LE NE DORE GJYKATEVE ME TE KORRUPTUAR TE PLANETIT DHE ME TE KAPUR DHE INKRIMINUAR TE EUROPES TE VENDOSIN NQS DUAN QE DIKUSH TJETER TE GJYKOJ ATA DHE TE TJERE ATA DO THONE JOOO—LEVIZJE E TE GJATIT QE NXORRI NE PAH KALBJEN DHE MOSBESIMIN QE GJYKATA KA MBJELL ESHTE I JUSTIFIKUESHEM ME KETE LEVIZJE PASI DUHEJ ME KOHE TASHME DUKET HAPTAZI QE REFOTMA NE DREJTESI PO NA MBAN PENG NE RRUGEN E UE

  4. h says:

    VK nje vegel me pak ne duart e kermesirave!

  5. Tirana says:

    Gjykata e Saliut rrezoi FBI-ne

  6. salem says:

    Sigurisht,eshte gjalle Saliu.Vareni ate qe te shpetoni.

  7. Artur says:

    po, po, te genjejme veten se per gjithshka fajin e ka Saliu. Buroja e Hetimit ishte mashtrimi i Tahirit me shoke. Ato e dinin shume mire se ishte anti-kushtetuese, sepse eshte prokuroria ajo qe e kryen ate rol. Nuk ka ngelur lufta kunder krimit sepse mundgon nje strukture, por ka ngelur se jane futur kriminelet ne polici. Po per renien ekonomike kush e ka fajin, po per eksodin qe ka filluar perseri pas gati 20 vjetesh, e te tjera, e te tjera, fajin e ka Saliu qe e ka leshuar pushtetin qe para 2 vjetesh, apo maxhoranca me 85 vota ne parlament? Me mire ta pranojme se na genjyen, na moren voten e tani po e shfrytezojne per tu bere milionere ato e familjaret e vet.

  8. lume e det says:

    Keshtu ndodh kur ke nje kushtetuese te ndyre… Te kokes se krimit pa mase… Te kohes tradhetare dhe qesharake.

  9. shqip says:

    Plehrat e hajduterise te fashizmit islamik te hitlerit shqipetar sali plehu te pastrohe urgjentisht qe te shpetoje kombi shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje