Rrëzimi i Byrosë së Hetimit/ Halimi: Gjykata frenoi një kryeministër delirant dhe autoritar

17 Prill 2015, 16:08Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi e ka quajtur vendim drejtësie, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar ligjin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Halimi nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se gjykata frenoi një  “kryeministër autoritar dhe delirant që vepron në mënyrë arbitrare dhe mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën”

Vendimi i gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të byrosë kombëtare të hetimit, është një vendim drejtësie. Sot Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që “de facto” caktonte Kryeministrin si kryehetues dhe Kryeprokuror në vend. Përshëndes vendimin e kësaj Gjykate, e cila pavarësisht presioneve te kryeministrit, qëndroi në anën e parimeve e standardeve ndërkombëtare.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese frenon një Kryeministër autoritar dhe delirant që vepron në mënyrë arbitrare e mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit si një strukturë hetimore nën drejtimin direkt të kryeministrit ishte një përpjekje për shkatërrimin e shtetit ligjor, të drejtave dhe lirive të qytetarëve, njëlloj si burgosja masive e tyre dhe shkatërrimi arbitrar i pronave te ligjshme pa asnjë letër, me dorën kryeministrore”, shkruan Halimi.

Deputeti demokrat më tej  shprehet se shqiptarët po largohen nga Shqipëria pasi qeveria po i detyron të largohen pasi nuk gëzojnë liritë dhe pronat e tyre. “Kjo qeverisje po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil në vendet e BE, sepse kanë humbur të drejtat e tyre për të gëzuar liritë dhe pronat e tyre, po humbin gjakun dhe djersën e tyre në vite, dhe po humbin shpresën.

Përshëndes ekipin që ka ndjekur këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe vetë Gjykatën për vendimin e sotëm, që padyshim i jep shpresë qytetarëve shqiptare se kryeministri autoritarist mund të ndalet dhe se institucionet e pavarura mund të funksionojnë në Shqipëri”, shkon më tej deputeti i PD-së.

Shqipëria është e shqiptarëve dhe ato duhet të qëndrojnë këtu për t’i thënë ndal të keqes dhe të ligës që përhapet dita-ditës”. Ai thekson se më 21 qershor është radha e shqiptarëve ti thonë ndal autoritarizmit të kryeministrit. “Gjykata Kushtetuese foli sot. Më 21 qershor është radha e shqiptarëve që të flasin dhe që njëzëri ti thonë ndal autoritarizmit dhe arbitraritetit te Kryeministrit”, përfundon Halimi në reagimin e tij./ j.h

16 komente në “Rrëzimi i Byrosë së Hetimit/ Halimi: Gjykata frenoi një kryeministër delirant dhe autoritar”

  1. Nje mik says:

    U be imperative cporrja e menjehershme e kryeprokurorit, qe mbyll dosjet e korupsionit dhe mbron ish pushtetaret vrases.

    1. anonim says:

      Drejtesine e katandise simos me keq Halim. I le popullit nje sistem drejtesie me kliente e militante te PD-se. Turp te te vije qe flet per drejtesi.

    2. janaq says:

      Nuk e kuptoj si kane surrat e flasin fytyra te tilla. Drjetesia u la ne nje derexhe qe vetem per drejtesi nuk mund te flitej. PD-ja ne dhuroi nje kryeprokuror qe nga doktor pulash u katapultua ne nje post te tille.

    3. matteo says:

      Edhe gjyqtaret e Kushtetueses jane te shqetesuar nga ngritja e nje organi te ri, qe mund te jete i pakontaminuar nga korrupsioni dhe…ku i dihet pastaj, del edhe ndonjeri prej tyre… me shenje ne biografi. Prokurorine e kemi te mire; ajo s’merret me keto pune.

    4. Andos says:

      Pjelle e Saliut e sistemit de drjetesise qe krijoi Saliu. Yt pjelle e keqe.

    5. Tarrasi says:

      Nuk ka me delirant se Sali Berisha dhe vasalet e tij ku beni pjese edhe ju Eduart Haleja…

      Ju e shktarruat Shqiperine dhe cuat kurrupsionin dhe gjukatat ne kete fare feje. Tani munduheni te mbroni situaten e qelbur qe krijuat. Ju jeni monstra te papara dhe jashtqitja me e ndyre qe mund te kete nje komb.

    6. Z.Baze, ndjehem i turperuar qe kam qene dy mandate anetare i Gjykates Kushtetuese i propozuar nga PD, sepse me keto qe po ben kjo Gjykate here pas here dhe sidomos sot me dy ligje, qe per nga natyra s’kane asnje lidhje me njeri tjetrin. Te rrezosh ligjin per Byron Kombetare te Hetimit BKH qe eshte perpiluar 100% me ndihmen direkte te FBI si nga pikepamja ligjore dhe ekspertizes, eshte nje sherbim super-militant (e pse jo dhe korruptiv) ndaj PD dhe ne vecanti Sali Berishes qe gjithe keto muaj, eshte ne nje mega-aksion personal dhe me individe ne radhet e lidershipit te PD dhe Gjyqesorit shqipetar, per ta rrezuar kete ligj. Kjo z.Baze eshte nje super-korrupsion i kolegeve te mi sot ne Gjykate Kushtetuese, por dhe nje anti-amerikanizem apo anti-perendimore, persa i perket asaj qe Ne shqiptaret duam te behemi ne nje te ardhme jo shume te larget. Anetare te BE. Por, shoh se si 5 nga anetaret e Gjykates Kushtetuese rregullisht ne momente decizive te disa ligjeve qe kerkon PD (se Opozite tjeter ne kete vend nuk ka) per tu hedhur poshte, bejne “PAZARE” te majme, po po PAZARE, dhe kete e kam nga Informacione te brendshme nga radhet e kesaj Gjykate. Prej disa javesh jane pare ne disa pika te Tiranes dhe Durresit (kryesisht lokale-restorante mjafte te shtrenjta) pothuaj te gjithe keta 5-anetaret e Gjykates qe rrezuan Ligjin per BKH, e qe lane si te pranueshem Ligjin per ndarjen ne 61 njesi vendore te Shqiperise. Njerzit e posacem te derguar direkt nga vete Sali Berisha per ndermjetesim (Seksere) jane Fatmir Mediu, Bylykbashi dhe Halimi. Pra; eshte nje mega-korrupsion ne kete Gjykate kaq te rendesishme ne vendimmarrje, prandaj nuk duhet zgjatur me me te, por te shkrihet urgjent sebashku me simotren e saj Gjykaten e Larte dhe te ngrihet nje Gjykate Supreme ku te jene te dy kolegjet, ai kushtetues dhe ai i larte, me njerez te tjere qe s’kane lidhje me keto dy Gjykata deri me sot. Pervec shkrirjes se ketyre dy Gjykatave, duhet te hapet nje MEGA-Proces hetimor dhe gjyqsor per anetaret me “Pikant” qe jane te perlyer ne momente te caktuara me skandale qe tashme dihen publikisht dhe nderkombetarisht. Une personalisht prej mbi 1 dekade informoj Nderkombetaret se si dhe sa te mbeshtetura jane vendimet e ketyre dy gjykatave, jo se kam dicka personale me cilindo anetare apo ish anetare te ketyre dy Gjykatave (dy institucioneve plotesisht te kapura nga Berisha me familje biologjike e politike, si dhe njerez te biznesit qe jane me afer Mafias se sa biznesmeneve te vertete e te ndershem).

  2. M.M.P. says:

    Mos krijimi i Byrose Kombetare te Hetimit eshte fitore e krimit ne Shqiperi. Byroja Kombetare e Hetimit eshte nje domosdoshmeri per kete vend qe eshte uzurpuar nga krimineli te pasur dhe me pushtet.

  3. SHQUP i nevojtorshem says:

    Ti Halim qe s’di shkrim e as kendim je minister per arsim (PDH)

  4. Timo says:

    Ketij surrat bordelloje ne PD i thone Simon Stefani I PD-se. Pyesni dhe me thoni nese jam gabim….

  5. Emigrant SHBA says:

    Ndoshta kryeminstri kishte te drejte dhe ndoshta edhe gjykata kushtetuese ka te drejte ne kuptimin se nuk eshte parashikuar ne kushtetute dhe per kete duhet nderhyrje ne nenet e saj Te vetmit qe nuk kane te drejte jane Halimet e PD jo se jane te kesaj partie por se nuk shohin dicka me shume se ajo por shohin gjerat bardhe e zi se kete e ka bere Rama dhe do jete e keqe NE fakt nuk eshte keshtu sepse kjo lloj byroje ka dhene rezultate shume te mira ketu ne Amerike por ne te njejten k adhene relultate shume te kira edhe ne vende me te vogla si Kroacia etj.

  6. fatos enveri says:

    jam kurioz te di per ke ka votuar GANI BOB DIZDARI I berishes. sa kohe te jete kapter nishani president, nuk ka reforme ne drejtesi. reforma ne drejtesi do te thote, as me shume e as me pak, berisha ne burg, basha ne burg.

  7. ola says:

    O Halim vllai,ikin ata qe nuk paguanin energjine elektrike dhe ata qe mernin ndihme sociale per vota

  8. Toni says:

    halimo o bazhibuzuk i pleres PD+SHQUP,po pse car kujton ti se bujar nishani eshte i pèerjetshèm ne ate post,mos u merzit o plere se dhe ti aty e ke drejtsi+gjykim mos nje dite do te behen se zben do kalbeni burgjeve o funderrina te shoqerise …..

  9. sit back.. and relaks →→→ says:

    ore gjykata kushtetuese shume mire beri po kur del ti o halim thuthuq surratmiu ne mbrojtje te vendimit te saj i bie ne zero vlera gjykates kushtetuese. te dali halimi e te flasi per drejtesine eshte si te dali ristani e te flasi per ndalimin e rakise

  10. Flamur_Vlore says:

    KISH HALL KY THUTHUQI MOS I BINTE KUPOLA KRIMINALE E INSTALUAR NE 25 VJET TRANZICION E DIRIGJUAR NGA KRYEKOKA SRB-I,KUPOLA QE E MBAN KETE VEGEL NE POLITIK!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje