Zyrtarizohet koalicioni PS-FRD/ Topi: Mbetemi parti në opozitë. Bashkëpunimi për administrim më të mirë të qyteteve, jo pazare politike

17 Prill 2015, 17:41Politika TEMA

Partia Socialiste dhe partia e Bamir Topit, FRD kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjedhjet e 21 qershorit. Kanë qenë dy krerët e partive politike, Edi Rama dhe Bamir Topi të cilët bënë publik bashkëpunimin mes këtyre dy forcave politike.

“Kemi rënë dakort duke ndërtuar një shembull të ri dhe emancipues për politikën shqiptare, ku si në vende të tjera të zhvilluara që i kanë kapërcyer me kohë këto nivele konfliktualiteti të lartë politik, parti në opozitë në nivel kombëtar, bashkëpunojnë në nivele lokale. Kjo ka qenë qasja e FRD-së dhe ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë qasje si kontribut të posaçëm që kjo parti jep përmes këtij koalicioni. Ne jemi të vetdijshëm që FRD është forcë në opozitë me qeverinë, një opozitë e një natyre të veçantë, qytetare dhe shumë europianizuese, por jemi të kënaqur që në këto zgjedhje do të jemi së bashku për të përcjellë përmes këtij koalicioni këtë frymë qytetarie”, deklaroi kryeministri Rama.

Ndërsa kreu i FRD-së, Bamir Topi tha se është e rëndësishme të kuptohet se ky  bashkëpunim është mbi bazën e një vullneti politik dhe qytetar dhe jo pazareve politike. Topi më tej ka saqruar se FRD mbetet parti e qendrës së djathtë dhe opozitare, por ky bashkëpunim bëhet në funksion  të administrimit më të mirë të qyteteve, ku FRD ka parë të arsyeshme të japë kontributin e saj, pikërisht duke iu bashkuar koalicionit të majtë.

“Erdhëm në një përfundim pozitiv të negociatave, të cilat filluan të realizohen në fillm të një ftese që erdhi nga kryeministri. Është e rëndësishme të rimerret nga publiku rikonfirmimi jonë si një parti e qendrës së djathtë. Jemi lodhur në këtë tranzicion të gjatë. Duke parë konflikte në administrimin e qyteteve, ndërkohe që këto janë hapësirat tona. Unë besoj se ky bashkëpunim është mbi bazën e një vullneti politik dhe qytetar.

Është shumë e rëndësishme të iket nga demagogjia dhe të shkohet në deklarim real të financimit të projekteve. Garën për Tiranën e kam quajtur jashtëzakonisht të rëndësishme.

Tiranën unë e quaj zemra e kombit dhe një zemër që vuan shumë dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo kërkon profesionistë dhe njerëz me vizion. T’i lëmë ata që interpretojnë në mënyrë shumë arkaike këtë. Për ne ka rëndësi që ta shndërrojmë Tiranën”, tha Topi./j.h

40 komente në “Zyrtarizohet koalicioni PS-FRD/ Topi: Mbetemi parti në opozitë. Bashkëpunimi për administrim më të mirë të qyteteve, jo pazare politike”

  1. Ertemjona says:

    PD po e braktisin te gjithe.. kjo tregon se nuk ka lidershpip, nuk ka alternative dhe nuk i sherben qytetareve

    1. objektiv says:

      Opaaaaaaaaaaaaaaa.. Dhe PD ra ne gjume dhe per 12 vjet ? ? ?

      1. venecia lumo says:

        ME VJEN MIRE QE NJE KOLLOZ SI TOPI BASHKOHET NE KOALICIIONIN QE PO PUNON PER NJE SHQIPERI TE BEGATE.

        PUNE TE MIRA JU PRESIN E UROJME NE SUKSES

        1. SULOOOOOO says:

          Eh mor bashe mor i shkrete.. si su bere kurre rob e sdite me u tregu kryetar njehere te vetme…
          vizioni zero, gjithcka zero ne PD e shkrete

          1. KOMBI says:

            Burra shteti jeni . ju uroj suksese ne rrugen e ndertimit te shqiperise qe aspirojme

            1. enida says:

              Basha i shrkete eshte bere si I VETEM NE SHTEPI.. hahahahaahh se duan me as te tijet iomagjino me e dasht populli

              1. albora sina says:

                Ju lumte.. Cdo dite e me shume mblidhen bashke burra qe mund ta bejne kete vend te jetueshem..

                Njerez me integritet e pergjegjshmeri

                1. Andos says:

                  Ma mori ne qafe Halim Kosova.. MINUS 20’000 vota del i madhii .hhahaahaha

            2. latifi says:

              Tirana dhe gjithe Shqiperia ka mbeshtetjen me te gjere politike dhe FRD do jete vlere e shtuar, se kane treguar se nuk kane rene pre e mashtrimeve dhe aferave te piseta te pd-se.
              suksese koalicionit!

            3. Gopisti i NSHRAK-ut says:


              ?
              Me kyt Vertetohet
              Akuza e Doktorrit
              Ky Bami i Topit
              Asht Horri i Horrit!

        2. anonim says:

          Shpresojme qe kjo aleance te jape fryte te mira. Bamir Topi nje figure pertej se majtes e te djathtes qe perfaqeson interesat tona.

    2. Shoku Mali says:

      Besimplote se Fryma e Re Demokratike do ndikoje ne mireqeverisjen e pushtetit lokal. Mendoj se z Topi ka bere zgjedhjen e duhur ne interes te qytetareve.

  2. martins says:

    kjo marrveshje i sherben qyetetarve te shqiperise per te larguar llumin edhe per te sjell ato njerz qe do ndihmojn ne krijimin e shqiperie europiane!

  3. gertjan says:

    Nje metode e tille aplikohet edhe ne vende me demokraci te konsoliduara. Pjesmarrja e gjere ne qeverisjen lokale te vendit eshte pozitive per faktin se shperndan me shume pushtetin e nuk e le ate te perqendruar ne duart e nje apo dy forcave politike. Kjo ndikon pozitivisht ne mireqeverisjen e qytetareve.

    1. Janaq says:

      PS e FRD bashkepunim jo per te perputhur programet por per te plotesuar njera- tjetern me qellimin e nje qeverisje sa me te mire te shqiptareve, pikerisht ajo qe na intereson te gjitheve !

      1. buffon says:

        FRD ka vizionin e duhur per te kontribuar ne qeverisjen lokale. E rendesishme qe nje force e tille bashkepunon me koalicionin e Aleances per Shqiperine Europiane.

      2. hana says:

        Bravo, ky bashkepunim eshte ne te mire te qytetareve per t’iu mundesur me te miren.

        1. mariela says:

          suksese te metejshme ajo qe ka rendesi eshte interesi i qytetareve.

          1. abelia says:

            e vlersoj shume koalicionin midis FRD-se dhe PS-se pasi duket shume konstruktive dhe me vlere per garen zgjedhore.

            1. jona says:

              Urime te dyja paleve dalashi faqebardhe ne zgjedhje.

  4. analisti-politologu Nurellar-Begu says:

    O hongre dhe ti ngjalen o Bamke…

  5. Une says:

    bashkimi ben fuqi.suksese per kualicionin.me ramen asgje nuk eshte e humbur.

  6. andrea says:

    koalicion i zgjeruar per ti dhene e me te miren gjithe shqiptareve,per te treguar edhe njehere qe bashkimi ben fuqine, per te miren e te gjitheve

  7. alesio says:

    eshte nje koalicion i ngritur mbi parimet, vleresojm kete marreveshje. Aleanca e majte eshte me e forte se kurre

  8. pergezime per zgjedhjen says:

    Nuk ka dyshim qe topi eshte me qytetar se gjithe pd-istat, ai e di mire se cfare ka nevoje Tirana, qyteti i tij dhe kryeqyteti jone.
    Ai nuk mund te behej pjese e nje politike te piset qe ben opozita apo pseudoopozita jone sot.

  9. dritan says:

    bravo zt Rama, me ty ne krye do arrijm cdo sukses, ne te miren e zhvillimit social dhe ekonomik te vendit tone

  10. urrraaaa says:

    Koalicioni super i madh, me super njerez, qe kane treguar dhe po tregojne dita-dites qe pertej interesave personale e politike, eshte interesi qytetar per te bere Tiranen kryeqytet te vertete europian.

  11. agron says:

    nje tjeter lajm i mire, ndertimi i ketij koalicioni po vjen mbi baza te forta per ndertimin e nje shteti te sigurt

  12. Mali i Gribes says:

    Bravo Edi Rama e Bamir Topi! Politikane me vizione e bashkepunim te tille u duhet shqipetareve e jo armiqesi e sherr si ai qe sdua ti ze as emrin ne goje qe ju poftis ketij vendi. Go Ahead the TEAM!

  13. sss says:

    super koalicion, i ngritur ne baze te vlerave dhe meritave. ne mbeshtetje te plot te qeverise RAMA

  14. endri says:

    Kjo tregon qe edhe Topi e mbeshtet Veliajn,dhe gjithashtu qe Pd ka mbetur vetem e spo ia del me te genjeje askend.

  15. klaus says:

    Arritje e madhe kjo marreveshje, ju mbeshtesim dhe ju vleresojm

  16. njeri says:

    ehh more Topi, te dija pak me taban por mesa duket edhe ti nuk del dot nga ai batak qe je futur per 24 vjet. Po te ishe nga ata burra te mire thjeshte do kishe mbeshtetur Gjergj Bojaxhiun! Me kete aleance duket qe ske si qellim mirqenjen e popullit te Tiranes por thjeshte interesat e tua personale dhe te antareve te partise…

  17. deni says:

    bamir topi eshte nje njeri i mencur, dhe na vjen mire qe e kemi ne koalicionin tone, bravo zoti rama qe ke ndertuar nje koalicion te madh, ne te miren e vendit

  18. soni says:

    super koalicion. mbeshtetje masive per ju zoti rama. edhe per qeverin tuaj.. lajme te mira po vijn per shqiperine

  19. dikushi says:

    pirdh o prift ne prill pirdh

  20. mitro says:

    Kisha respekt per partine e Z.Topi por ky ishte momenti qe vertet kjo parti te hynte ne loje fort,pasi shqiptaret jane zhgenjyer nga forcat e medha politike.Me sa duket z.Topi do ndjeke rrugen e Ndokes,Dules ,Frrokut ,idrizit etj duke mbetur shtojce e partive te medha.

  21. Flamur_Vlore says:

    PA DALLIM FEJE KRAHINE DHE IDEJE FJALA KYCE QE DUHET TE PRIJ NE SHQIPETARET CDO HAP QE HEDHIM ESHTE —CIVILIZIM EUROPIAN—-

  22. Sa komente pozitive qe jane ketu per bame topen ai as vota nuk mer hahaah parti leshi…

  23. leka says:

    Politika shqiptare eshte ber nje corbe derrash.Rama me Idrizin ,tani me Topin.se ku i gjen keto modele aleancash nje zot e di. Keshtu si e keni nis, nuk do kete demokraci ne Shqiperi perderisa po bashkohet opozita me poziten .Mos harro Ed Rama se keto dy parti si dhe te tjera jo te spektrit te majte , po ju preken interesat dhe do te dalin kundra , se kete praktike e ke provu me deputetet e tu, Dogjani,Islami dhe Kadeli qe te prene ne bese dhe jo kto qe po nuk i dhe poste do te shesin , se elektoratin qe kishe me 23 Qershor se ke me . Prandaj mlidh koalicionin e majte dhe mos u merr as me PDIU e Idrizit dhe Partine e Topit se do falimentosh si politikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje