Platforma e Bazhdarit për Shkodrën: Transparencë, vizion dhe zhvillim

17 Prill 2015, 19:53Politika TEMA

Turizmi jo vetëm historik, artistik dhe  kulturor por edhe ai malor, detar liqenor sikurse sektorë si bujqësia, industria, infrastruktura dhe sporti janë disa nga shtyllat mbajtëse të platformës elektorale të kandidates së mazhorancës qeverisësë për Bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari.

Ndërsa ajo vijon me takimet për hartimin e programit elektoral, themelet e kesaj platforme Bazhdari i ka bazuar tek trasparenca e cila do të ngrihet në sistem.

Kandidatja socialiste dëshiron të realizojë një fushatë sa më pozitive e civile duke qendruar larg klisheve banale, pengmarrëse me deklarata e veprime që përhapin panik ndër njerëz, që relativizojnë vlerat dhe orientojnë gabim elektoratin. Sipas saj, elektorati s’mund te trajtohet si një grumbull tifozësh që ndjekin një ndeshje futbolli e kur mbaron secili shkon në shtëpi të vet, dhe ku askush nuk kërkon llogari dhe as mban përgjegjësi për vazhdimin.

Ne takojme çdo ditë me qindra qytetarë të angazhuar në fusha të ndryshme, si arsim, shoqëri civile, institucione të artit, të kulturës, agrobiznesi, do vazhdojmë me operatorët turistikë, me mjek e infermjer, me gra e burra nga biznesi, me qytetarë të vetëpunësuar dhe të papunë për t’i folur vetëm për Shkodrën, për alternativat e zhvillimit në bashkinë e madhe, jashtë çdo presioni dhe euforie politike”, thekson Bazhdari.

Duke vënë në dukje se kjo rrugë e nisur nuk ndalet nga askush, Bazhdari shprehet se “për asnjë moment nuk kam pranuar të afrohem dhe të politizoj as edhe një institucion, por askush s’mund të ndalojë askënd të bëjë përpjekjet e veta maksimale për të kontaktuar me sa më shumë qytetarë për të përhapur një frymë tjetër. Pikërisht atë frymë që kundërshtari politik e dron më shumë se asgjë tjetër. Ajo thotë se fryma jonë është indiference ndaj doktrinave qesharake që e kanë mbajtur peng Shkodrën për dekada, luftë injorancës dhe shpalosje alternativash zhvilluese për Shkodrën.

Ndërsa rastet e reagimeve, sipas saj, deziformuese të Partise Demokratike, i konsideron si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, të nxjerra nga repertori i tyre arkaik për ta devijuar fushatën në atë dorë hallit që janë mësuar ta trajtojnë për vite me rradhë; tek indoktrinimi i masave, injoranca dhe mungese e vizionit e transparencës.

Duke i mëshuar fort faktit se do të jetë Kryetarja e Bashkisë Shkodër, jo e një klani njerëzish apo interesash, Keti Bazhdari nënvizon se nuk do ketë dallime në trajtimin e qytetarëve dhe adresimin e problemeve e zgjidhjen e tyre siç ka ndodhur deri më sot.

“Po degjoj çdo dite me dhjetra specialistë e ekspertë të fushave të ndryshme dhe së shpejti do dalim me një platformë ku do mbështet e ardhmja e Shkodrës. Kështjella e Shkodrës, këtë shekull do shtrihet nga alpet e larta të Dukagjinit, në fushat e begata të Posrribës e Rrethinave, me ndriçimin magjik të historisë e kulturës së Shkodrës, nga ujrat e qeta të liqenit në brigjet pjellore të Bunës e Drinit, në Anamal, në Dajç, në Bërdicë e Gur të zi, për ta përmbyllur me perlën e turizmit Velipojën”, nënvizon ajo.

Velipoja, shprehet Bazhdari, do të jetë Qyteti i Dytë i Bashkisë Shkodër, një frymëmarrje e re ekonomike për Shkodrën dhe krejt rajonin.

“Nga kjo do të përfitojnë të gjithë të majtë e të djathtë, socialistë, LSI-stë, socialdemokrat, demokrat, republikan, ballistë, monarkistë, të pa parti, etj. Kjo s’është për politikë, por politika për Shkodrën”, deklaron Bazhdari.

Në përfundim, ajo i uron fat dhe  suksese edhe konkurentes politike të shpallur sot nga PD, Voltana Ademi.

20 komente në “Platforma e Bazhdarit për Shkodrën: Transparencë, vizion dhe zhvillim”

  1. romela says:

    Shkodra eshte e lene pas dore historikisht dhe ka nevoje per nje drejtim te ri, per nje drejtues te perkushtuar per t’i dhene fytyren qe meriton, si qytet i kultures dhe tradites. Keti Bazhdari do ta beje, ajo eshte ne gjurmet e drejtuesve te koalicionit te majte dhe padyshim eshte zgjedhja me e mire per Shkodren.

    1. pajtime says:

      eshte e vertete qe shkodra historikisht, ne zgjedhjet lokale eshte drejtuar djathtas, dhe eshte po kaq e vertete qe historikisht asnje nuk ka bere ate qe duhet per Shkodren. Keti reflekton qytetari dhe do t’i jape Shkodres vlerat qytetare qe i takojne.

      1. kujtim says:

        Shkoderlocja ka per tu transformuar dhe do te marre vlerat historike dhe kulturore qe i takojne, ka nje superpotencial turistik dhe arsimor, i cili nuk eshte shfrytezuar asnjehere, por eshte keqperdorur per perfitime personale te drejtuesve bashkiake deri me sot.

        1. helena says:

          Turpi me i madh qe ka bere PD-ja deri me sot, eshte qe ka lene Shkodren, kur ka patur perfaqesine me te larte te mundshme ne parlament, kryetaren kryeleshen zhozefine, ne dite te zeze, prandaj asnje alternative qe ofron e djathta s’mund te jete e duhura. Te gjithe shkodranet per Keti Bazhdarin.

    2. franci says:

      Shume vleresime per platformen e Keti Bazhdarit ku ne qender vendoset interesi i qytetareve.

      1. meri says:

        pervecse nje zonje shume e respektuar dhe nje politikane shume e zonja

  2. albert says:

    keti bazhdari ka vizion, eshte me energji dhe do e ndryshoj shkodren, do e rilindi

  3. sako says:

    bravo Keti. duhet ta fitojm kete betej. suksese

  4. dako says:

    mjaft e zonja eshte keti bazhdari. duhet ta fitojm kete betej

  5. dori says:

    suksese keti , te vazhdojm drejt fitores

  6. dorian says:

    fitore me kete platform reale dhe qe i duhet shkodres, suksese Keti

  7. silva says:

    suksese te metejshme Keti, kemi besim dhe do ja arrish qellimit tuaj

  8. zefi says:

    lum ne qe te kemi ty o keti. suksese dhe padiskutim qe do te te votojme

  9. zeni says:

    jemi ne rrugen e duhur drejt fitores

  10. deni says:

    urime Keti, do fitojm per shkodren se duhet ta rilindim

  11. SHKODREN? tani per tani fiton akoma PD per Kryebashkjak ne Qytetin e cudirave ,jemi viktimat e s.komunist?!thone.

  12. leka says:

    Ja kush duhet te jene drejtuesit e vertete te bashkive ne Shqiperi. Vetem menyra si shprehet dhe objektivat qe Keti kerkon te arrije per Shkodren e se ardhmes e ben fituese pa filluar gara. Keti Bazhdari eshte nje nga zgjedhjet e pakta perfekte qe ka ber e majta. Urime per ty Keti dhe te jesh menaxhuese e shkelqyer dhe jo adminidtratore e pa vlere, duke u bazuar kryesisht tek transparenca dhe sherbimi i njejte per cdo qytetar.

  13. Toma says:

    pu pu puuu na e moran Shkodran socjlistet

  14. Leka says:

    Z/bazhdari mund te kesh shansin te fitosh pasi kete qytet e kane qeverisur plot 25vjet demokratet, dhe e dime shume mire se si eshte qeverisur, kane dale disa anetare keshilli te bashkise te gjithe te inkriminuar trafikante e njerez te pa personalitet ku kryetaret e bashkise jua ka mbyllur gojen duke u dhene ndoje mundesi vjedhjeje dhe e kane lene rehat, Ky kryetar qe eshte tani po iken por nuk duhet te ike pa u vendosur ne banken e drejtesise,duke e verifikuar per pasurine e tij qe nga dita e pare qe ka vene kemben ne ate bashki e deri diten qe do te ike, po nuk u be kjo transarence edhe ti Z/Bazhdari nuk do te besh as nje gje por vetem fjale te bukura e asnje gje me shum kete duhet te kerkosh ne fushaten tende.kete mos harro sepse zgjedhja do te jete politike mos mendo se populli i shkodres voton per fjalet e bukura,

  15. Uji i ftohte says:

    Shume sakte z Bazhdari,pra duhet ti kushtohet vemendje zhvillimit te turizmit duke u bazuar ne faktoret natyrore dhe ata antropogjene(trashigimia kulturore,lokalitetet arkeologjike dhe atributet etnografike).Vota ,PO,per Keti Bazhdarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje