Vokshi u kërkon ndihmë kolegeve në PPE për procesin e dekriminalizimit

18 Prill 2015, 17:15Politika TEMA

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Lidhjes Demokrartike të Gruas, mori pjesë në forumin e grave deputete të partive Popullore Europiane në Varshavë.

Gjatë konferencës Vokshi kërkoi mbështetjen e kolegeve në Parlamentin Europian dhe të vendeve të tjera për dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve shqiptare, si një kauzë jetike dhe si domosdoshmëri për forcimin e shtetit të së drejtës dhe integrimit europian të vendit. Ajo u shpreh se në betejën e dekriminalizimit të shtetit, Partia Demokratike është përfshirë me seriozitet dhe angazhim të jashtëzakonshëm dhe po drejton një komision parlamentar të posatçëm dhe se deputetet gra kanë një rol thelbësor.

Nuk mund të ketë zhvillim, progres dhe të ardhme europiane, nëse qeveria dhe deputetët janë të kapur nga interesa kriminale dhe mafiozë. Ata mbajnë peng aspiratat e shqiptarëve per progres”, tha Vokshi.

Gjithashtu ajo njohu deputetet e djathta europiane me nismën ligjore të PD për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si një proces i rëndësishëm për shkëputjen nga e kaluara më e errët dhe më e vuajtur që një vend ka patur në Europë.
“Mazhoranca aktuale e rrëzoi nismën duke e refuzuar me forcën e kartonave shkëputjen nga e kaluara kriminale” , tha Vokshi, ndërsa shtoi se qeveria mbështetet një draft ligjor të cunguar, aspak në funksion të pastrimit të shtetit nga zyrtarët e ish diktaturës, apo gjyqtarët e atij sistemi.
Në konferencën e organizuar nga PPE dhe fondacioni Konrad Adenauer merrnin pjesë eurodeputete, deputete të vendeve anëtare, kryetarja e Forumit të Grave të PPE ish eurodeputetja Doris Pack, drejtuese të forumeve politike dhe gra personalitete të Europës Lindore.

8 komente në “Vokshi u kërkon ndihmë kolegeve në PPE për procesin e dekriminalizimit”

  1. Toni says:

    Shiko veten ti moj sorre e ngordhur se qelbesh ne vjedhje-uzurpime pronash-kundrabande-etj boll sorollatesh neper PE me dashnoren e genc pollos//doris pack//,kerkoni dekriminalizim neper PPE po pse si thoni PPE qe me gjykatesit tuaj bllokuat byrone kombetare te hetimit moj baxhelle e neveritshme+e peshtire kerkoni juve dekriminalizim dhe kandidoni xhelal mziun e shume te tjere pas,,boll me me kete palo politike te peshtire qe beni duke share kundershtarin neper institucionet e huaja BE-PE tju vije turp…

  2. ben says:

    Gallate.Kur sheh Pamelen tone,qe e ka myt botoxi,te vje me qesh e me qa, se cfare deputetesh kemi.Lere pastaj edhe kur e degjon kur flet.Behet akoma me e neveritshme.

  3. albjon says:

    hahahahhahahhahah sa e peshtire femer.Saliun ta mban tia dorezosh drejtesise&
    ate bej ti ,buce

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Me leket e taksapaguesve udhetoj?!?

  5. U permbyste bota. says:

    Na hapet barkun me keto brockullat e tua, me perpara pastroni partin tuaj qe e kini me koeficent te larte kriminal pastaj kerkoni ndihme nga te tjeret. A e dini sa Gate Mahmutaj kini ne parti or u shofshi nje ore e me pare se na ze neveria kur degjojme keto rhythms. Dhe nga kush pra!

  6. Kris says:

    Edhe kjo thithlopa ishte mangut, yttt femer e peshtire!

  7. pro.... says:

    -KONKRETISHT..nga kush te filloje dekriminalizimi??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje