Partia Demokratike ka vijuar zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë bashki në zgjedhjet e 21 qershorit.
Selia blu ka shpallur sot kandidatët për Dibrën dhe Sarandën.
Në Dibër do të rikandidojë Ilir Krosi, i cili kërkon mandatin e 3-të, ndërsa në Sarandë Kreshnik Bozho.
Krosi do të kandidojë përballë Shukri Xhelili, që ka mbështetjen e rreth 40 partive të përfshira në koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste, ndërsa Bozho kandidon përballë kandidates Floriana Koka, e propozuar nga Partia Socialiste.
Me mire mbase na jep edhe ne ndonje shtepi nga ato qe ka legalizuar dhe i kane falur pronaret.
Nga inati i Koco Kokedhimes ,Bozo do fitoje.Koco eshte shume alergjik dhe antisimpatik ne miletin e Jugut.Duke qene se Rama cdo gje ja le Kocos per Jugun do humbasi ne cdo bashki qe ka dore Koco Kokedhima
Me vjen keq per Floriana Koken,por do te votoj kundra Koqo Kokedhimes.
Te dy jane kandidatura te spikatura nga PD, jane njerez te mire dhe shembullore ku populli i thjeshte ne cdo moment e gjejne deren hapur tek keto njerez dhe ju aqjne hallet per cdo problem qe kane.
Z.Bozho i uroj fitore te thelle ndaj kanditdates se PS per Bashkine Sarande urime urime Kreshnik.