Bushati-Kerry, nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit strategjik

19 Prill 2015, 19:48Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të nënshkruaj të hënën me Sekretarin e Shtetit John Kerry marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington.

Ministri i Jashtëm shqiptar,  do të pritet në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry si kulmim i  vizitës që ka nisur në SHBA që prej të premtes.

Mësohet që pas takimit, i cili do të fokusohet, përveç bashkëpunimit dypalësh, perspektivës zhvillimore të Shqipërisë, rrugës europiane të vendit tonë, marrëdhënieve rajonale, edhe tek tema e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, sfidat me të cilat përballet arkitektura e sigurisë europiane, lufta kundër terrorizmit, siguria energjitike etj, Bushati dhe Kerru do kenë edhe një dalje të përbashkët për mediat.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati e ka nisur vizitën në SHBA me përurimin e rikonstruksionit të selisë së Ambasadës sonë atje, prej vitesh në degradim.

Ditmir Bushati preu shiritin e përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës, një vit pas zotimit për rikonstruksionin e saj.

Ambientet e reja të Ambasadës, u përuruan me praninë e përfaqësuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të institucioneve kryesore, diplomatëve kryesorë e përfaqësues të diasporës.

Për Ditmir Bushatin, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenjë e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit ndaj aleatit strategjik. /gj.k/

9 komente në “Bushati-Kerry, nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit strategjik”

  1. Albani says:

    Hahahahahaha,per te qeshur
    do te nenshkruaje marreveshjen e partneritetit strategjik
    por na thoni cfare permban praktikisht kjo marreveshje e parneritetit strategjik.
    Dhe dicka,perse nuk e paskemi nenshkruar me pare,apo nenshkruhet per cdo vit.
    Lajme propagandistike,marreveshje leshi do te nenshkruash,do te bejme tregeti leshi.
    Thuaj o minister dhe ju gazetar,qe ka vajtur per qejf ne Amerike dhe lerini populizmat.
    QE KUR KENI MARRE PUSHTETIN NA KENI NGOPUR ME MARREVESHJE.
    ME FONDIN MONETAR NDERKOMBETAR,ME BANKEN EVROPIANE,ME BANKA TE CDO LLOJI,ME QEVERI TE CDO LLOJI,ME BIZNESE TE CDO LLOJI DHE SHTETI,ME FIRMA KONSULENTE PER STUDIME HEKURUDHASH,PORTESH DHE RRUGESH,ME TONI BLERIN,
    MARREVESHJE QE I KENI BERE SIPAS QEJFIT DHE PER VETEN E JUAJ DHE JO PER POPULLIN.

    1. Imigrant USA says:

      Ti o Alban, mendohu njehere, se qesh mire ai qe qesh i fundit.
      John Kerry nuk nenshkruan te njejten marreveshje 2 here, dhe nuk i ben ato per te ndihmuar PS ne zgjedhje lokale. Disa gjera me shkojne ne mendje, dhe mendoj se jane te lidhura bashke:

      1. Rusia ka “pushtuar” Ukrahinen Lindore.
      2. Ne Greqi fiton zgjedhjet nje parti pro Ruse.
      3. Shqiperia dhe Kosova kane popullsine me pro-Amerikane ne Bote.
      4. John Kerry deklaron se Kosova eshte ne vijen e Zjarrit ne diskutimet me Rusine.
      5. Ambasada Amerikane mbeshtet heqjen e imunitetit ndaj 2 deputeteve Shqiptare.
      6. Edi Rama deklaron se Kosova dhe Shqiperia do te bashkohen qofte dhe jashte EU.
      7. Bushati firmos marreveshjen e partnerit strategjik me USA

      John Kerry e di shume mire kush eshte Bushati dhe Rama. Te kujtohet marrveshja per eliminimin e armeve Siriane, dhe premtimi i John Kerry’t qe te vinte ne Tirane nese Rama thoshte PO?

      Po deshe te mesosh me teper per traktatet Amerikane me Shqiperine mund t’i gjesh ketu:
      http://www.state.gov/r/pa/ei/bgn/3235.htm

  2. anananaanannaana says:

    Bushati-Kerry, Bushati i pari. Hahahahahahahaha.

  3. daj sami says:

    sipas Tema keta jane perfaqsuesit e dy shteteve ma te fuqishme ne bote qe nenshkruajne per status quo.Ah more Mero per kok tende na keaqe me humor te tille bravo.

    1. Korabi says:

      Po amerika nuk nenshkruan marreveshje strategjike vetem me fuqite e tjera te medha, por dhe me republika bananesh kur ua kerkon realpolitika. Ne rajonin e ballkanit perendimor Shqiperia per ta eshte aleat, dhe nenshkruajne nje marreveshje me ne. Nuk duhet me doemos te jemi alet i afte per te sulmuar Rusine qe te futemi ne llogari. Boll e nenvleresuat vendin tuaj o njerez. Nuk jemi me te rendesishmit ne bote por ne kete rrip toke qe quhet ballkan jemi te rendesishem duan apo s’duan fqinjet apo Europa. Mjafton nje kaprico e shqiperise dhe ballkani i rikthehet luftes, dhe kjo do e zhyste BE-ne ne mut deri ne fyt, prandaj dhe u ka djegur deklarata e Rames. Madje dhe ai prandaj e beri ate deklarate se e di qe Shqiperia e rreckosur dhe e vogel ka ne dore nje granate se ciles mund ti heqe siguresen dhe te beje mut veten por dhe cka perreth.

  4. No comment says:

    E hengri edhe ky Bushati corben e prishur. Keta lloj servilash dhe njerezish ordinere, te cilet fatkeqesisht popullojne politiken Shqiptare, nuk punojne per interesat e popullit te vet, por punojne per interesat e te tjereve. Rendesi ka qe keta lloj birbosh te quhen burra te mire dhe te marrin nje rroge te majme, nga ata qe interesat e tyre i shikojne me perparesi dhe i kerkojne keta jesmene me qiri neper bote, sepse jane disponible si ato prostitutat, te cilat i hapin kembet te kushdo qe duket i forte dhe me para!

  5. petrit zela says:

    SHBA-t. Jane simboli i mbijeteses,se popujve te shqiptarizmit.Do te
    deshiroja me kenaqesine me te madhe,te kalonim nen protektoratin e saj..Te pakten per nje shekull..Ata persona,qe nuk jane ne gjendje te
    vlersojn maredhenijet Amerik-Shqiperi,ata nuk kane identitet..

  6. Beso says:

    Mire do kemi me Ameriken sa me shume te bashkohemi. Do isha kurioos si do te flisnin Albani, ananan, daj sami apo langoret e tjere te PD sikur te ishte sali berisha – ne mareveshjen me islamet teroriste.

  7. nostradamus says:

    Z. Bushati duhet t’i kishte kerkuar statusin e Porto Rikos per Shqiperine’
    ” Estado Libre-Asociado” ! Me kete veprim a do t’i digjte suma Evropes
    PLake ..??? Se boll ka shire mbi shqiptaret duke e perdorur si plake tregu
    ndaj pangopesise e babezitjes se fqinjeve tane te Veriut dhe te Jugut …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 安い

    ダッチワイフ 愛情人形の新時代についてどう思いますか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje