FOTO/ Mesdheu, varreza e madhe e emigrantëve. "900 persona vdiqën si minj në kafaz"

20 Prill 2015, 15:34Politika TEMA
FOTO/ Mesdheu, varreza e madhe e emigrantëve. "900 persona vdiqën

Qindra emigrantë të terrorizuar, përfshirë gra dhe fëmijë u mbytën ‘si minjtë në  kafaz’ në një anije kontrabandistësh,  sepse ata ishin mbyllur në një pjesë të anijes kur ajo u mbyt, rrëfeu një nga të mbijetuarit.

Gati më shumë se 900 emigrantë nga zonat e luftës  u mbytën në Mesdhe, në tentativë për të prekur Europën.

Emigrantët po udhëtonin me një peshkarexhë kur ajo u mbyt bashkë me personat që ishin në të.

Kjo tragjedi konsiderohet si një nga katastrofat më të rënda detare që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Një anije italiane e rojeve bregdetare  ka mbërritur paraditen e sotme në portin e La Valletta, të Maltës, e cila kishte në bord 24 viktima dhe 27 prej 28 të mbijetuarve nga anija e mbytur me emigrantë në kanalin e Siçilisë.

Në vazhdën e kësaj tragjedie, politikanë dhe organizata të ndryshme bamirëse sulmuan shtetet e BE-së për mbështetjen e vendimit  të diskutueshëm e Italisë për të ndaluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vitin e kaluar, dhe e fajësojnë atë për numrin e lartë të të mbyturëve në brigjet e saj.

Një i mbijetuar, 32 vjeç nga Bangladeshi, i cili u çua me helikopter në spitalin e Sicilisë i tha policisë se në peshkarexhë ishin mbi 950 persona kur ajo u përmbys pasi gjithë njerëzit u drejtuan në një anë të saj për t’i tërhequr vëmendjen një anije tregtare që po kalonte afër tyre.

‘Ishin edhe 200 gra dhe 50 fëmijë me ne. Shumë prej tyre ishin të mbyllur në pjesën e poshtme  të peshkarexhës. Ata vdiqën si minjtë në kafaz”, ka dëshmuar i mbijetuari.

Ai ka thënë më tej se ai dhe të tjerët shpëtuan pasi ishin në kuvertën e peshkarexhës. Ndërsa ata që ishin në pjesën e poshtme të saj , ishin si të burgosur pasi trafikantët i mbyllën aty që t’i ndalonin ata të ngjiteshin në kuvertë. Të gjithë ata përfunduan në fund të detit”, ka rrëfyer 32 vjeçari nga Bangladeshi.

 Pas tragjedisë, kryeminsitri italian Mateo Renzi ka takuar takim urgjent me liderët e BE-së, pasi siç tha ai “Itali nuk mund të lihet e vetme në këtë krizë”.

Ndërsa Papa Françesku ka kërkuar reagimin ndërkombëtar të menjëhershëm për tragjeditë në Mesdhe, të cilat po kthehen në apokaliptike./j.h

17 komente në “FOTO/ Mesdheu, varreza e madhe e emigrantëve. “900 persona vdiqën si minj në kafaz””

  1. nn says:

    o zot cfare fatkeqesie ….. mjere njerezit

  2. sokol says:

    Ishalla zene mend te tjeret te mos marrin rrugen se e qelben evropen

    1. Albani says:

      EVROPA I ZGJIDH VETE HALLET E SAJ DHE NUK KA NEVOJE PER MENDIMIN TEND.
      QENKE GOMAR FARE,POR GOMAR QE NUK KE ZEMER.
      mOS FOL NE MENYRE TE TILLE SE NA OFENDON TE GJITHE SI SHQIPETARE.
      UNE E DI QE NE NUK SHQUHEMI PER RACIZEM.
      ASHTU SI KETA KE VAJTUR DHE TI OSE PRINDERIT E TU NE EVROPE DHE NUK ISHIM ME TE PASTER SE KETA.
      MJERE KETA NJEREZ,SIDOMOS FEMIJET,ADOLESHENTET DHE GRATE E PAFAJSHME

  3. Mali says:

    Ku e gjetet kete shprehje “si minj ” jane fatkeq

  4. CANI says:

    Ne shqiptaret shume shpejt harrome se edhe ne dje e kishim ket rrug ,,sokol, ,nuke e kelbin evropen se evropa eshte vet e kelbur ,e e kemi kelbure ne evropen kure gomonet me shqiptare i kane vrare njesoj sikur kita sote ,kita njerz sjane fajtore pse po kerkone shpetim ne evrope ,kita jane fajtore se nuke e dine se evropa eshte kunder tyre .

  5. Bentirona says:

    Jeni me te ndyret. Nuk mund te gjenit nje titull tjeter per ta permbledhur kete tragjedi, ku te gjitha gazetat europiane nuk pushojne duke u zolidarizuar me viktimat, kurse isis mediatik shqiptar i krahason me minj.

  6. Timi says:

    Car titull pe k^ri eshtu ky qe ke vene o gazetar leshi ? Cik respekt duhet per ata njerez qe humben jeten duke shpresuar per nje jete me te mire .

  7. Leone-53 says:

    Ne po komentojme dhe do te komentojme per nje kohe ndoshta shume te gjate per situaten e krijuar qe po jetojme por nuk duhet te harrojme shkaqet qe aritem ketu:
    Ka nje shkaktar per te gjitha keto qe po ndodhin dhe kjo quhet SH.B.A. qe dikush mund ta quaj si te doj por une e quaj shteti ME KRIMINAL NE BOTE.
    Perse e them kete?
    -Shtetet si Afganistan, Iraq, Libi, Siri etj. ishin si ishin (nuk po them demokratik) kishin dike qe i komandonte, pra quheshin shtet por sot ato jane nje POLVERIER e vertet qe as mendohet qe mund te stabilizohen nje dite.
    Eshte SH.B.A-ja qe i shkatroj dhe jemi ne qe po e “korrim” shtrenjt kete shkatrim sepse Amerika eshte larg (matan oqeanit ku kjo POLVERIER nuk arrin.
    Kishte te drejte diktatori jone qe thoshte se Amerika eshte xhandari nderkombetar i popujve.
    Edhe pse e urrej me shpirt diktatorin them se kishte 100% te drejte.

  8. bato says:

    Keto jane ato qe vriten dhe vdesin per te shkuar ne europe ashtu sikur ne dikur perpara shume vitesh,por ka nje dallim te vogel qe duhet kuptuar ,ne i respektuam ligjet e europes,por keto nuk i respektojne ligjet e europes deri ne brez te 4 tert .kshu qe eshte e thjeshte per ta kuptuar ?

  9. Menellau says:

    Po per Kosoven car ke per te thene ? Mire beri Amerika qe futi hundet apo jo? Kosovaret kishin jete me cilesore ne kohen e Titos apo Tashi jetojne me mire ?

  10. Daje Ceni says:

    Po shkoni mor ndyresira ne Arabine Saudite qe e keni komshi. Doni ndihme sociale per 7 femije e Sdoni te punoni kurre po te Jetoni kembe mbi kembe eeeee. pini une deti tani.

  11. Illyrian says:

    Te dhjefsha humanizmin moj Europe…
    @Leone-53…ka shume si ty qe “edhe u ha edhe u djeg.” me kete dua te them qe shume e kritikojne Sh.B.A per nderhyrje ne shtete sovrane, dhe po keta e kritikojne per mos nderhyrje, si psh ne Siri.
    Shtetet e BE kane mbeshtetur vendimin e “Pepinove” per te ndaluar operacionet e kerkim shpetimit. Sa Italiane emigruan ne Amerike, sa Irlandeze, etj? Shperngulje ne mase kane bere drejt amerikes. I mbyti njeri, apo i la te mbyteshin? JO!

    Karma is a bitch…
    I love her!

  12. demi says:

    bote e poshter dhe epa drejt , keta njerez ikin nga nje lufte, e qe te shpetojn ,por ketu shtrohet nje pyetje qe nuk ka nevoj per pergjigje……………………………………………kjo eshte bota denocratike ………………??????????

  13. Truthseeker says:

    Gjynah per keta fatkeqe por edhe BE nuk mund ti hape portat per miljona refugjate analfabete te botes se trete. Thirrini ca llogjikes o njerez. Shumica e ketyre jane nga Afrika e Subsahares dhe shte varferia qe i shtyn drejt vdekjes. E para per keta eshte e pamundur te integrohen ne Evrope, ato 20mije euro qe harxhojne per te lene jeten ne Mesdhe ti investonin ne vendin e tyre! Ketu ka faj si BE por me teper SHBA qe ndihmuan ne destabilizimin e Libise, Egjiptit dhe komplet rajonit…Deshen Pranvera Arabe? keto jane pasojat. BE urgjentisht te krijoje patrulla detare per shpetimin e tyre dhe ti ktheje pas ne Libi, mundesisht tju shkaterroje dhe varkat trafikanteve

  14. L says:

    Sejcili duhet te mendoje si per vete !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje