Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se Byroja e Hetimit do të ngrihet.
Tahiri tha se mazhoranca është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të reflektuar në kohë të shpejtë ndryshimet në projekt sipas sugjerimeve të Kushtetueses.
“Askush nga ne, përfaqësuesit e mazhorancës nuk i ka lejuar vetes komentimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetueses edhe në rastet kur ato janë përtej parashikimeve tona.
Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion që do të ngrihet. Ne presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reflektimin e sugjerimeve të bëra nga kushtetuesja dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet mendimit të ligjit, qoftë akteve nënligjore për të arritur standardet kushtetuese sipas parashikimeve që do të zbardhë Gjykata Kushtetuese.
Byroja e Hetimit është e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pasurive të pajustifikuara, jemi të vendosur të çojmë para përpjekjet tona.
Në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetueses ne do të reflektojmë sugjerimet dhe do të marrim masat në një procedurë mjaft të përshpejtuar për të mos humbur asnjë ditë deri kur Byroja e Hetimit të ngrihet në këmbë për të filluar punë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. /gj.k/
E perse duhet ta prisni zbardhjen e vendimit te gjykates kushtetuese kur ai eshte vendim politik dhe jo ne te mire te vendit.
Byroja e hetimit nuk eshte apsolutisht e rendesishme, por nje organ jashte kushtetutes, ne rolin e hetuesise se monizmit ne forme e permbajtje per te dhene goditje kundershtareve dhe mbajtur popullin nen terror. Une personalisht nuk e besoje te ndodhe nje gje e tille jashte kushtetutes, kjo nuk eshte pjese e strukturave demokratike te nje shteti, vendi eshte kthyer ne fakt ne terrorizimin e popullates si para viteve 90-te, sote njerzit nga frika e kthimit te komunizmit po emigrojne masivisht, kjo eshte per te ardhur keq, nje shtet i till nuk ka cu duhet shqiptareve,nuk besoje se populli do lejoje rilindjen e bllokut te kuq komunist qe e terrorizoje kete vend per gjysem shekulli te ngrere struktura te tilla.
Jam plotesisht dakort me ty. Nje vegel me shume ne duart e pushtetit qe sjell vetem abuzime.
Cfare i pengon ket te hetojne tani, psh kryetarin e kuvendit?????
I pengon ai qe Sala e ka ulur ne postin e Presidentit dhe qe nuk eshte i interesuar te luftoje korrupsionin ne Shqiperi
“Askush nga ne, perfaqesuesi te mazhorances, nuk i ka lejuar vetes komentimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese…”. Po ketu tek TEMA lexojme “Spartak Braho: Kushtetuesja dhe vendimit me te keq. Kjo eshte nje sfide qe ka bere Gjykata Kushtetuese …”. :/ http://www.gazetatema.net/web/2015/04/21/byroja-kombetare-e-hetimitbraho-do-te-ngrihet-kushtetuesja-dha-vendimin-me-te-keq/
Ju te dy se bashku komentus me PD qe su pelqene byroja e hetimit besoj qe e dini qe eshte sugjerim i SHBA dhe jo ide e PS Nuk e mbani mende nga 90 – 95 ai psikopati per cdo problem thoshte e bejme se na thote Amerika Kurse nga 96 e deri me sote si ne rastin konkret nuk e ze ne goje qe eshte ide SHBA por mbeshiet mbase gjykatave te koruptuara sepse Byroja e Hetimit do meret me politikanet prekuroret dhe gjykatsit e koruptuar Dele ai gagaci ne televizore dhe thote se Edi Rama shkel vendimet e gjykatave Po ka bythe le te thote qe sduam te bejme si thote SHBA
O njerez a e kuptoni sa e rezikshme eshte ngritja e byros (politike)te hetimit,e cila perqendron ne dore te Edvin ajdutit nje force maramendse,imagjinoni nje psiqik pervers sic eshte ai se cfare munde te beje,kjo strukture eshte e njejte me ate te ish sigurimit te shtetit,por vetem ka nderruar emrin.Perse nuk e kundeshtuan kushtetuesen keto derra kur hodhi poshte ligjin e “:Lustracionit”apo u interesonte,ndersa tani do gjejne forma e metoda ta ri ngrene ate.Me demek edhe prokurorin edhe gjyqtarin edhe policin,kjo pra eshte byroja e hetimit,mos gezojme shume neve te mjeret,se ajo byro nuk do kete asgje me ujqerit me mantel,por me fakir fukarenjte(sic ishte rasti i stuhise elektrike).Sepse ne themel ekziston nje marveshje kriminale e fshehte qe here pase here bene rrotacione politike ne favor te njerit apo te tjetrit duke mbytur cdo force te trete(sidomos te pavarurit qe i kane futur vete)Duhet ti gezoemi instuticionve te pavaruara, qe jane themel i demokracise.(imagjinoni fuqin e kesaj byroje,kur dy drejtuesit kryesor marin vendime ne efektin e narkotikve????).E thashe me pare,kjo vlene edhe per ate qeveri qe do vije me pase gjithmon mbase marveshjes(ne mos qofte ajo e Ramiz Alise)
Z. Minister, si i pa kuptueshem deklarimi juaj per Gjykaten Kushtetuese, respekti per kete eshte zbatimi i vendimit te kesaje gjykate pa nje pa dy, sic bete per vendimin e saje kur i tha stop marveshjes tradhetare te Sali Berishes per tjetersimin e territorit detare ne jug te atdheut. Une mendoj se propozimi juaj per nje organizem te tille eshte vetem nje justifikim i paaftesise se strukturave hierarkike te shtetit per ti vene ne pune te bejne detyrat, ose te qendrojne ne krye te tyre sa jane duke i bere ato ne perputhje me ligjin! Mos e kerkoni te strukturat e reja qe mendoni te ngreni, se ngjarja e 21 Janarit eshte zbuluar e tera, por organizmat perkatese nuk kryejne detyrat. Punoni me dosjet e pezulluara per mungese autori dhe rihapni ato qe jane me autor,qe korrupsioni dhe mafia nuk ka e nuk i lejon organet te veprojne. Mos Beni kot ne kurriz te taksapagueseve shtesa te reja, se nuk keni territoret e Rusise dhe te SHBA-se!