Samiti i Brukselit/ Rama takon Mustafën, Gjukanovic dhe Mogherinin

21 Prill 2015, 11:25Politika TEMA

Në Bruksel mbahet sot takimi për Ballkanin Perëndimor i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit” ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka pasur një mëngjes pune me kryeministrin e Kosoves, Isa Mustafa dhe zevendes/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtem Hashim Thaçi.

Në takim mësohet se është diskutuar per projektet e perbashketa mes dy vendeve dhe projektet nga të cilat Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë si rezultat i proçesit të nisur në Berlin nën udhëheqjen e kancelares Merkel.

Kryeministri Rama u takua edhe me Kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanoviç, me të cilin ka diskutuar rreth projektit të autostrades Adriatiko-Joniane, projekt që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë.

Dy Kryeministrat diskutuan edhe mbi projekte të perbashkëta në fushën e turizmit, sidomos në zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.

Kryeministri Rama u takua edhe Komisioneren për Politiken e Jashtme Mogherini, me të cilën diskutoi të ardhmen europiane të vendit tone si dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për të përmbushur 5 prioritetet që e afrojnë Shqipërinë edhe më shume me Bashkimin Europian. /gj.k/

 

2 komente në “Samiti i Brukselit/ Rama takon Mustafën, Gjukanovic dhe Mogherinin”

  1. Klimax says:

    Ky “tip me dy fytyra”, per miqesi, paqe, bashkepunim, reforma e integrim na derdellis jashte Shqiperise, por brenda saj heq masken e deles se bute dhe rikthehet ne ujkun e zi te Ballkanit duke uluritur per “Shqiperine e Madhe”!
    Sa i besueshem mund te jete ky “tip”??!! Sa i besueshem mund te jete ky “ateist” nga familje ortodokse qe deklaron se eshte pagezuar katolik dhe eshte bere synet??!!

  2. Ket iniciativ te pales gjermane si bulldozheri i europes qe eshte gjermania shqipetaret duhet ta shfrytezojne,si popull qe kan shtrirje gjeografike nga budva e deri ne konispol nje gjatesi gjeografike ne 455 km duhet qe shqipetaret ti imponohen kti bulldozheri me projekte te cilat len jasht serbin dhe bejn faktorin shqipetar ai qe meriton te jet ne ballkan,dhe nje ndikim ekonomik ne ket shtrirje gjeografike do te kishte dhe ne ndikime gjeostrategjike ne ballkan,kshtu dhe europa detyrohet dashje pa dashje te pranoje se elementi shqipetar ne ballkan eshte jo per tu mohuar por per tu respektuar,dhe bashkimi ne kso politika gjeostrategjike me perforcim ekonomik e ben te pa shmangshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje