Pas ministrit të Jashtm Ditmir Bushati, edhe kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho shprehu vendosmërinë për gjetjen e mekanizmave që do të bëjnë të mundur vënien në funksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Reagimi i deputetit Braho reagoi në një kohë kur Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anti-kushtetues vendimin e Qeverisë.
“Byroja kombëtare e hetimit nuk është strukturë paralele. Kjo nuk na ndal për t’i shkuar deri në fund ngritjes së byrosë së hetimit. Do të gjejmë rrugën e duhur”, tha Braho, duke e cilësuar këtë strukturë si të domosodshme për të hetuar dhe luftuar disa nga veprat e penale, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duke e cilësuar si vendimin më të keq që Kushtetuesja ka dhënë, deputeti Braho tha se Gjykata ka sfiduar qeverinë për arsye ende të panjohura.
“ Është vendimi më i keq që kushtetuesja ka dhënë. Kjo është një sfidë që Kushtetuesja ka bërë, nuk dua të aludoj mbi arsyet”, u shpreh deputeti i LSI-së.
Sipas Brahos, kjo strukturë pati mbështetje maksimale edhe nga ndërkombëtarët.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i tij nuk diskutohet, por kjo nuk na ndalon ne që të gjejmë procedurat ligjore dhe të shohim ngritjen e saj. Byroja Kombëtare e Hetimit do të ngrihet”, theksoi kreu i Komisionit të Sigurisë.
Me 17 prill, Gjykata Kushtetuese shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ankimimi u dërgua në gjykate tetorin e vitit te shkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike i cili vlerësonte se kjo strukture merrte shërbimin ekskluziv të Prokurorisë.
Byroja Kombetare e Hetimit kaloi në Parlament si pjesë e ligjit për “Policinë e Shtetit”.
Byroja do të ngrihej si pjesë e Ministrisë së Brendshme me detyrën për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit.
Në fillim të muajit prill, në vendin tonë mbërritën për këtë çështje edhe dy ekspertë të FBI-së, të cilët zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm për të dhënë ekspertizën e tyre për ngritjen efikase të strukturës së Byrosë së Hetimit, e deklaruar se do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend./gj.k/
Po ta mer mendja,perderi sa neper gjykata,qe nga kushtetusja,keshilli i larte i drejtesise e deri poshte,jane te gjithe te vendosur nga Sali Berisha dhe ju beni sehir edhe pas dy vitesh qe jeni ne shumice.
po duhen 94 vota per te rrezuar presidentin. cfar te bejne,,i ka nishani ne dore.
nuk e ka shpallur kushtetuta por zagaret e saliut nga frika e hetimit
Dihej qe nuk do te miratohej . Po ta miratonin i binte sikur te thoshin vete se jemi dakort te kemi dike qe na kontrollon . Por eshte e thjeshte kush do shtet ligjor nuk trembet por miraton cdo inisiative te re per lufte lufte kunder korrupsionit. Po te me jepej mundesia do te punoja me kenaqesi dhe pa frike ne ndonje zyre a organizate qe lufton korrupsionin qe po gerryen shoqerine dha ka bere qe njerezit e zakonshem te humbin, mete drejte besimin per nje te ardhme me te mire sic e meritojne. Une vete me kulturen dhe edukimin qe kam si dhe me deshiren per te kontribuar ne zhhvillimin e vendit tim do te pranoja cdo detyre dhe do ta permbushjame sukses detyrimin per te qene korrekt i drejte dhe i pameshirshem me cilindo qe vjedh e abuzon. Jam vetem per masa drastike kunder kujtdo qe nuk zbaton ligjin. Shteti e ka vete ne dore nese do te ndertohet apo jo .Hiqni dore perfundimisht nga te qenit shtet dhe shtetar te korruptuar. Ne burg dhe sekuestrim pronash te gjithe atyre qe kane vjedhur. Dhe eshte shume e thjeshte ti gjesh . Vetem thirri dhe pyeti te tregojne burimin e te ardhurave te tyre. I argumentuan ti gezojne ……nuk di te thote si i ka blere sekuestrim ……Eshte shume e thjeshte vetem se vete shteti duhet te tregoi interes e deshire per kete gje.