Mogerini vlerëson reformat: Shqipëria ka një perspektivë të qartë europiane

21 Prill 2015, 15:27Politika TEMA

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, gjatë zhvillimit të takimit për  Ballkanin Perëndimor Komisioneria për Politiken e Jashtme Mogherini, vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri në kuadër të integrimit europian.

Mogerini tha se këto hapa e afrojnë Shqipërinë edhe më shumë me BE-në.

“Ishte kënaqësi për mua që diskutova sot me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama zhvillimet politike në vend dhe reformat që Shqipëria po ndërmerr, sidomos pasi fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vitin e kaluar.

Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane dhe ne sot biseduam për mënyrën sesi mund të shkohet përpara në këtë proces.

Unë e përshëndes angazhimin e fuqishëm të kryeministrit Rama në rrugën evropiane të Shqipërisë, duke përfshirë punën e nevojshme për reforma.

Ne gjithashtu folëm për dimensionin rajonal dhe unë shpreha vlerësimin për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të qenë një partner konstruktiv në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Mogerini pas takimit me Ramën. /j.h

 

1 komente në “Mogerini vlerëson reformat: Shqipëria ka një perspektivë të qartë europiane”

  1. teuta says:

    Znj Mogerini,cfare reformash vleresoni? Shqiptaret shohim reforma vetem ne sofren e fjaleve,konkrete asnje lloje reforme.Me e keqja te kjo maxhorance ,qe shohim ne shqiptaret ,eshte kpmpromisi me shume finese me opoziten.Ja disa kompromise :
    -Hapja e dosjeve,te zbuloje kriminelet e diktatures,me kete kerkon te leje te lire kriminelet e qeverise djeshme e te sotme.
    -Bene denancime per krimet ekonomike ,ne ate forme sa per t’i hedhur hi syve shqiptareve dhe fundi atyre u mbyllet ceshtja
    -Denancimi (korigjimi hartimi) i Tahirit per ish ministrin e rendit per 21 janarin,eshte jo per viktimat e 21 janarit.Me dhenien e urdherit perdorim te lendeve homogjene apo lakrigjene,per Bashen nuk ka asnje ligj ta perfshije ne krim,por i mbyllet edhe kjo veshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje