Genci Xhixha, i dyshuari si organizator dhe financues i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, po hetohet edhe për akuzën e “pastrimit të parave”.
Burimet pranë Prokurorisë së Tiranës thanë per ABC se drejtoria e pastrimit të parave pranë Policisë së Shtetit, ka sjellë në prokurori një material voluminoz për Genci Xhixhën, i shpallur në kërkim dhe nënën e tij 64 vjeçare, Maria Xhavara.
Ata dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër kohore, kanë kryer transaksione të shumta parash nëpërmjet agjencive të transferimit të parave dhe permes llogarive bankare.
Të gjitha këto transaksione po verifikohen pasi sipas akuzës, rezulton se Xhixha ka dërguar shuma të mëdha parash në Shqipëri, por edhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë.
Referuar materialeve të sekuestruara pranë agjencive të transfertave, rezulton se në Shqipëri parate që dërgonte Genci Xhixha nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja, i tërhiqte nëna e tij 64 vjeçare dhe në disa raste, edhe nipi i Enver Hoxhës, tashmë i arrestuar, Ermal Hoxha.
Ky i fundit, sipas dosjes së Prokurorisë, ka tërhequr shuma të ndryshme parash te derguara prej Xhixhës, të cilat shkonin deri ne 3000 euro.
Sipas prokurorisë, ajo që bie në sy nga ana e hetuesve, janë transaksionet e shumta që Genci Xhixha ka bërë nga Kuba e Kanadaja në drejtim të Panamasë.
Nuk jepen konkretisht shifrat e këtyre transaksioneve, por mendohet se ato shkonin ne disa milion euro.
Justifikimi per to ishte se po investonin në ndërtimin e një spitali dhe te nje paneli diellor në Panama.
Në ditët në vazhdim, hetuesit thonë se pritet të bllokohen të gjitha llogarit bankare në emër të Genci Xhixhos dhe nënës së tij, e cila do të merret në pyetje.
Nuk përjashtohet mundësia e pyetjes edhe të nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalit, që ndodhet i izoluar në paraburgimit “Mine Peza” si i dyshuar në rrjetin e trafikut të drogës dhe përpunimit të saj në laboratorin e Xibrakës.
Pak ditë më parë ekspertë te policisë shkencore të Minisrisë së Brendshme njoftuan se në lëndët kimike të gjetura brenda laboratorit të Xibrakës ka përmbajtje kokainë, por pa saktësuar sasine e saj.
Ndërsa në momentin e arestimit të 9 personave të dyshuar si të përfshirë në këtë rrjet, janë sekuestruar rreth 20 kg kokainë.
Pordhe me rigon i thone kesaj.Konsum per shtyp.
…Shuma te medha qe shkonin deri ne…3000 Euro !!!!!!!!
Jeni ne vete!?
Tre mije Euro transferta,po i bejne dynjaja qe smeren fare me droge, dhe duken shume ne kete rast?????
o cuna po cfare lodheni, titulli ka miliona euro trasaksioni pastaj flet per 3 mij euro, hahah barcalet e gazetarucve
Lajm limonate. Po kanadaja nuk eshte vend I botes se trete qe mund te besh keto lloj transaksionesh, e aq me teper te marri Prokuroria jone informacion nga Bankat
3000 euro shuma marramendese??????
Nga Kanadaja ky zoteria paska bere pastrim parash….kush e beson ate gje.Ne Kanada te thyjne ne mes ne e gjejne qe eshte lek i bere ne forme kriminale.
Te gjitha organet e shtetit duhet te hidhen ne veprim, te gjitheti fusim ne burg, sepse keshtu edhe ata qe i kane investimet ketu do ti trasferojne jashte dhe keshtu punesimi shtohet e vendi zhvillohet nga asistenca qe shteti e shoqeria u jep te pa puneve,e atyre qe punojne, me mire te ham bare se sa te zhvillojme vendin edhe me parat e droges, ne duhet te japim shembull ne bote qe parat e pista nuk i pranojme dhe jo vetem aq por edhe poseduesit e tyre i futim ne burg, vendit i mungon vetem gardhi me tela me gjemba gjate gjithe vijes se kufirit shqiptar,sic ka qene dikur, shqiperia per te qeshur, shqiperia per te qar.
E meritoka mbiemrin ?
“tashmë i arrestuar, Ermal Hoxha.
Ky i fundit, sipas dosjes së Prokurorisë, ka tërhequr shuma të ndryshme parash te derguara prej Xhixhës, të cilat shkonin deri ne 3000 euro.”
këto janë shuma që dhe amerika nuk i ka!!të jashtëzakonshe,të pa imagjinueshme për një banor të amazonës braziliane!!
deri në tre mijë €!!
e pa besueshme!!nuk ka bankë në botë që të zotërojë një shumë të tillë!!
po ta marri vesh dragi ka për ti rënë të fikët!!me këto shuma kishte për ta nxjerrë greqinë jo vetëm nga kriza por kishte për ta çuar në hpsirë dhe dërguar në p… sëmës!!
Gazetare amatore .Besoj studentet me te dobet qe kan te drejte te mos paguhen nga pronaret se prandaj i marrin ne pune . Shume marramendese tremije euro max … Hahahah trasferta milionare nga Kanadaja drejt Panamase .Edhe Cia apo Fbi sdo ishin kaq te zot te hynin ne sekretin e bankave ..o kokrra katunarve ne Kanadaa ste len as 100 dollare ne bank po si dhe llogari se nga kan ardh ..
Ky artikull nuk kishte ndonje gja te jashtzakonshme per me komentu komentusit…per vec shumes 3000€. Pse budall asht artikull shkruesi.
Sa mirë dhe sa shpejt ja paskan gjet llogaritë dhe pastrimin e parave këtij Xhixhës këta prokurorët tanë, që nga Kuba e Kanadaja e deri në Panama!
Pse nuk veprojnë me këtë “kompetencë”, zell, profesionalizëm dhe shpejtësi edhe për mafien politike shqiptare, llogaritë dhe transfertat e tyre këtej rrotull, si në Qipro, Maltë a Zvicër, por ja kanë marrë me gjumë dhe javashllëk, deri sa dosjet e tyre të zënë pluhur a të mbyllen fare.
Duket haptazi se prokuroria jonë e pavarur dhe demokratike është e krimbur nga politika, bën mizën buall për disa dhe e bën mullarin e kashtës vetëm një fije për të tjerët, i lë Gjin Gjonët të mbllaçisin milionat e korrupsionit gyqësor në qetësi, lë Ridvan Bodet të tunden me milionat e korrupsionit qeveritar dhe lë Argita Berishat të pispillosen me korrupsion kryeministror dhe kështu mund të vazhdohet pa fund ma skandalet e grabitjes dhe krimit në Shqipëri.
Jam kurioz të di se sa janë fitimet e Argita Berishës nga studjoja e saj legale që pas ikjes së babit kryeministër nga pushteti?
A janë njëlloj këto fitime në vitin 2014 dhe 2015 me ato para Shtatorit 2013?
A është kjo Argita po aq avokate dhe biznesmene e zonja në 2014 sa ishte ne 2013?
Mjafton kjo për të çuar para prokurorisë akuzat për shfrytëzim pushteti nga familja Berisha, për të përfituar oferta, pagesa dhe projekte që sillnin milionat e tyre.
A janë para prokurorisë shqiptare njëlloj Gjon Gjini, Ridvan Bode, Argita Berisha me Genci Xhixhën, sa për të sjellë një emër.
Eshtë pak qesharake që edhe pas kaq kohe akoma prokuroria na thotë se në lëndët kimike të gjetura në Xibrakë ka përmbajtje kokaine, por nuk na thuhet se sa kokainë.
Nuk dua të mbroj Xhixhën, as bashkpuntorët e tij dhe as kë fshihet prapa tyre, por veprimi me dy standarte i prokurorisë lë vënd për shumë dyshime, manipulime dhe përdorim politik të saj.
Me Kanadane mos u merrni kot se eshte i mbyt ne borxhe!!!
sigurisht qe do jete shtype gabim se duhet te jete 30000euro,,,po nuk ka problem se nje diferenc e vogel eshte,,,,por pika qe nuk I bije asaj nene qe pranonte keto shume kaq te medha nga I biri,,,ne emigracion jemi prej vitesh bejme nje jete me se normale dhe a mund te mendosh qe mund te fitosh nje shume kaq te madhe,,na dhemb shpirti per njerzit qe kemi aty po nje shume simbolike mund tju dergojme se nuk eshte mundesia,,,ajo nene duhet te lidhe kembe e duar dhe te ripet pak e nga pak ,emir I saj vetem nenen nuk mund te quhet ,ajo eshte me fale per shprehjen por eshte nje buce.