VIDEO/ Shqiptari që u rrëmbye në Angli mund të jetë Toni Kurti

21 Prill 2015, 18:50Politika TEMA
VIDEO/ Shqiptari që u rrëmbye në Angli mund të jetë

Policia në Britaninë e Madhe njoftoi sot (21 prill) se një person, rrëmbimi i të cilit në datë 12 prill u filmua nga kamera sigurie në qytetin Brighton, mund të ketë emrin Toni Kurti. Policia e Britanisë së Madhe publikoi gjatë ditëve të fundit komunikata në gjuhën shqipe dhe u përpoq të ndërgjegjësonte komunitetin e shqiptarëve përmes komunikimeve në gjuhën shqipe me shpresë se dikush do të mund të identifikonte viktimën.

Në orën 6 pasditen e të dielës më 12 prill, një burrë u fut me dhunë në një makinë Astra Vauxhall me targë HN05 FPY në Princes Terrace, Brighton, pasi sapo kishte zbritur nga një taksi.

Makina e rrëmbimit u gjet më vonë e braktisur.

Policia nuk ka arritur të identifikojë personin e rrëmbyer, për të cilin dyshohet se është shqiptar nga Shqipëria ose nga Kosova por nga hetimet e shumta të kryera policia ka zbuluar se ai mund të quhet Toni Kurti.

“Disa njerëz kanë sugjeruar se ai mund të jetë një shqiptar i quajtur Toni Kurti, por drejtshkrimi i këtij emri mund të mos jetë i saktë,” tha policia angleze.

Detektivi Karen Mizzi tha: “Një numër njerëzish që e kanë parë videon kanë thënë se besojnë se viktima mund të jetë zoti Kurti, megjithëse emri i tij mund të shkruhet ndryshe ose ai mund të përdorë disa emra.”

Policia thotë se është e shqetësuar për fatin e tij dhe se i lutet çdo personi që mund të ketë informacion mbi të, të kontaktojë urgjentisht autoritetet.

Policia ngriti akuza ndaj dy personave: Gazmend Mula, 29 vjeç, i akuzuar për tentativë rrëmbimi me dhunë dhe bashkëpunim në rrëmbim si dhe për posedim droge me synim tregtimin.

Ilir Hasa, 23 vjeç, akuzohet për tentativë rrëmbim personi dhe bashkëpunim si dhe për posedim armësh në mënyrë të kundraligjshme.  Ata kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg dhe pritet të dalin në gjyq më 7 maj.

Policia thotë se është në kërkim të të paktën dy personave të tjerë në lidhje me rrëmbimin.

9 komente në “VIDEO/ Shqiptari që u rrëmbye në Angli mund të jetë Toni Kurti”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Ose kurti par ramy. Nje nga te tre

  2. elinor,.,..,, says:

    Te thuash “Shqiptari qe u rrembye ne Angli mund te jete Ismail Kadare” ka kuptim se te gjithe e njohim Kadarene. Por kur thua “… mund te jete Toni Kurti”… kush dreqin eshte ky Toni Kurti?!! “Shqiptari i rrembyer ne Angli besohet se quhet Toni Kurti”, keshtu shkon titulli mor ti me te mesme!

    1. Pelasgian says:

      Bravo bravo elinori ……pse s’futesh ne stafin e Temes t’iu mesosh profesionalitetin ktyre harbuteve !!!

      LOL!!!

    2. Berti i Menkulasit says:

      Jam plotesisht dakord me ty. NUk eshte hera e pare qe tema na habit me keto lloj titujsh. Toni Kurti e paste te lehte dherin po te jete poshte dhe te mbledhe mendjen po te jete siper por Tema duhet te mledhe ca cuna e goxa que dine shkrim e kendim dhe qe i kane bere te gjitha vaksinat para se te shkruajne idiotlleqe te tilla.

    3. Fuat says:

      He se e gjen sokol balla ne skype…

  3. sit back.. and relaks →→→ says:

    VK, qerim hesapesh me njeri tjetrin.

  4. Toni says:

    Na moren fytyren rrace e keqe! Sa patriota qe jane Shqiptaret? Vetem njeri tjetrin vrasin dhe vjedhin, si
    asnje rrace apo komb tjeter ne bote.

  5. tfgs says:

    vazhdojne sunitet te shtojne black list-en e krimineleve neper Evrope……….

  6. Respekti per nje patriot njihen ne raste te tilla ,pasi ne nje vend te huaj (Angli rasti i sotshem por mund ti ndodhin ndonje tjetri neser psh ai tipi qe fshihet mbas nic elinor ,ku nuk do beje asnje lajm) i rrembyer nje i ri,larg familjes dhe nje Gazete apo TV te ndihmon me anen e emrit dhe mbiemrit,dikush qe e njeh’h lajmeron familijaret dhe te afermit e djalit te rrembyer.Gazeta ben mire qe jep lajmin me emer-mbiemer pasi te gjithe vendet e zhilluar po te njejten gje bejne.
    Si perfundimi edhe per kafshet shtepiake qe dikujt i largohet dmth humbet per momentin i zoti i kafshes ne vendin ku jetojne jepe alarmin dhe jo
    per nje jete njeriu ne rrezik shqipfolsit jane kunder,popull mizerie…..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje