SHBA reagon për Byronë e Hetimit: Mbështesim krijimin e një organi ligjzbatues me autoritetin për të hetuar kriminelë apo zyrtarë të korruptuar

21 Prill 2015, 18:19Politika TEMA

E pyetur nga Zëri i Amerikës, pas komenteve të autoriteteve shqiptare, ambasada amerikane përmes një zëdhënësi shpjegoi se sic ka komentuar kohët e fundit edhe ambasadori Donald Lu, ajo “mbështet krijimin e një organi ligjzbatues me kapacitete të avancuara hetimore dhe autoritetin për të hetuar kriminelë apo zyrtarë të korruptuar në nivelet më të larta.

Zyrtarë të FBI nga SHBA së fundi ishin në Tiranë për të diskutuar krijimin e një Byroje Kombëtare të Hetimit dhe për të ndarë ekspertizën e tyre për të mbështetur përpjekjet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve.

Sigurisht, Byroja – shpjegoi zëdhënësi – duhet të përputhet plotësisht me Kushtetutën e Shqipërisë, prandaj opinioni dhe udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë do të jenë shumë të rëndësishme për të ndihmuar ligjvënësit shqiptarë që të përshtasin ligjin e tanishëm dhe për t’u siguruar që do të jetë kushtetues.

Do të jetë e rëndësishme që çfarëdo ligji i rishikuar të hartohet në mënyrë tërësore dhe përfshirëse”, përfundoi zëdhënësi.

4 komente në “SHBA reagon për Byronë e Hetimit: Mbështesim krijimin e një organi ligjzbatues me autoritetin për të hetuar kriminelë apo zyrtarë të korruptuar”

  1. populli says:

    DUHET HAGA,VETEM HAGA mund te VLEJE sot.Te tjerat jane gure nen rrota.Stop!

  2. Z/Kallami says:

    Te falenderohet kontributi i Amerikes per udherrefimin e krijimit te institucionit te ashtuquajtunin Byro hetimit.
    Me tu miratue ne kuvend i dalin pune kesaj byroje sa mendja qeder ka.Ka nji bagazh 25 vjecare e i duhet te gjej fillin nga 1990 e deri sot 2015.Kryet e fillit asht dora vete Berisha me slloganin e numrit te telefonit per te matur pulsin deri ku ka shkue korrupsioni i simbiozes pa u diktue ne popull.Zinxhiri do bahet teper i madh me hallkat njeri mbas tjetrit me Argiten 3 miljon Euro per nji licens biznesi,ekspluzioni mbi Shkelzen nen hundet e Mediut nji koqe ministri qe u pershendet nga babai i shkelzenit per pune shume te mire qe hodhi gjithe fshatin ne ere.Vrasjet e 4 njerezve me komande te eprorve,me 21 janar 2011.

  3. sit back.. and relaks →→→ says:

    A ktyne vetme nji byro ju vje hakut, byroja e xhaxhit. Po mire mo vlla, prokuroria nuk quhet me organ ligjzbatues, hetues me kapacitete te avancuara hetimore dhe me kapacitete per te hetuar zyrtare apo kriminele te korruptuar etj? Une e marr vesh se ca do te beje rama me ket byrone po habitem pse kaq koqe i di njerezit rama. byroja e hetimit me kompetencat qe do kete dublon disa institucione duke kryer te njetat pune si prokuroria apo policia, i vetmi ndryshim nga prokuroria eshte varesia, prokuroria eshte e pavarur, byroja do jete nen varesine e kryeministrit. dmth meqe nuk fusim dot ne dore llallen krijojme institucione paralele. hic me shume e as me pak sesa bente berisha kur ishte ne pushtet. tani, ta zeme se u krijua kjo byroja, e mendon rama se largqofte kthehet berisha ne pushtet neser c’do ti beje opozites me kete byrone e hetimit qe do ja lere rama dhurate? ka per ti nxjerre uje te zi rames apo kujtdo qe do jete ne opozite. Nqs duan ta krijojne nje orgnizem te tille ath te mblidhen e te dnryshojne kompetencat hde punen e prokurorise ne kushtetute e pastaj te bejne ca t’ju doje qejfi. edhe pak dhe do i stampojne njerezit me microchip si delet e sdo kete me nevoje njeri as per shenja gishtash e as per pashaporte. do i skanojne njerezit sic skanojne mallin para se ta fusin ne magazine.

  4. Flamur_Vlore says:

    STE LENE GJYKATA ME GJYQTARET ME TE ZI NE EUROP SI MUND TI BEJNE KETE VETES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje