Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, prezantoi sot Planin Kombëtar të Veprimit për Rinisë 2015-2020, një dokument i cili do të shërbejë si manual për çështjet e rinisë. Në një takim të zhvilluar me një grup të rinjsh në Qendrën Rinore të Tiranës, Veliaj tha se Plani për Rininë vjen si një udhëzim për punësimin e të rinjve, arsimin profesional, praktikat mësimore, buxhetimin e qendrave rinore etj.
Ai shtoi se, për herë të parë, me këtë Plan çdo ministri do të njohë detyrat e veta specifike që lidhen me rininë. “Qeveritë pa një plan, kanë mungesë serioziteti sepse askush nuk ndërton një shtëpi apo zhvillon një biznes pa patur plan”, u shpreh Veliaj. Gjatë takimit, ministri Veliaj njohu të rinjtë edhe me vendimin e qeverisë për të njohur praktikën e shkollës së lartë si vit ekperience pune për konkurset në administratën publike.
“Ka shumë të rinj që duan të punësohen në administratën publike dhe që të punësohen duhet të kalojnë disa burokraci, si për shembull, vjetërsia në punë. Ti mund të jesh i shkëlqyer, të kesh ide të mrekullueshme dhe të jesh i aftë, por je pa eksperiencë. Por, ku do ta marrë eksperiencën një i ri të cilit i kërkohet një vit eksperiencë pune? Ndaj më vjen mirë që udhëzimi i ministres së Administratës Publike, që praktikat studentore të quhen si vit eksperience në punë, u heqin një barrë të madhe të rinjve që duan të punësohen në administratën publike”, shtoi ministri Veliaj.
Gjithashtu, ai u ka kërkoi të rinjve të mos qëndrojnë indiferentë, por të angazhohen në këshillat e ardhshëm bashkiakë, pasi vetëm kështu do bëhen avokatë të interesave të tyre. “Politika i ka të gjitha shanset për të qenë një instrument në dorën e çdo të riu për t’u bërë avokat i ëndrrave të veta. Ndaj do ju ftoja të angazhoheshit, pavarësisht bindjeve tuaja politike, për ta diktuar ju politikën. Ftoj të gjitha forcat poltiike që t’i hapin Këshillat Bashkiak për të rinjtë”, tha Veliaj.
Veliaj gjeti rastin t’u sugjerojë kandidatëve për kryetar bashkie që të krijojnë hapësira të posaçme publike, të cilat të shërbejnë për të rinjtë që duan të zhvillojnë një biznes. “Do doja të kishim një kthim të hapësirave publike për inkubatorë për biznesin, si një mundësi për të rinjtë që duan të kthehen në sipërmarrës sepse besoj se vështirësia e parë e të rinjve që duan të nisin një biznes është të paturit një zyrë dhe disa këshilla”, përfundoi Veliaj.
Urime. Kyetari I ardhsem I Bashkise se Tiranes.
Urime .Lum nena qe te ka
te lumte per punen qe ke bere, keshtu su ju te kishim
Urime!!! Very hard working person!!!
N.q.s do te kishte vene njerez si ju ne te 61 bashkite atehere te gjitha do te ishin te fituara
Te lumte.detyren e pa bere nga te tjeret .te lumte,do te mbahesh mend.Suksese.
Si do vjedhi erioni ne emer te Rinise. Duke bere mbremje tek blloku? Apo duke quajtur lypsat Bizens social. Apo duke bere vella emoter Jonida e rubin Beqo bashkepronareqendrash rinore me fondet e buxhetit. APo duke i bere te rinjte fasoneri apo call centera, apo duke vjedhur fondet e rinise nepermjet koncerteve, apoduke i dhene fonde vellait te tij ? Erion veliaj duhet futur ne burg
o altin goxhaj mjaft u more me veliajn po gjej naj nuse
Nuk me duket aspak e drejte qe ky “supermani” te jete edhe Minister edhe kandidat per bashkine e Tiranes ne te njejten kohe. Qenia Minister i jep atij nje avantazh te dukshem krahas kandidateve te tjere aq me teper meqenese ai ka ne dore shpalljen e programeve te tilla per punesimin e rinise e te tjera “fluturo me presh ne b…” si keto.
Dorehiqu nga posti i Ministrit, Erjon, pastaj na trego perralla!
Oh, edhe dicka tjeter: terhiqi mbrapsht keta zagaret qe ke leshuar ketu per propagande!
nuk ikin ato jane ketu deri me 21 qershor, kane rolin e papagallit. Veliaj eshte nje nga pergjegjsit per eksodin e dyte te shqiptareve, sepse ka drejetuar ministrin me buxhetin me te madh dhe mirqenien e ndriti /
nje zagar eshte po leh sa per 20-te
Ik tek fariu dhe fevziu se ajo eshte stalle per ty.Veliaj e ka te sigurt fitoren derrmuse.