Pse po rrezikon të gabojë Top Channel me Sokol Ballën?

22 Prill 2015, 09:13Politika TEMA

Nga Baton Haxhiu*

 

Sikur Sokol Balla të ishte adoleshent, videoja e tij e shpërndarë në internet dhe që mund të sjelle largimin e gazetarit nga emisioni “Top Story” do të quhej thjeshtë një kalamanllëk.

Por, kur je i rritur, e sidomos kur je person publik, mbase duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm, duke e pasur parasysh se abuzuesit dhe dashakëqijtë në faqet e internetit janë të pafytyrë dhe të pandjeshëm ndaj kënaqësisë së perversitetit në doza të kuptueshme të një mashkulli, apo femre, në një ambient të mbyllur, privat dhe intim.

Në rastin e Sokol Ballës, spiunët fituan në raport me jetën normale duke e publikuar mënyrën private të kënaqësisë së njeriut, e cila kur del në publik shndërrohet në mëkat dhe herezi.

Për një çast epshor, në sferën publike shndërrohesh në monstër dhe bota jote në të cilën ke investuar me dekada fundoset prej hipokrizisë publike.

Nuk e di ku e ka fillin moralizimi i seksit dhe masturbimit në publik, por meqë fjalët që i përdora ekzistojnë në çdo leksik zyrtar dhe diskurs botëror, atëherë është i papranueshëm dënimi i ashpër dhe i menjëhershëm nga cilado instancë.

Më kujtohet gjithë ai perversitet shkronjash që ishte shigjetuar ndaj Inis Gjonit dikur, në një moment intimiteti me të dashurin e saj.

Para disa vitesh edhe ndaj Edi Ramës u çuan peshë shumë akuzues – që tash janë përkrahës të tij – duke e fyer dhe sulmuar për disa fotografi të kënaqësisë lakuriqe në plazh.

Pse ka një akuzë morale për një gjest “të pamoralshëm”, që bëhet me pajtueshmërinë e të dyja palëve dhe zhvillohet brenda mureve të privatësisë?

Për habi, gjuha dhe qasja në publik ndryshon krejtësisht kur po i njëjti veprim i kënaqësisë emocionale transformohet në një akt tjetër duke u bërë akuzë publike – ku abuzimi është fjala më e vogël.

Personalisht, nuk dua të merrem me moralizimet e pamoralshme sepse, siç ka teoretizuar edhe Sigmund Frojdi, pak a shumë të gjithë kemi doza perversiteti dhe shfaqja e tyre varet nga faktorë të ndryshëm subjektivë dhe objektivë.

Fërkimet e të gjitha llojeve me të cilat ballafaqohet një personazh publik e bëjnë atë të jetë shënjestër e shumë njerëzve. Lufta e të gjithëve, qoftë edhe me heshtje, kundër një njeriu publik në një moment pakujdesie të tij, bëhet e vrazhdë, e fuqishme për ta rrënuar, duke e lënë në vetmi, në pakujdesje dhe në rrënim total të personalitetit. Pse ndodh ky abuzim i moralitetit në publik mbi “të pamoralshmen” emocionale brenda mureve?

Imazhi i parë: Pse një perversitet që është brenda kornizave të zakonshmërisë njerëzore, sapo del në publik, në ëeb faqe apo në media, bën që ai ta marrë trajtën e një çmendurie? Dhe, pastaj, menjëherë vjen një heshtje e të gjithëve ndaj një “perversiteti”, të cilin shumë prej tyre e kanë imagjinuar apo realizuar.

Ky gjest dhe kjo situatë është e shfajësuar nga të gjithë kur bëhet nga një i panjohur, në çdo kohë, në secilën hapësirë të mbyllur, por fajësohet porsa del në sipërfaqe një emër i përveçëm publik, si Sokol Balla në këtë rast.

Imazhi i dytë: Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti.

Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?

A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?

Sokol Balla ka mundur të dënohet për disa pakujdesi te tjera profesionale, që ngjajnë me spiunimet e padinjitetshme dhe të pakujdesshme profesionale, sikur këto të internetit, por jo për atë gjest intimiteti. Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë.

Pse Sokol Balla duhet të jetë viktimë e një spiunimi dhe pabesie? Pse duhet të jenë spiunët fitues mbi një dëshirë emocionale të njeriut që e ka të drejtën e plotë të ndjehet si t’ia dojë qejfi brenda shtëpisë së tij?

Imazhi i tretë:  Të gjithë ata që e morën vendimin për përjashtim, por edhe ata që heshtin duke mos e mbrojtur Ballën nga abuzuesit spiunë, mund të kenë momente perversiteti më të dallueshme dhe më të rënda, ndoshta edhe diku të filmuara, por janë duke harruar se një ditë të gjithë mund të jenë viktima të së njëjtës hipokrizi moraliste që na vjen nga mediokriteti.

Abuzimi emocional që i bëhet Sokol Ballës është një formë e abuzimit ku kryerësi përdor frikë, poshtërim apo sulm verbal për ta minuar respektin e viktimës.

Shumë njerëz mendojnë se në qoftë se ata nuk janë duke u abuzuar fizikisht, ata as nuk po abuzohen. Kjo nuk është e vërtetë.

Abuzimi emocional që ka bërë bordi i Top Channel është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjykuar për shkak se kjo është gjendje delikate. Abuzimi emocional nuk lë gjendje fizike. Shkatërron!

Abuzimi emocional me kalimin e kohës shkatërron një person – shkatërron vetërespektin, besimin dhe gjykimin e tij.

Ky vendim i Bordit të Topit mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës.

Ashtu si format e tjera të abuzimit, abuzuesit emocionalë përpiqen që ta mbizotërojnë personin tjetër – me pushtetin e spiunimit brutal. Një abuzues emocional, lufton me ndjenjat e pafuqisë së tij – pra, të Sokolit.

Duke ditur se çfarë mendojnë ata që e dënojnë Sokol Ballën, po i them Bordit të Top Channel se pse duhet t’i refuzojnë spiunët dhe ata që abuzojnë me privatësinë:

1. Ju në këtë mënyrë mund të ndihmoni në parandalimin e abuzimeve në të ardhmen.

2. Duhet ta vrisni frikën që na kanoset nga ky hipokrizim moral, i cili bën që shumë njerëz shpesh të ndjehen të frikësuar nga partnerët dhe kolegët.

3. Ju me këtë përjashtim do ta ndërtoni një shënjestër duke shmangur tema të caktuara nga frika.

4. Ju me përjashtim krijoni një besim abuzues te spiunët, se të gjithë ne që bëjmë jetë publike meritojmë për t’u keqtrajtuar.

5. Ju pyes: a mos jeni të çmendur të vendosni këso kriteresh të pamoralshme për abuzuesit?

Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë.

Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj.

*Lapsi.al

46 komente në “Pse po rrezikon të gabojë Top Channel me Sokol Ballën?”

  1. intelektual says:

    Po Baton ke shume te drejte jo vetem qe nuk duhet te denohet por duhet qe personi qe beri spihunin per kete gje mjaft private duhet te denohet nga Top Channel.Bordi i Top Chennell nuk duhet te bjere ne nivel kaq te ulet dhe te demtoje Karieren e nje gazetari mjaft te mire si Sokol Balla.Vetem ne Shqiperi ndodh qe Shkaterohet kariera e nje personi per moral nga persona qe jane vete te pamoralshem.Kjo eshte mjaft e ulet,abuzive dhe qe mohon lirine e privatesise dhe intimitetit.

    1. KONICA says:

      NUK JAM DAKORT ME PUBLIKIMIN E FOTOVE TE TILLA PER ASNJE PERSON QOFTE KY PUBLIK OSE JO, POR SHIKOJ NJE DYFYTYRESI NGA ANA E GAZETAREVE PER TE MBROJTUR KOLEGUN E TYRE E KRYQEZUAR CDOKEND TJETER QE NUK ESHTE PJESE E KLANIT TE TYRE.

      BALLA KA QENE HARBUT DHE I PAMESHIRSHEM ME KOLEGET E TIJ, SEPSE E MBANTE VETEN PER SUPER-NJERI, E RRJEDHIMISHT KJO QE NDODHI IA ULI HUNDEN NJEHERE E MIRE, E I DHA NJE MESIM TE MIRE, ATIJ DHE DISA TE TJEREVE TE KALIBRIT TE TIJ.

      TE PAKTEN, NGA KJO NGJARJE DOLI NJE E MIRE!

      1. tr says:

        baton jam pjeserish dakort me ty.
        por keta persona publik kane dhe nje imazh per te transmetuar ne shoqeri…cfare imazhi do te kete qe sot e tutje S.Balla?????
        Nje njeri qe s’mund ti vere fre deshirave te tij deri ku mund te arrije duke qene person publik?????PEDOFILI?????(jam i sigurt qe S.Balla nuk eshte pedofil,po te ngjashem me te????????
        Keshtu qe si imazh per TV ai nuk duhet te shfaqet me ne TV ky eshte mendimi im(mgjs jam i sigurt qe 3 dite zgjat …harrohet

    2. Lulu says:

      Sokol Balla eshte nje personalitet ne fushen mediatike. Ne momentet e veshtira per median dhe politiken shqiptare ai ka mundur te mbaje me shume mencuri ekuilibrat e duhura dhe te veproje me sh. profesinalizem. Cfare rendesie ka per publikun se ben apo jo seks Sokol Balla, si e ben, cfare mjetesh perdor etj.? Te gjitha qenjet e gjalla mbi nje moshe te percaktuar nga zoti, bejne seks. Flasim gjithmone per pjesen e intimitetit.
      Eshte absurde te ulesh vlerat intelektuale te Balles duke e denuar Ate (!!!!) pse ai kenaqet ne INTIMITET. Vertet absurde!!!
      Edhe Bordi i TOP-it po me habit qe gjykon ne kete menyre. TOP-i eshte pararoje per mendjen e hapur. Ska lidhje me perversitetet.
      Duhet te denohen ata qe pergjojne deri ne dhomat e gjumit njerzit!!!

    3. Axhim says:

      merre me mend , tash duhet të mirremi edhe me punën e k te Sokol Balles .Në qdo vend normale Balla do ishtze nje person privat normal po jo edhe publik.Në vendet normale që ne shumicen e herave i marrim vendet perendimore , këto gjera janë publike në vende te caktuara private , po njerëzit publik kanë nje dozë kriteri për vete dhe shoqëria ka më shume se te në doza kriteri për personat publik.Shembulli më i mire praktik per te mos vaqzhdue kot sepse debatet te na e arsyetojnë qdo gjë sidomos debatet gazetareske ,në shoqërite normale(e perdormi fjalen normalle gjithmon po harrojm që ajo fjale ka kritere… dmth NORMË) dorheqjet publike nuk mundtë te krahasohen me vendet tona ka nje disproporcion jonormal ( e tejkalojnë qdo normë …kriter te dallimi ta thmi normalisht 1X100 po mund te jet edhe 1000).Normale ështe sikur dhunuesi ta paraqes dhunimin e shokut te vet si dashuri.Normale ështe pasi shoqëria jonë ende është patriarkale prandaj shoqet duhet të durojnë edhe ca…!eshtë kohë e derrave.,ska fjalë.

  2. Gimi says:

    Batoni ka te drejte: Ne kete vend, vetem perversiteti quhet liri, ndaj duhet mbrojtur me cdo mjet. Sidomos perversiteti me miellin e skaduar qe ben rrugen Serbi-Kosove-Shqiperi.

  3. Ndoc Pali says:

    Po sikur Shpresimi “kanguri speed” te nxirrte videot me vjollcen?!

  4. ropize says:

    eshte dhene urdheri nga lart,nga k/ministri,sepse i ka dale boja tek top stori dhe edi ka gjetur nje person tjeter.ta futen edhe ty o koli.keshtu eshte kush rri pas kalit shqelma ka per te ngrene.fjala e urte popullore thote-pas kalit dhe mbretit mos rri,se e peson.pyet mero bazen per kete thenie popullore.

    1. nn says:

      fjala e urte thote – pas kalit dhe para mbretit

  5. Hilmi kuqi says:

    O ZOTRI QE E MBAN VETEN SE KE 2 PARE MEND
    PROBLEMI NUK ESHTE VIDEOJA SEPSE NUK KA BERE AS ME SHUME AS ME PAK
    ATE QE BEN TI DHE UNE DHE GJITHKUSH TJETER
    PROBLEMI ESHTE SE KY ZOTERIA KA BERE EDITORIALE KA BERE EMISIONE KA DHENE OPINIONE (KUJTOJ QE I KA THENE ISH KRYEMINISTRIT BUCE PLAKE )DHE NE NJE MENYRE APO TJETER KA PERFAQESUAR TOP CHANNEL DHE KU TA DI UNE QE KETO QE KY KA THENE DHE BERE DERI ME SOT KUPTOHET PER LLOGARI TE TOPIT KA QENE TE NXITURA NGA PRESIONI QE MUND TI KENE BERE PER PUBLIKIMIN E VIDEOS …. PER KETE TOPI DUHET JO TA HEQI PO TI KERKOJ EDHE DEMSHPERBLIM PER ULJE REPUTACIONI DHE SERIOZITETI

  6. Filan fisteku says:

    Nuk eshte problemi me publikun se shqiptaret shyqyr Zotit nuk jan aq mendjengushte….rasti qe votuan Ramen pas fotove te plazhit e tregon. Poooor hipokrizine e kenj ju gaezateret….qe linconi politikane si Pango, dhe kur behet fjale per nje koleg tuajin, me vrap solidarizoheni….dhe ketu se ka fajin Topi…..eshte e thjeshte: ne cdo vend te Europes ku duam te shkojme, nqs do kishte ndodhur kjo gje Media do e kishte shkarkuar prezantuesin direkt. Kjo nuk ka lidhje me Shqiperine. Por me disa norma perendimore

  7. Cute s says:

    Per pyetjen e fundit Baton, do ti bien me dore si Kol Palla.

  8. Gezim says:

    Baton me keto qe po thua ti, arsyeton nje person, Pervers publik..mos te shkoj mendja se shpeton nese i hyn rruges se Balles. Ai, sic e pa publiku e kishte vendin ne nje Shtepi Publike e jo ne TOP Ch. Si mendon Baton ..Kush dot’i shtrengonte doren Sokolit pas asaj qe u pa…mos te ndodhe edhe ty ky TURP…?!?!?!?

  9. njeri says:

    Eh more Baton, shume mire qe e denoni kete gjest te shemtuar te cenimit te privatise por pse nuk denoni gjithashtu te gjitha pergjimet dhe kontrollet qe behen gjoja nen emer te nje “armiku” te padukshem qe agencie private apo shteterore shkaterrojne jete njerzish. Kur eshte fjala per njerez te thjeshte eshte normale per ju ndersa kur behni vet viktime eshte e denueshme dhe e turpshme… Ky eshte sistemi qe keni propaganduar dhe qe keni mbeshtetur, mos tu vij keq, normal qe heret apo von do haj edhe koken tuaj…

  10. Pergjigje says:

    Te pakten e pranon qe eshte perversitet.
    Te pakten e pranon qe te gjithe e bejne, dhe tek tv-te e bejne shume kete.
    Por a pranon qe nje njeri qe shet pamjen e tij ne rolin e moralistit qe nga politika e deri tek jeta sociale e zakonshme nuk ka si te jetoje me kete imazh te dyte?
    Nuk kishte mundesi te dilje pak nga “profesionalizmi” e te mendoje per te afermit e femijte e tij? Kush vuan jane ata, dhe “herezia” qendron tek ky fakt. Nje njeri qe analizon boten, nuk paska aftesi te analizoje pasojat e veprimeve te veta epshore?
    Ka shume ankthe pas kesaj video, por kush i mendon nuk i thote, ndersa shumica vetem leshohet me epsh ne “analiza” e percaktime morali.

  11. Kush??? says:

    Thone se ato flliqsira i bejne te gjithe??!!!

    Une s’njoh njeri normal qe te nxjerre bythen ne internet. Juve ke njihni??

    1. koqo says:

      ramen pa tjeter.e paska degjuar ramen sokoli kur ne parlamet tha bjeri bjer bjeri me dore.ky i paska then sokolit-te vertetohet Video se mos ne anen tjeter eshte rama .

    2. Cili ??? says:

      Ai pra . Islamisti qelnbet .

      Me ken mysliman tana i ban.

  12. roland says:

    me vjen keq per vendimin e poshimit nga puna ,cdo njeri ka jeten e tij private,kjo mund ti ndodh gjithsecilit qofte person publik apo i thjesht,jam pro shkrimit te Baton Haxhiut.Nje vendim te tille mund ta merrte bashkshorja te divorcohesh…. qe eshte i divorcuar….

  13. TIRONA RE says:

    ngadale po cfaqet karakteri i kosovareve, ashtu sic i ka bere perendia dhe turqia, te pabese…si vajza e chat it dhe gazetari ne fjale edhe pse ne kahje te ndryshme, mos harroni nje bashkim i mundshem me token ame do nje legjislacion te forte pasi perndryshe u dogjem
    ndersa eshke kollaj te gjendet vajza nga kosova dhe te bej ndonje ‘sqarim’ gjithesesi gazetaret po fillojne te bien pre e sistemeve te ngritura prej tyre qe me rastin e mbertheckes edhe pse ne rastin konkret nuk ka skenar pervec atij te privatcise

    1. koqo says:

      tirona e re.kosovaret nuk merren me qelbesira e as nuk i zgjedhin si ju.mos dhe ty je rilindur nga qeneefi negjmije.ket ter pisllek e filloi rama doshi,prifti,fiks fare sokol balla deshet keshtu ja ku e keni ne lloj.kur zgjedh kryeminister pervers ja se qfare bejne te tjeret.

  14. sherifi says:

    Une them qe Top Channel,nese mer mase per Sokol Ballen, me shume do humbasi pike se sa do fitoi,nuk duhet ti jepet prioritet spihunit.

  15. korcari says:

    Zoti Baton. Tani e tutje S. Balla nuk eshte me i besushem per publikun dhe ti beje moral kur per vehte eshte pervers. Kenaqesia e masturbimit para kameres eshte perversitet dhe pik.

  16. bedri [email protected] says:

    Zoti Baton une e lexova shkrimin tuaj pash thjeshte nje mbrojtje kolegu mire ska asgje te keqe.Po ju kujtoj ju zoti Baton se zoteria eshte nje person publik dhe cfar edukate u jep te rinjeve qe te jesh njeri publik ke keto avantazhe.Pastaj mos te harrojme videon e ministrit pango edhe ai ne shtepi te tija ishte ceshtje private por zoti Balla na jepte leksion se si duhet te sillet nje njeri Ne fude ky eshte morali i njerezve publik ne Shqiperi.

  17. Po cer , boni gam gam ,mer jabanxhinj se na shurdhut veshet .
    Pse cere kujtoni ju se o kaq budall sokoli ballinjve ,
    sa me masturbu live e ma ja rras tjera vidion ta shifni ju jabonxhinjte ?
    Ha,hahahahahahhahahahaaha ,
    koli e ka bo kasten at pune , mi bo rreklam vetes ,mu bo mo VIP se cer o ,
    me thith vmendjen e jabanxhieve qe na myten Tironen tone .
    hec aty daku sa ti hyj jabanxhijve njai meraku

  18. Charlie says:

    Sokol Balla eshte person publik… Dhe si I tille duhet te mbaje pergjegjesi per sjelljet e tij me publik dhe ambiente private.
    Si mund ta bej punen e tij si gazetar , kur do ti duhet te vere para pergjegjesise nje politikane dhe ti veje ne pyetje integritetin pa patur frike mos ja kujtojne kete histori.
    Fakti eshte z.Balla e ka humbur integritetin e tij me kete rast dhe si gazetar eshte i hapur te shantazhet, dhe si rrjedhoje e ve pozicionin e tij dhe te punedhensit be jeopardi.

  19. Ire abc says:

    Sokol Ballen nuk e njof personalisht por vec nga tchanel…Me eshte dukur cinik por i lexuar dhe profesionist.Por dua shume qe ti them:Sokol mos e …fare!Te gjithe ne qe shkruajme dhe ata qe marrin vendime e firmosin kane berr te njejtin veprim qe ti beje ne ate video…Turpi i shoqerise tone eshte shume here me i madh se “ai turp” qe ti perjeton…por tek e fundit nuk shof se ke gabuar gjekundi dhe per kete ske pse akuzohesh e perndiqesh. Po sikur gjithe qeverise e opozites tju futen ne krevat naten cfare duhet te bejme?A mos valle duhet mohojme se prej cilit akt te gjithe lindim ne kte jete?
    Miqt e tu te medias nuk duhet te te mbrojne…ata thjeshte duhet te tregojne se kane ber me shume se nje here ne jeten e tyre skena “hot e super hot”…
    Sinqerisht vec nje gje skuptoj:Si ka mundesi????Ti qe je aq i kujdesshem per veshjen si mundesh te mos tregosh kujdes ndaj k…ve????
    Sokol mos caj koke se shoqeria jone eshte hopokrite ndersa lakuriqesia jote eshte nje e vertete qe te gjithe e fshehim.Turp per shoqerine tone…Nuk di si do ndihemi nese ketij personi ja shkrep dhe hidhet nga kati i 7 sepse ne e presuam me komentet tone thua se jemi shenjte.
    Kam nje mendim!
    Kush nuk e paragjykon Sokol Ballen te postoje komentin e vet dhe Z.Zaloshnja le ta beje nje sondazh dhe kemi per te pare se indiferenca do triumfoje mbi pseudomoralitetin qe ka mberthyer qofte dhe bordin e tch.
    eh

  20. Tani says:

    A ju kujtohet si u aksidentua pronari i top medias Artan Hoxha para ca vitesh? Me ke ishte ne makine? Pse nuk u “denua”? Dhe ai ishte me te dashuren edhe pse i martuar e me femije.
    Por ne kete vend kjo gje eshte norme; tradhetia , pislleku, e cdo poshtersi tjeter behet vetem per para. Jetojme ne vendin me te pamoralshem ne bote.k

  21. egoja says:

    Ate videon jam kurioz ta shoh,nuk po e gjej dot ne you tube !!!!1

  22. Luna says:

    Nuk kam ndonje simpati per Sokol Ballen, por kjo qe ka bere Tch eshte e turpshme! Balla nuk i beri ato veprime se e dinte qe do dilte ne publik, atehere po, do isha dakord. Por, ata jane vec nje tufe hipokritesh, qe mund ta kene futur spiunin dhe vete.

  23. Mali says:

    Kur moralin e bejne te pa moralshmit.

  24. viola says:

    Nderhyrja dhe publikimi i jetes private te Zotit Balla eshte shenje e injorances dhe inferioritet qe ekziston ne Shqiperi. Jeta private eshte personale dhe pa kornize brenda njeriut.

    Mentalitete te tilla tregojne sa shume ka ndryshuar Shqiperia qe do hyje ne Europe, shume vone. Anes detit i palare, anes drites i papare…zgjohu shqiptar prej gjumit zgjohu. Te lindesh budalla nuk eshte faji yt por te vdesesh budalla eshte faji yt.

    Te kenaqesh vetveten nuk esht as turp as krim.

    1. freedom4all says:

      Silas teje te gjykosh te tjeret live edhe mbas ekranit te jesh legen nuk paska fare problem. Kur gazetaret merren me jeten private te politikaneve edhe mezi presin qe ato te bejne nje gafe edhe ta shkaterrtojne. Ska te beje me evropen sepse evropa ja qet per vete te palarat atyre qe I bejne. Kur del ne internet ska me private sepse eshte cdo gje publike. Shume mire qe ia nxorren te palarat. Burre i 40+ del si 14 vjecar pa pike turpi. Te gjitheve tja nxjerrin te palarat kur bejne te tilla. Jo me mashtrim por origjinale.

  25. kanina says:

    Ik o Baton trapi! Paske hallin e nje perversi si Sokol zhelja!
    Merru me ndonje gje tjeter, o trap Kosove!

  26. Shkodrani says:

    Ma palaco se ky Baton Haxhiu sahanlepires po ik ne Kosove vmutin do ketej

  27. bardhi says:

    un jam shum i bindur qe shumica e ktyre kritikanteve ktu dhe e njerezve moral qe dalin dhe kritikojn ballen ose jan te tredhur ose impotent se te gjith bejm gjera te tilla dhe i bejm perdit apo disa her ne dite dhe bejme shum me teper. un i pari them qe i kam ber qefin k… tim sa me ka dashur k… dhe do vazhdoj ta bej sa te me doj k… jo per ta degjeneruar muhabetin dhe per kete i kerkoj falje 1 pjese po lexova qe dikush tha qe hajde jepi doren balles. un se njof ballen dhe s me intereson shum ta njof dhe ktu po flas per fenomenin qe ka ndodhur dhe doja te pyesja. ti zoteri i dashur nuk i ke ren ndonje her me dore? nese jo atehere hyn te kategorit e siperpermendura nese po atehere mos u trego dritshkurter dhe ktheje thiken nga vetja se mund te ndodhi dhe ty. a po harrova ti nuk e ben dot se je i tredhur/impotent po kjo s do te thot qe s duhet ta bejme dhe ne qe jemi te shendosh
    gjithsesi mendoj qe ka shum gjera per te diskutuar me te renda dhe te medha se palla e balles. ta lejm te shkretin ne hallin e vet

    1. Elvis says:

      Ti ta besh si te doje kokrra e K…. sepse ti sje figure publike dhe si prish pune njeriu po jo njerez qe perfaqesojne shume me teper se veten e tyre.

  28. riko says:

    Perversi e mbron masturbuesin. O qfarë mjerimi e ka kaplue shoqërinë shqiptare!!!!!

  29. ylli says:

    Po eshte shume e vertete qe topi do te beje gabimin me te madh po te largoje Sokolin ne rradhet e veta sepse ne kete menyre ligjeron kete veprim te ndyre per jeten private dhe qe nga ky moment jemi te gjithe te kercenuar.

  30. me duket se mbiemrin origjinal e ka PALLA ,me B e ka nderuar me vone per arsye etike ,nuk e kuptoj si mund te denohet per kte veper etike ??????? jame dakord me beton vatonin apo vajton sallomin

  31. Nacionalisti says:

    Ptu edhe ti, rrace e felliqur!

  32. Elvis says:

    Te flasim drejt e te rrime shtrembert i thone kti muhabeti

    Sokol Balla sigurisht si individ perfaqeson veten e tij por qenia person publik ai perfaqeson Top – Chanel dhe nje gazetar qe e ndjekin dhe e kane idhull nje numer i madh njerezish duke futur dhe te rinj.

    Prej kohesh flitej per te per natyren perverse e kjo e lidhur me fatet e shume gazetareve apo punojesve te Top Channel qe sic thuhet ( jo me kot) kane kaluar dhe duke ulur breket para Sokolit.

    Jo me kot jane dhe dy divorce te tij si shkak i karakterit te tij te paqendrueshem emocional karshi seksit.
    Nuk me vjen keq per S.Ballen pas cdo popullaritet qe shperblehet me page te mire, me njohuri publike dhe emer te njohur ne qarqet intelektuale ka faturen e tij nese ti gabon qofte kjo dhe jeta jote private ne nje natyre jo shume normale.

    Keq me vjen per te atin e Armina Mevlanit qe pagoj faturen politike te linjes qe ndiqte Tv ku ai punonte vetem e vetem se e bija mori per burre djalin e “armikut” te Top Kanalit.

    Pa bindje politike pa i hyre kraheve , nje figure publike duhet te pasqyroje qytetari, moralitet dhe kulture.

    Koka ben koka peson thote populli

  33. freedom4all says:

    Pse I vjen keq Batonit kur bejne gafa vellezerit gazetare? E verteta duhet the dali per the gjithe. Balla ka familje e mos ti bije me dore me vajza te reja ne internet. E cfare seriozi eshte ky qe gjykon te tjeret ne shown e tij kur eshte per vete per te ardhur keq. E meriton pushimin nga puna. E kush tjeter ben keshtu budallalliqesh ti dalin te palarat. 100% pro publikimit te cdo lloj fotosh e videosh. Per kete pune e hengri dhe Pango se bente si I ndershem kur ishte ashtuy si doli.

  34. Leci says:

    O miq ku mund ti shohim fotot ose videot ne katunaret?

  35. askushi says:

    Prandaj shtepia ne Tirane kushton.
    Ble nje shtepi dhe bjeri sa te duash me dore.
    E ashper tingellon ne fjale, por kur e shef kete veprim ta shpif.
    Por zoti keshtu na ka bere qe edhe te shurojme edhe te dhjesim. Po na moren me kamera na felliqen fare.
    Cfar te bejme Te vrasim veten? Jo more futi ca birra dhe harroje.
    Te hoqen nga puna? S ke cben, puna e tjetrit eshte. Bej punen tende dhe s te heq njeri
    Por une inatin me S Ballen e kam aty qe ky akoma i bie me dore. Me dore i bihet deri ne 18 vjeç. I keni pare disa filma kur thojne se nuk lejohen nen 18 vjeç, per kete arsye e thone.
    Kurse per Pangon inatin nuk me del se e uli veten duke e marre ne telefon vazhdimisht edhe ai sikur ishte nen 18 vjeç, kur “zonjusha hallexheshe” donte ti gjente shtepine.
    Kjo moshe greket e quajne Qerrata. Greqisht qerrata u thojne brinjet, por eshte koha kur qingji behet dash dhe do edhe ai si njerzit seks me delen natyrisht.
    Pra Balla Pango jane qerratenj ne shumes ose Qerrata 1 qerrata 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje