Pak muaj më parë, Partia Demokratike denonconte me këtë foto të Pajtim Serjanit duke dalë nga selia e PS-së, sipas saj, lidhjen e Qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm me krimin dhe bandat.
Kaq mjaftoi për hedhjen e akuzave për lidhje të Serjanit me Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin.
Operacioni i sotëm i Policisë së Tiranës, ku u vu në pranga Serjani ngre dy pikëpyetje: ose opozita i ngriti akuzat për përbaltjen e Policisë, Ministrit dhe Qeverisë pa asnjë lloj fakti, ose Ministri i Brendshëm ka qenë vërtet mik i Pajtim Serjanit, siç thoshte Ristani, por policia ka bërë detyrën duke arrestuar edhe ata që opozita i ka quajtur “miqtë” e Tahirit dhe Ramës.
Pa ditur përgjigjen e saktë të pyetjeve, është e sigurtë se ciladoqoftë ajo, publiku është i vetmi që përfiton si nga veprimi i policisë dhe rënia e murit të pandëshkueshmërisë ashtu dhe nga të vërtetat që nxjerrin zbuluar shpifjet e opozitës.
Për qytetarët ka rëndësi të arrestohen përfaqësuesit e botës së krimit që deri dje gëzonin imunitet nga lidhjet me pushtetin, dhe ky është përfitimi më i madh i të gjithëve.
Rama pabesine e ka ne gen,nuk eshte cudi qe pasi e perdori Serjanin ashtu sic perdori Doshin,ne fund ju beri gropen me qellimin e vetem,ruajtjen e pushtetit.
Tani ta arrestonte policia apo jo si thua veritas?
Uuuaaauuu…Doshi na qeka burri I beses…qe me gjithe se me zor lidh dy fjale , ne top story I nxorri muhabetet te gjitha …ishim te shpia jeme po hanim buke dhe EDI tha please just do it…me I pabese burre ska ku te shkoje. Dhe vrasesi I tij me pagese na rastisi vrases me zemer te dobet. ..si beri zemra ta vriste per 600000 eur sic na tha Saliu qe I di te tera. Aman se na hapi barkun themi ne nga Lushnja.
Si ka mundesi qe eshte arrestu miku I ministrit Tahiri sic thot PD ?.Ristani te shikoje prokurorine dhe gjykatat, qe pasi i arreston policia , ato i nxjerrin te pa fajshem.policia eshte pjesa e shtetit qe pop tregon se eshte ne krye te detyres dhe ne zbatim te ligjit
Arrestimi i këtij zotërisë nuk dëshmon automatikisht se ky nuk ka patur afinitet me PS-në, njohje apo edhe miqësi me ndonjë drejtues të saj. Për mua dëshmon se ai i ka patur me qëllim përfitimi, mbështetje, mbylljen e njërit sy apo njërit vesh, për veprat e kundraligjshme që mund të bëjë. Arrestimi në këtë rast na argumenton se policia nuk është ndikuar nga afiniteteti, njohja apo miqësia, por ka vepruar vetëm në bazë të ligjit.
Eshtë paguar nga PD për të dalë në foto para selisë së PS.
Mos u kolpallisni (mastruboni) kaq shpejt mor cuni. Kyna nuk ka bo noj gjo te madhe. Ka kerku ca pare borxh ke I parelli. Ka per te dale kona shpejt, biles para zgjedhjeve. Ai qetri vrau komisarin e policies ene nashti doli ene u bo deputet, ene hyni ne kualicion me komandantin per te shku drejt fitorjeve te reja.
Ira dhe mira pershendetje dhe respekte ! deshiroj qe tju rikujtoj se zoteria ne fjale eshte nje person i denuar nga gjykata e krimeve te renda. perpo kesaj fotoja nuk eshte aq domethenese sa duket per arsye se cdokush mund te beje foto si per qejf dhe dashuri por edhe per gallate dhe per tu tallu. fakti eshte se zoteria ne fjale eshte pjese e nje grupi i cili ne rrethe shoqerore dhe tek tuk ne media eshte permendur si ” kamikaz” i sajmirt tahirit! cmund te themi me shume …..
Lidhja e politikes me krimin ketu ne Shqiperi, eshte nje realitet si per PD-ne,LSI-ne edhe per PS-ne.Madje kjo ndodh edhe per partite e tjera me te vogla.
Por ne se eshte e vertete per personazhin ne fjale, kjo duhet provuar me fakte dhe jo me kete foto.
Dilni njeher te rruga Kavajes a andej nga parku e kuptohet vet se miq te kujt jane ky bashke me shoke,gazetar leshi te politizuar jo se perfaqesuesit e opozites jane engjej por eshte fakt qe dine te verteta me shume se ne.
Mero, leri furcet. Nuk quhet ndeshkim arresti. Ndeshkim do quhet kur ky person te denohet. Por denimet ketu nuk shkojne deri ne fund sepse policia me prokurorine bejne gabime me dashje ne dosje dhe pastaj gjykata i liron. Pastaj i hidhet faji si gjithmone gjykates sepse askush nuk sheh se cfare pacavureje ka bere policia dhe me pas prokuroria.
ore kush ka qene ky fotograf…qe e paska nxjerre tek ps…hahhahah
si sme ka qelluar mua ta bej nje para ps..