Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar në qytetin e Vlorës kandidatin e PD për bashkinë e këtij qyteti Genci Deromemaj.
Basha tha se për Vlorën, PD i ka besuar djalin vlonjat i cili do të dijë të administrojë punët dhe që do të marrë Vlorën nga duart e oligarkëve.
Gjatë prezantimit nuk munguan edhe shigjetimet për kandidaturën e së majtës për këtë bashki.
Basha tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund arrogancës dhe paligjshmërisë së pushtetit e kjo duhet reflektuar me votën e 21 qershorit.
Ndërkaq kandidati Deromemaj u zotua për angazhim maksimal për të ndjekur politikat e Partisë Demokratike që është në funksion të qytetarëve.
Gjatë prezantimit të kandidatit të PD për Vlorën u vu re prania e deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri, ndonëse kryetari i partisë çame Shpëtim Idiriz ka firmosur marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisje me PS.
Po sot demokratët zyrtarizuan edhe kandidaturën e koalicionit të djathtë në Bashkinë Memaliaj, Sadik Xhelili. /gj.k/
Ky njeri eshte paradoksi me i madh i ketyre zgjedhjeve. Si Kryetar Badhkise me te madhe ka kater vjet, por kete te fundit e ka bere vertet balte duke udhetuar cdo dite neper gjithe vendin, nuk ka lene fshat pa shkelur, si Kryetar i PD-se. Tani ka tre jave qe po i merr me rradhe gjithe qytetetet, perveç Tiranen, duke na prezantuar profilet e kandidateve te PD-se. O Zot!!!!!!!! Si ke fytyre kur ate qe te besuan qytetaret e ke lene ne meshire te fatit…. Si ke fytyre qe firmos ne bordero pa qendruar asnje minute ne Bashkin e Tiranes
Dashamir Tahiri apo Dashi i Havase??? Dhe Basha flet per dekriminalizimin e jetes politike…lol…..
Shikoni 2 duart e Bashes lart si idiot komplet eshte dorezuar ne keto zgjedhje,mos bertit ore idiot se le nam se ngjiresh e cirresh e s’ta fershellen kush.
Te pakten Genci eshte vlonjat rritur ne vlore. Nuk e ka pare vloren per 30 vjet me rradhe vetem nga ekrani tv si ai kandidati rival katapultuar nga Koco Kokedhimja.
Vlora, duhet te ngrihet mbi bindjet partiake duke votuar Genc Deromemaj, si inxhinier, si sipermares.njeriu i vendoset punes , jo partia. Boll me ideale me bindje partiake te verbuar nga ps.
PS nuk ka bere zgjidhje per kanidaturen e Vlores, me mjek radiolog, te pa afte, ne administrim. Qyteti ka nevoj per zhvillim dhe jo per kukulla me kurdisje nga dora e Rames. Qytetaret vlonjat duhet te votojne per te miren e tyre dhe jo te pushtetareve, te ngrihen mbi kultin partiak. Nje mjek radiolog qe ka punuar vetem si fotograf me pacientin nuk sjell risi por vetem perulesi ndaj shefit Rama qe do te jete vete kryebashkiak.