Mark Frroku shtrohet në spitalin e burgut, probleme me zemrën

22 Prill 2015, 20:53Politika TEMA

Deputeti demokristian Mark Frroku ka lënë qelit e paraburgimit 302 për tu shtruar në spitalin e burgut.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sipas tyre, deputeti Frroku ka shfaqur probleme kardiake dhe rreth ores 15:00 ai është shoqëruar në spitalin e burgut, në QSUT.

Mësohet se Mark Frroku do të mbahet i shtruar dhe nën kujdesin e mjekeve deri ditën e nesërme, ku pritet t’i nënshtrohet edhe një kontrrolli te EKG-se, por burime nga spitali thonë se ai nuk ka probleme serioze.

Frroku mbahet ne qelit e paraburgimit qe prej 3 prillit kur gjykata e larte vendosi te ktheje vendimin nga arrest shtepie ne arrest me burg.

Në datën 2 prill Prokuroria firmosi urdhërndalimin për Mark Frrokun për akuzën e vrasjes në 1999 në Belgjikë ndërsa mësohet se ndaj tij janë ngritur dhe 2 vepra të tjera penale.

 

11 komente në “Mark Frroku shtrohet në spitalin e burgut, probleme me zemrën”

  1. tani says:

    hajde vafsh ne pith te semes..

  2. AK-47 says:

    Dyfishoni rojet se do t`ju ike!!

  3. Dean says:

    Hahaaaaaaaaaa….
    New formula.

  4. Llazar says:

    a nuk mblidhen burrat e malesis per te vendosur cfar ka nga zemra Frroku

  5. i semuri says:

    @@ eshte i njohur ky trik, qe quhet “Pacjenti”,eshte nje trik i perdorur nga Mafjozet si fillim ne Amerike, me pase u transportua ne Itali,dhe Mafjozi-Mark Frroku, shfrytezuesi dhe Perfituesi nga Prositucjoni ne Belgjike dhe Hollande na u be i “Semure”….
    @ Shohim se shume Shpejte Gjykata do ta lej me “Burge Shtepiak” per arsye Shendetsore….pse jo?????Gjyqetaret kane nevoj per ndonje “Koqe Leku”,por ne kete Raste behet fjale per te “Mjele” Frrokun, kuptohet edhe Avokatet e Markut Ferkojne Duart..lol

  6. Genti35 says:

    Menyra me e thjeshte per te ikur jashte Shqiperise, per te shmangur burgun….”Kurim jashte shtetit”… E si e luajne zarin keta. Policia, Prokuroria, kini kujdes se do ju bej domino Frroku me dopjo gjashten.

  7. Kole Juncaj says:

    Ia hangert dreqi dejt e zemres

  8. Had tan says:

    Mesuan stilin e Gjikes keta tani..

  9. berisha says:

    filluan pordhet keto me zemren…ku kane zemer keto…i kuron saliu…u dhine trimat …sekuestrojini gjithcka..si ketijdhe dosh kodoshit,,,

  10. realisti says:

    variacion ikje..e pergaditur dhe nen kujdesin e rilindasve

  11. Nuk me intereson se cka bere Frroku por kur shikon deputet si ky them qe e keqja nuk paska fund. Di shume njerez ne qytet qe sdine te lexojne dhe jane ne pune dhe te tjere qe e kane kryer shkollen me djerse dhe rrine pa pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje