Këshilli i Ministrave i jep gradën "Drejtues Madhor" Çakos . U emërua në krye të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Didit

22 Prill 2015, 19:38Politika TEMA

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e ditës së martë, t’i japë gradën “Drejtues Madhor”, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, pas propozimit të bërë nga Ministri i  Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Gjithashtu këshilli i Ministrave miratoi dhe vendimin për mbrojtjen e veçantë të punonjësit të policisë që, për shkak të detyrës, i kërcënohet jeta, familja dhe prona.

Me marrje të veçantë në mbrojtje, kuptohet masat me karakter organizativ dhe profesional për ruajtjen fizike të punonjësit të policise si dhe ruajtja e familjarëve banesave dhe pronës.

Ky vendim parashikon edhe marrjen në mbrojtje të personave të cilët ndihmojnë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtëshme në Berat, të cilët preken nga rikonstruksioni i bulevardit “OSUM”, si dhe vendimin për shpronësim të banorëve të Gjirokastërs të cilët preken nga rikonstruksioni i “Unazës së Jashtëme të qytetit.

5 komente në “Këshilli i Ministrave i jep gradën “Drejtues Madhor” Çakos . U emërua në krye të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së Didit”

  1. dekorojne zagaret e vete ,se cfare vlere kane per popullin nji zot e di?? vijne te tjeret pas kater vitesh dhe dekorojne sejmenet e tyre dhe mbushet administrata ,dhe pastaj marrin pensione te majme nga populli fukara,race me e qelbet se e jona nuk gjen ne rruzull

    1. Toni says:

      Ke te drejte plako mo mire me dekuru dru me preeee si puna e erzen brecanit me shoke njerez te pa shkolle me diplloma te bleme…

  2. pajtimi says:

    Si mos ti jepet grada ” Drejtues Madhor” kur eshte nga tepelena ….. turp per kete Shtet !

  3. luis says:

    Eshte nga Lushnja zoteri dhe mos komentoni kot kur nuk dini asgje apo force e zakonit per saliqenerit qe vetem te lehin.Ky burre do i beje horrat te futen ne vrimen e miut.A nuk po e shihni se qe nga momenti qe u be drejtor i policise kane pushuar tritolet dhe po kapen te gjithe horrat e cdo kategoriet.

  4. komente says:

    Cako nje cope polic ka qene dhe nuk e meriton detyren qe i kane dhene. Vetem sahanlepiresin di te beje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje