Në shkrimin e tij të tre ditëve më parë, ku fliste për vdekjen e Rilindjes, Blushi fliste edhe për ata që i quan “kanabistët”, duke ironizuar këtë grup.
Blushi shkruante në shkrimin e tij për vdekjen e Rilindjes, se duke qenë se qeveria s’ka asnjë ide për zhvillimin e ekonomisë, ka filluar të lobojë për legalizimin e marijuanës.
Por, në ë librin e tij “Hëna e Shqipërisë” (faqe 101-103), botuar në prill 2014, vetën Ben Blushi e sheh si një mundësi të mirë prodhimin e marijuanës në Shqipëri.
“Pyetja është: çfarë vendi do të jetë Shqipëria në vitet e ardhshme? Një vend që blen apo që shet? Një vend që blen dhe shet në mënyrë të ekuilibruar? Apo një vend që prodhon? Dhe nëse prodhon, çfarë prodhon? Shqipëria ka mundësi të kufizuara duke marrë parasysh gjendjen e saj. Se çfarë do të blejë, dihet. Gjithçka që nuk e siguron dot vetë. Se çfarë do të prodhojë, nuk dihet. Ndoshta janë disa produkte me të cilat ajo mund të konkurrojë. Pa dyshim, në vend të parë vijnë mineralet, nafta, energjia dhe pastaj produktet bujqësore dhe, në fund, marijuana. Do ta shpjegoj këtë çështje, sepse e di që shumëkush do të habitet, në mos edhe do të irritohet.
Shqipëria është sot një nga kultivueset kryesore të marijuanës ose cannabis sativa në Europë. Askund tjetër kjo bimë nuk mbillet në këto përmasa, me këtë cilësi dhe me këtë liri. Natyrisht, pa u marrë me arsyet se pse cannabis-i kultivohet kaq mirë dhe kaq hapur, parë me konkurrueshmërinë dhe kërkesën e tregut për këtë produkt, mund ta llogaritësh atë si një të ardhur. Si një fitim. Sot Shqipëria përfiton mbi 500 milionë euro në vit nga shitja e cannabis-it, ndërkohë që remitancat kanë rënë në 300 milionë.
Shqipëria shet afro 1000 tonë në vit marijuanë me vlerë tregu, gati 5 miliardë euro ose sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, pothuajse, një miliard më shumë se buxheti i shtetit. Asnjë nga mallrat që eksportojmë nuk sjell në vend kaq shumë të ardhura. Pa e inkurajuar në asnjë moment dhe për asnjë arsye këtë lloj tregtie, po përpiqem të hamendësoj, duke e klasifikuar atë si një produkt legal, çka edhe mund të ndodhë në njëzet vitet e ardhshme në Europë.
Holanda sot e ka legalizuar konsumin e marijuanës, por jo kultivimin e saj. Natyrisht, kjo kërkesë ka gjetur një ofertë në treg. Ish-kryeministri grek i parafundit kërkoi publikisht (që përdorimi i cannabis-it të legalizohet dhe të ardhurat që vijnë nga taksimi i tij të hyjnë në buxhet. Po ashtu, disa shtete në ShBA kanë nisur të debatojnë fort nevojën për legalizimin e marijuanës, një ose dy prej të cilave edhe e kanë kryer. Megjithëse për kushtet tona të sotme jam kundër, besoj se kjo tendencë do të përparojë në Evropë, në dekadat e ardhshme. Tregu mund të liberalizohet dhe të zgjerohet si pasojë e heqjes së kufizimeve morale dhe mjekësore që ka sot. Dhe Shqipëria, për mirë ose për keq, ka namin e një punishteje të cilësisë së lartë dhe kujdesit të shkëlqyer artizanal. Shqipëria e ka kthyer në zanat kultivimin e cannabis-it, të cilin pleqtë e mbjellin si sattiva, gratë e përpunojnë si hashash, burrat e shesin si drogë dhe fëmijët e shijojnë si mirëqenie.
Megjithatë, pyetja se çfarë burimesh ekonomike do të përdorë Shqipëria për të nxjerrë të varfrit nga skamja, për të ekuilibruar varfërinë mes zonave, mes fshatrave dhe qyteteve, për të shtuar punësimin, për të ulur importet në favor të eksporteve, si dhe për të rritur cilësinë e administratës publike dhe, sidomos, aftësinë e punëtorëve të vet të pakualifikuar, mbetet”, shkruan Blushi në librin e tij.
Por, duket se tashmë ka ndryshuar mendim./b.l
blushi dhe nervozizmat e tij po behen pakez qesharak. po nejse, me mire do behet o blush se me keq skishte ku te shkonte ?
“Kanabistet” e Z.Blushi jane shume duke perfshire dhe ate vet!Koco kokedhima i njohur si oligarku i brigjeve jugore por edhe i gjithe shqiperise, eshte nismetari por duhet permendur ketu edhe konumatoret e kanabisit sic jene ish militantet e G99 dhe organizates Mjaft ! Po per keta cthuhet si do ja bejne ne fushate pa Kanabis …. eshte per te vene kujen
Lerini diversionet me aq sa tha Blushi, sepse edhe kjo pjese nga libri i tij, vetem se konfirmon drejtesine e tezave te elaboruara nga ai ne ate pamflet apo promemorje. Pastaj, ne nuk kemi problem me idete, gjithe puna eshte se a mundemi dhe si mundemi? Ku ma gjen te rregullonim ligjerisht, qofte edhe kanabisin rekreacional apo mjekesor. Une dushoj se si ne cdo gje tjeter, ne edhe ketu do ta degjenerojme punen dhe gjithcka do te perfundoje ne pazar kriminelesh dhe perfitues i vetem do te jete jo shteti, por mafia. Shikojini disa nga kandidatet per kryetare bashkie. Shikojini si sillen si burra babaxhane dhe djem te shkathet. Shikojini kur bejne edhe ndonje bamiresi publike apo veper sociale. Eshte tipikisht sjellje e mafias. Sepse, nuk ka burra me te mire se mafiozet, kur u shkon mbrapa dhe nuk u bie ndesh synimeve te tyre. Provoni ti dilni kunder dhe ti rrezikoni objektivat dhe do ta shikoni se ku do te perfundoni. Jo me kot shume vrasje mbeten anonime… Ja, per kete shtet duhet te perpiqemi. Per mua, gjithe sa thote Blushi, ka te beje me nje parim: Kur nuk je ne gjendje te krijosh koherencen brenda grupit tend, harroje se do ta krijosh si lider kombetar me 40 qelepirxhinj nga pas. Sepse, Skenderbeu ka vdekur. Apo jo? Blushi kete po thote. Ka njeri b… ta beje? Se na e shpifet me “jam krenaaar, jam krenaaar”…
Gjith ju qe shani ,..apo ironizoni Blushin ,dhe Koco Kokdhimen per Marijuanen si mundesi zhvillimi ne Shqiperi
Thjesht nuk po kuptoni ,….Maruana perdoret si bim medicinale ,..plus tregu mbar botes e deshiron pa mas
plus turizmi do te terhiqte shum pushues qe duan ta shijojne detin duke tymosur nje cigar marijuana pa friken qe polici do ta ndaloj
Duhani dhe alkoli jane 100 her me te demshme se marijuana eshte me shkence me doktorate
Plitika shqiptare eshte mesuar me taksat e popullit me ndihmat e Europes me Borxhe nga Banka Botrore,..naj koc nga Arabia Saudite,..naj investim nga Kina e cilsuar si Borxh plus 9 perqind interes,..kaq e ka hapin Rama dhe Saliu ne qeverisje
inicjativa e Kocos eshte me vend dhjesht ai deshiron qe Marijuana do te punsoj shum njerez dhe rrogat per kultivuesit do jene te majme
dhe varfris i vjen fundi ,….Vetem pyetni puntoret e Lazaratit sa Euro merrshin ne dit per kultivimin
Besoj do te ishit shum te shokuar se sa shpejt do ta shikoni ndrishimin ne ekonomin tuaj,….fjalen emigrim do ta harronit
Kete mund ta bej nje politikan kurajoz qe ben dicka qe te tjeret i tremb ,…e njeta gje eshte dhe me bisnesin
duhet te rrezikosh qe te behesh dikushi ,..perndryshe vazhdo monotonin ha buk dhe sho lopet
Pirdh pirdh o Blush Karrabush se lirohesh.
Blushi eshte bere si nje femer me perioda …….. i here kshu, e i here ashtu