Majko: Nishani do mbahet mend si personi që hyri me mustaqe dhe doli pa to

23 Prill 2015, 18:58Politika TEMA

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ashpër lidhur me deklarimin e kreut të ILDKP-së një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, ku shprehej se ka Prokurorë të “fëlliqur”.

Lidhur me këtë qëndrim Majko u shpreh se do të befasohej nëse Presidenti do mblidhte me urgjencë të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne dhe të mos ngeli thjesht si një person që hyri në parlament me mustaqe dhe doli pa to.

Dje i nderuar kolegu Paloka, në Komisionin e Ligjeve u diskutua raporti i ILDKP­së, dhe nga të paktët njerëz që flet hapur në këtë vend, Zoti Gani deklaroi se në “Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të “fëlliqur” që në raste të njëllojta veprojnë në mënyra të ndryshme.

Me mund të flasim sa të duash, por në Shqipëri, në një vend ku ka vdekur drejtësia, sigurisht ka vdekur edhe fjala, ku ka vdekur ligji, c’kuptim ka politika? Ka njerëz që deklarojnë se gratë e tyre me punën part time, kanë vënë miliona euro.

Mund të përdorini edhe metaforat e zotit Blushi. Por mos harroni epitetin që ju përket juve. Pjesa që bëni sehir ose shkurt, mund të quheni sehirist.

Njerëzit po largohen, ok mund të jenë mërzitur edhe me ne, por s’kanë shpresë as nga ju, ta bëjmë lojën me dy porta. Kur Prokurorët tallen me ne se si ne formulojmë ligje.

Të kemi mundësi të bëjmë gjëra të ndryshme për t’i shtuar respektin institucioneve dhe shtetit. Do befasohesha nëse Presidenti do mblidhte me urgjencë të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne. Mos ngeli thjesht si një person që hyri në parlament me mustaqe dhe doli pa to”, tha Majko.

Duke replikuar me deputetit Majko, kreu i deputetëve demokratë Edi Paloka ndryshe nga cdo replikë tjetër ka shprehur vlerësim për ish-Kryeministrin socialist, por ka bërë edhe diversionin e rradhës.

“Nëse Majko do kishte dalë kandidat në Tiranë, do kishte vështirësi për ne, por Majko s’mundet të kandidojë për Ramën se ai është i interesuar për fitoren e xhepit të tij, është gati ta kandidojë Velinë edhe pse rrezikon të humbasë, por të paktën nesër edhe nëse fiton, do ta ketë për xhepin e tij. S’do rrezikonte të kandidonte një si Majko se është i bindur se s’do ta kishte në xhep siç e donte ai. Vetëm respekt për ju zoti Majko!​”, tha Paloka. /gj.k/

8 komente në “Majko: Nishani do mbahet mend si personi që hyri me mustaqe dhe doli pa to”

  1. Artur says:

    Majko me shoke jane mesuar te shajne njeri-tjetrin ne gjuhe rrugacesh dhe injorantesh te padenje per punen me te rendomte ne Shqiperi, prandaj nuk i ben pershtypje se Gani flet ne komisionin parlamentar si i dehur. Nje kryetar komisioni i pergjegjshem do e mbyllte mbledhjen duke bere Ganin te kerkonte falje se ka fyer komisionin ne radhe te pare. Pastaj Gani le te denonconte me emra kush jane ato prokurore qe shkelin ligjin.
    Kurse Majko e merr si shembull reagimin e Ganit. Majkos po i kujtoj nje fjale te urte: “Eshte i mencur ai qe mendohet para se te flase dhe jo ai qe flet ate qe mendon”. Sinqeriteti i Ganit tregon njekohesisht edhe injorancen dhe arrogancen e tij.

    1. gregori says:

      ArrTurr,
      Ke te drejte, se ose mund te jesh i dehur per keto qe deklaron, ose mund te jesh fare esell dhe keto jane te verteta, qe duken qarte dhe qe gjithe populli i di, pale ILKDP, duhet te jesh i dehur qe te thuash qe Gjini ka djersitur shume qe ka vene ato para, qe Saliu e Argita kullojne nga djerset, Bode, Imami…… e sa e sa emra te tjere. Cfare flet keshtu, si te duken gjyqtaret, e prokuroret, djersitin shume.
      Thellohu Turi, thellohu, apo je ndon jeri nga te permendurit qe prekesh nga fjalet e Ganit?

      1. Beni says:

        Arturi mund te jete vete nje prej atyre prokuroreve apo gjyqtareve qe fshijne djersen me 500 euro, se para se te marrin ceshtjen keta te pafytyre bejne pazar se kush do te jape me shume, se nuk i plasi se kush ka te drejte e kush nuk ka Keta ndyresira bejne padrejtesi ne vend te drejtesise e ai palo president ben sehir .1000 here turp per kete njeri e kasten e korruptuar te (pa) drejtesise.

  2. korcari says:

    Paloqja kerkon te beje diversion ne PS duke. O budall, Majko eshte 100 here me i zgjuar se ty dhe e ka te qarte se pse e ben kete gjoja vlersim per te. Ne se do kishte kandiduar ju PeDeista do kishit thene 1 mije e nje te zeza per te. Mos harroni se Pandi nuk eshte Ben Bibilushi.

  3. leka says:

    Majko mbertet nje politikan me personalitet , qe cfar ka e thot perball,ben kritika per probleme qe duhen riparuar dhe mbi te gjitha pranon kritika kur shume gjera duhet te riparohen. Per Paloken si person nga veprimet qe ka kryer dhe brockullat qe nxjerran nuk kam respekt por ne komunikim me Majkon tregoi qytyetari. Thenia e Palokes se me Majkon fitorja do te ishte e sigurte per PS, eshte e vertete dhe ishte Rama ndoshta dhe me shtytjen e Sorosit, qe na nxorri Veline kandidat, qe megjithmend e ka si Saliu Nishanin, qe firmos cdo urdher te tij. Megjithate Majko ka qene kryeminister dhe ka provuar pushtetin dhe mbetet politikan i respektuar nga mbare shqiptaret.

  4. Parlamenti says:

    Mjere shqiptaret per ju. Po pse ore Majko, kjo eshte gjuha qe perdoret nga nje njeri qe ka mbi 20 vjet deputet dhe ka qene 2 here kryeminister? Hajde hajde. Ju jeni te gjith alabake rrugesh.

  5. Xhebro Gikas says:

    Pandeli Majko, ti je çudia e pushtetit politik ne Shqiperi.
    Nje xhol i shpikur nga Nano dhe perdorur nga Meta e te gjithe te tjeret. Hartimet e tua me çorapet e Rames dhe mustaqet e Nishanit do te hyjne ne historine e antikultures politike.
    Mos harro se je nje hajdut i mallrave ushtarake si edhe Zeni, Mediu, Imami…

  6. Sulejmani says:

    Do mbetet Presidenti me kot ne Shqiperi: pa kulture, kapter ushtrie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje