Andi Bushati-Kokëdhimës: Në PS thonë që u prishe kauzën

24 Prill 2015, 09:16Politika TEMA

Koço Kokëdhima, deputet i PS-së është përfshirë në një debat direkt me gazetarin Andi Bushati, gjatë zhvillimit të emisionit “Opinion”.

Kokëdhima ka ndërhyrë pasi Bushati ka përmendur pallatin e Qeparoit, i bërë legjendë edhe në Parlament.

Bushati ka sjellë si shembull pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë(sic) i cili ndonëse ishte me leje u prish, kurse pallati i vëllait të Kokëdhimës, nuk prishet.

Deputeti i ka cilësuar akuzat e Bushatit thashetheme si ato të grave në lagje, duke ngritur pretendimin se pallati është i vëllait, i marrë me leje nga shteti.

Madje sipas tij, i vëllai e ka fituar edhe gjyqësisht çështjen.

Kokëdhima i është shmangur madje pyetjes së Andrea Stefanit nëse pallati respekton disatancat sipas kërkesave të ligjit.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ndërtim.

Ky ndërtim është bërë me leje të rregullt dhe është ballafaquar me qeverinë e shkuar”, tha Kokëdhima.

Kjo përballje ka interferuar në një emision që ishte përqendruar te debatet Blushi-Rama, për të cilat gazetarët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Bushati i është drejtuar Kokëdhimës duke i thënë edhe se “shumë socialistë po thonë se ju u prishet kauzën”.

32 komente në “Andi Bushati-Kokëdhimës: Në PS thonë që u prishe kauzën”

  1. Genti says:

    Po po,pallati eshte i vellait,Koco nuk ka lidhje.Vari lesht,shtet mafioz.

    1. gjyshja says:

      Muhabet kafenesh. Nuk eshte aspak e hijshme per nje gazetar te beje te tilla konstatime. Gazetaria nuk behet me : më tha ai keshtu per ate qe i kishte thene ajo. Kjo nuk eshte gazetari, kjo eshte e gjitha.

      1. bufon says:

        Bushati citoi : “Nuk po i prishet ndertesa Koco Kokedhimes ne bregdet”. Ne kete rast tha nje genjeshter pasi objekti, e para nuk eshte ne pronesi te deputetit ne fjale dhe e dyta eshte ndertuar ne vitin 2007, ndertim te cilin e ka ligjeruar mund te themi Keshilli Kombetar i Territorit te atehereshem. Nderhyrja e z. Kokedhima ndaj z. Bushati ne kete rast ishte me vend.

        1. GJ says:

          ANDI BUSHATI SHUME SHPEJT ME FORMACION TE RI POLITIK. DO KRIJOJE PARTI TE RE ME DEPUTETIN E PS BEN BLUSHI !

        2. beth says:

          Nderhyrja e Bushatit eshte me vend.Po te mos ishte hoteli i vellait te kocos do ishte prishur me kohe,madje nuk do kishte mundur te ndertohej.Sa pronare tokash ne bregdet nuk ju eshte dhene akoma prona e tyre pale te kene mundesi te ndertojne ne vijen qe ndan token me detin.Mos beni avokatin e atyre qe kane shkelur ligjet ne se vete ju qe shkruani nuk jeni nje nga ata qe i shkelin ligjet,Mos beni budallain ne arsyetim.jam dakort qe ju prish bashes pallati ,por te njejten gje duhet te beni edhe me pallatet e Vellezerve-debutet ne pushtet

        3. lili says:

          E pra atehere pse permendeni pasurine e Argites? Nuk eshte pasuria e berishes!

    2. shoku mali says:

      Beje lajm te Lapsi tani Bushat. Jeni bere nje tufe idiotesh qe ua keni kaluar edhe grave per llafe. Kur do e hapesh partin e re me Benin?

      1. karabojka says:

        andi bushati,opinionist,analist,gazetar qe shkon me-keshtu thone te gjithe-por kush jane keta -te gjithe-vetem andi e di

  2. Afer says:

    Mire, Andi eshte gazetar,mundohet te shfaq “mendimet” e tij,por perveç nie fare pompoziteti edhe kundrejt kolegeve te tij ne studo te Sales, mendimet e tij interferojne me ato te Sales se famshem, dhe nuk merret vesh jane mendimet e tij apo te dikuj tjeter.mua me ngjane me nje mi qe nuk bene analize problemesh , por fut hundet kot, kudo, ashtu si drejtuesi i emisionit,fushat ne favor te PD.

    1. janaq says:

      Mjer ne per gazetare qe kemi, kerkojne te ngrene analize mbi gjera qe degjojne lart e poshte. Kam degjuar per Bushatin se shume shpejt do behet pjese e nje partie te re te cilen do e ngrene me Blushin ja kjo eshte e verteta. Ndaj sulmon Bushati.

  3. Teuta says:

    Andi,
    Me keni pelqyer si asnje here tjeter ne diskutim, me kurajo, force dhe argument. Une qe po te shkruaj u perkas jo militanteve, por njerzve te shkolluar ne sistemin e meparshem.Te them nje bravo te madhe per kurajon e guximin, qe rrallle e kane sot njerez me integritet. Te lumte. E mira do ishte qe ta çoje deri ne fund betejen. Nuk kam gje me Koçon, absolutisht, por me selektivitetin e INUK-ut.

  4. WEB says:

    Po cfare keni more majmuna me koco kokedhimen !i eshte turrur klika stefani,blushi,lubonja,bushati etj ,,koco kokedhima bente biznes kur ju nuk lidhnit dot breket e juaja, dhe luli i vocerr bente kurse civilizimi ne hollande.Nuk ka bisnesmene te paster ,apo biznes te paster ,koco kokedhima nuk ka bere as me shume, dhe as me pak ,se langot e tjere qe i turren si qener te terbuar,o duan ta zhdukin kocon nga laberia ose hic

    1. Liliputi says:

      E sakte bente biznes qe kur ishte sekretar rinie ne kohen e Enver Hoxhes.
      Me ça e filloj biznesin e di zotrote? Po ta them une, me parate e vjedhura te Nexhmije Hoxhes.

      1. WEB says:

        Ta shkruajta me siper!nuk ka biznesmene te ndershem,po koco ne mes te tjereve eshte nje engjell

  5. sherifi says:

    Nuk e njoh fare kte Kocon,e njoh nepermjet shtypit dhe te qenit deputet,persa i perket ketij objekti,ketu Kocua ka plotesisht te drejte.
    e para: ky objekt paska perfunduar ne v.2007,me te gjitha lejet perkatese dhe eshte i vellait te tij ne pronesi.
    e dyta: me gjithse kame konsiderata te mira per kta gazetare si z.Bushati apo Stefani, po kte a e dine keta zoterinj qe i vellai te mos e pyesi fare Kocon dhe ti thote:”shko re mbushu se jame ne token time”, (se mesa di une keta jane nga Qeparoi).
    per mendimin tim,kot i bihet ne qaf Kocos per kte problem,ku sote dihet qe tek ne ka patur raste qe per nje gardh apo per nje vij uji ka vrare vellai vellan. Ketu nese ka pergjegjesi dhe ky objekt eshte ne kundershtim me ligjet,faji9 ka institucioni qe eshte per kte problem dhe jo kocua.

  6. gezim kulufi says:

    popull legen komenton me dy standarte ,armikut ti prishet mikut ti rruhet mendo me kte lloj populli vetem rilindje nuk ka se eshte i kalbur trush

    1. Tironci Lugano says:

      Ha ha, me mire ti se ata..Shprehje e gjetur per popullin tone.

  7. ZahoKoka says:

    Ky burre teper i lig eshte ne unison me nje tjeter burre te lig qe quhet Edi Rama dhe qe te dy do ta rjepin kete vemnd, por sic do ti marrin ashtu tu ngecin ne fyt, plehrave. kerkoj falje qe kam votuar per PS, por nga urrejtja per berishen , rash ne nje batak tjeter.Maskarenj!

    1. Shqiptari says:

      problemi o Zaho eshte, se 90% e Shqiptarve jane ne te njejtin “hall” … hiqja lenkes e verja prenkes – i thone kesaj pune

      Nano-Sahale-Meta instaluan per 25 vjet rresht nje shtet aq maskara sa me nuk behet. Keta pisat politiqenet tane, kalojne me Benz 100 mije Euro para teje, dhe thone “e kam te gruas qe ka gjyshen qe i pelqejne domatet e fushes” – dhe Shteti (Gjyqtare, Prokurore, Hajdute, KryeHajdute qe keta “diplomuan” dhe emeruan) thote, po po e verifikuam, gjyshes i pelqejne vertet domatet …

      Nuk ka zgjidhje te shpejte ne Shqiperi !!! E kane bere xhungel Pisat e te gjitha ngjyrave ! Por ne asnje menyre, nuk mund te deshperohesh dhe tja kthesh prape, per ta “ndrequr” njerit prej maskarenjve qe e ligjeruan kete zallamahi …

      Personalisht them, se duhet shpresuar, qe Edi droga, te pije ca ti doje b.ytha, vetem te mos bjere ne deshperim apo ne kriminalitet dhe mjafton te beje vetem nje hap sado te vogel perpara ..
      E di qe shume do tallen me komentin tim, po Shqiperia sot duket ne nje situate te pazgjidhshme dhe shume te mjeruar … dhe njerezit, mediat, merren me skandale topesh…. ky eshte realiteti

  8. Tili says:

    Po ai pallat do të prishet kjo nuk diskutohet dhe sikur pronare të jetë Neta

  9. pro.... says:

    -..si perfundim u zgjidh problemi?..,pasi Lulit ju prish pallati por pronaret e apartamenteve i muaren leket edhe Luli i ka marre fitimet e veta dhe taksapaguesit jane “gjobitur” per qejf….nga keto pagesa;ndoshta jam gabim,por keshtu me dalin llogarite..prandaj populli eshte ç’do dite me i varfer,se..luhet bixhos me gjakun e tij,sepse eshte i patrajnuar qellimisht per te kuptuar,…Per ç’fare debatove Z Andi dhe cila ishte arritja juaj ne kete debat.

  10. bulldozeri says:

    ai pallat must be grounded – duhet te prishet me dinamit – eshte ne shkelje te ligjit dhe Z. Rama nuk mund te beje strucin me bythen jashte — mcef koken dhe kujton se robt jane trapa…

  11. seni says:

    po merreni me budalliqe e beret pallatin sikur te ishte pallat mbreteror, shume qarte foli deputeti kokedhima qe pallati eshte i legalizuar qe ne kohen e xhaxhi saliut

  12. sara says:

    shume budalleqe degjova dje nga andi bushati po flise aq kote sa nuk durohej fare

  13. agron says:

    sa kote qe flisni late name jeni kapur pas nje pallati qe deputeti kokedhma nuk ka lidhje fare de nuk e kuptoj pse shpifni e thoni budalliqe nuk keni pun e tjeter

  14. miri says:

    kokedhima deputeti qe duhet mbeshetur e duartrokitur

  15. Tosi says:

    po po kokedhjeri ka te drejte

  16. mitro says:

    Edhe Kocoja e di qe ajo keshtjelle do prishet por jane shqiptaret qe do paguajne harbuterine e Kocos.Vete jetoj shume larg Qeparoit ,por ne gusht 2013 bera pushimet ne ai vend ku vellai Kocos ka kalane.Diten e fundit te pushimeve ,fundjave Kocoja bisedonte gjithe diten me njerezit e tij dhe te nesermen filluan punimet,dhe sot kur e shof ne TV kalaja eshte 2-3 fishuar ne siperfaqe.
    Moralisht nuk mund t’a keshillonte Kocoja vellain te mos zgjeronte siperfaqen e ndertimit pasi Partia e tij kishte paralajmeruar se do te pastronte ndertimet ne vijen bregdetare qe ishin ne kundershtim me ligjin?Apo fushata per territorin e bere nga PS-ja vlente vetem per kundershtaret politike,fakiret ,dhe njerezit e zakonshem te ketij vendi.Lenja e asaj kalaje ne kembe hedh poshte me neveri gjithe programin e Edi Rames per kontrollin mbi territorin.

  17. gimi says:

    Miri mos u tall me fukarnjte se te denon zoti

  18. Pallatet Agimi says:

    Dakort! Ne se ky ndertim perben problem, atehere “per interes publik” le te dale vendim per prishjen e tij. Pse nuk del apo meret ky vendim? Po pse i duhet kerkuar nje llogari e padenje Kokedhimes apo te vellait? Apo pse ka investuar kapitalin e vet me aftesine e me djersen e vet. Po kejo eshte e temerrshme! Ne se ka ndonje qe e verteton se baza e tij eshte vjedhje, dakort le te prishet, apo me mire te shtetezohet. Po kejo nuk ka lidhje fare me z. Kokedhima. Ai ka jeten e hesapet e veta.
    Poshtersija ketu qendron ne ate qe gazetare bezhdile si puna e ketij, nga qe jane mesuar te tallin bythen me naivitetin tone, mesyjne, qe me fare pak mundim te fitojne reputacion (te ardhura) ne kurriz te aktivitetit apo jetes te tjetrit. Vertet c’pune ka z.Kokdhima me te vellane? Keta jane gazerare plehra, qe megjithese predikojne lirine, nenkuptojne vetem mvartesine. Mvartesine ndaj mykut te kaluar, ndaj rraces te dyshimte qe kane trasheguar e mentalitetit feudal qe na ka mberthyer per vdekje. Keta bythece, si ky gazetar, megjithese kane elokuence, ate e kane te dhier, pa vlere. Vlera qendron ne ate qe keta rrembythje na tregojne fare qarte se sa mbrapa kemi mbetur, e sa kohe do te na duhet per te aritur aty ku femijet tane di ta fitojne lirine qe u ka falur zoti, ne se ai eshte, apo natyra ne se ajo arrin te bej seleksionimin e duhur nder keta vemje zvarranikesh. Shume, shume kohe…

  19. Korupsioni says:

    Z Bushati keni shume te drejte sepse ne nje debat disa muaj me pare eshte folur per nje proces gjyqsor ne vitin 2007, sepse ishte pezulluar si ndertim pa leje ky objekt,ne emer te koco kokdhimes e jo te vellait,aty ku eshte ndertuar ky objekt ka qene fusha e futbollit fshatit Qeparo,objekti ska perfunduar ne vitin 2007 sepse ne ate kohe objekti ishte pezulluar sa kishte dale mbi siperfaqen e tokes ndertimi hidhni nje sy ekspertizes se procesit gjyqsor apo procesverbaleve te INUK,objekti nga gjendja qe ndodhej ndertimi ne 2007 ka perfundur ne lartesine qe ndodhet sote kto vite qe vendi qeveriset nga PS

  20. dedi says:

    – Ky objekt eshte i ligjshem po aq sa ishte dhe (pallati) godina e ish vjerit te Lulzim Bashes. Po cfare ndodhi, ai pallat u shkaterua ndersa ky ne qeparo po ritet vazhdimisht. Koco pretendon se nuk eshte pronar ai por vellai i tij.
    – Lind pyetja :Po te ishte i dikujt tjeter a do te prishej ? Mendoj se te gjithe do te pergjigjeshit : po . Atehere eshte Kocoja atje.
    Personalisht nuk jam me prishjet, por jam me moslejeimin e ndertimeve te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje