Dyshime se regjistrimin e videos tek “Viva” e bëri Mark Frroku

24 Prill 2015, 10:43Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme dërgoi një përfaqësues të saj në spitalin ku ndodhet deputeti Mark Frroku për ta njohur me akt ekspertimin e sendeve të gjetura në shtëpinë e tij.

Oficeri i Prokurorisë së Përgjithshme Arjan Muça ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 avokatët e Mark Frrokut.

Ndërkohë, Ora News siguron sendet që i janë sekuestruar në banesën e deputetit ditën e arrestimit.

Flitet për një  orë kamera, telefon, laptop, stilolaps kamera.

Ora News, duke iu referuar burimeve nga organi i akuzës, raporton se pretendohet se, përmes njërit prej këtyre objekteve, janë xhiruar dhe disa pamje nga lokali “Viva”.

Sipas pretendimeve të deputetit Tom Doshi, në këtë lokal është përgatitur dhe skenari i vrasjes së tij dhe deputetit Mhill Fufi.

Deputeti refuzon të përgjigjet pa u njohur me akuzat. Sot ishte një seancë komunikimi i akteve të ekspertimit.

Por, për momentin interesohemi për gjëndjen shëndetësore të klientit pasi është e rëndë” thanë avokatët Saimir Visha dhe Genc Gjokutaj në përfundim të seancës së njohjes me aktet e ekspertimit në spitalin privat, ku Mark Frroku ndodhet i shtruar prej dy ditësh, pasi la ambientet e paraburgimit në 302

 Pritet që javën e ardhshme prokuroria tu komunikojë akuzën dy deputetëve dhe Durim Bamit, të cilësuar nga Doshi, si “vrasësi i penduar” dhe dosja të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Sipas avokatëve, Mark Frroku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.

9 komente në “Dyshime se regjistrimin e videos tek “Viva” e bëri Mark Frroku”

  1. Tram says:

    JA FUTEN BARIN TEK USHQIMI .RROFTE PARTIA SOCIALISTE .

    1. Pilo Lala says:

      Frroku tani e kuptoi se te vrasesh, do paguash nje dite.
      E kuptoi qe doli e verteta, qe Frroku eshte nje vrases gjakftohte, dhe keto akuza te cojne ne Burgim te Perjetshem.
      Nderkohe historia e krmininelit tjeter, vellait te tij Arben Frroku, edhe pse perkohesisht duket sikur shpetoi, tani qe Frroket jane ne Burg, deshmitaret nuk kane me frike, por do thone te verteten qe vrasesi i Komisarit eshte Arben Frroku, dhe ne makine ka qene edhe Deputeti Frroku.
      Edhe 10 zemra ti nderrojne, Frrokut i eshte pjerdh.ur gjaku tani.

      1. matteo says:

        Kesaj i thone…i shkuan pordhet ne zemer.

      2. Pirdho Palla says:

        Qe ti konkurron denjesisht per postin e kryeidiotit te komentuesve te Temes kjo eshte histori e vjeter tashme. Nese ka mbet dikush qe nuk e ka kuptuar apo ben sikur, pazarin mes Frrokeve dhe Rilindjes ky je vetem ti dhe nje grusht njerezish. Ti edhe ta shohesh te zeze mbi te bardhe historine, do thuash -beje Zot enderr! Per ty rrofte ripjellja pa te tjerat ska e rendesi.

  2. stela says:

    Mos u lodhni kaqi fort ju “Media” me hutu pop’llin.

    E hutut 2 muj me Doshin e Frrokun, nime s’bo mo gajle, se pop’lli nime osht tu o mor me loqet e Balles.

    1. Alban says:

      Shqip te lutem

      1. Pilo Lala says:

        Ky ka mbaruar Universitetin Kristal, ka tre Diploma, per cfare i duhet te shkruaje Shqip?

  3. Pjerdhi Lala says:

    futja kot

  4. GAMORI says:

    MEERRENI FRROKUN PRAP NE PARLAMENTE OSHT BO PER GJYNAF QENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje