Mesila Doda duket shumë e revoltuar me ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve.
Deputetja demokrate tha për “Sot” se në ligj janë bërë ndryshime, në mënyrë që dosjet të mos hapen për pushtetarët.
“Nga lista për hapjen e dosjeve janë hequr edhe deputetët. Këtë e bënë sepse gjysma e spiunëve janë brenda.
Deputetët nuk e kalonin ndryshe ligjin, do e votonin kundër. Është shumë e thjeshtë, spiunët i ke brenda në Parlament. Kjo është poshtërsia më e madhe.
Të mbrosh deputetët spiunë dhe të heqësh ato hallexhinjtë që mund të kenë qenë të shtrënguar për 1001 arsye, kjo është çmenduri. Nëse ti bën këtë standard, atëherë hapi për të gjithë dosjet, jo hap për ca dhe mbro ca të tjerë,” tha deputetja demokrate.
Mesila Palma
Sigurimsi i pare eshte Saliu i dyti Kaç Islami. Hartimi i ligjit te dosjeve kalimi i tij ne gjykaten kushtetuese do ishte dicka tejet e pozitive.
O Mesila u votua ajo pune dhe prano nje here qe si model ishte me i mire se i yti kshuqe mos u merzit e nuk jane gjysma sigurimsa se PD vetem 40 deputet ka.
SHUME E DREJTE
Bravo, Mesila…!!! Kësaj rradhe ke folur si burrat dhe ke thënë një të vërtetë të madhe !
Fjal me vend, po kush degjon .I biri nje vrasesi spiuni esht sot ne krye te shtetit qfar pret prej ati injoranti
cfare – cfare —- jo qfar……………o zot…….
Bravo z.Doda!
Ke shume te drejte dhe i gjithe populli asht me Juve.Sigurimsat e pa sincerte deputet nuk lejojne hapjen e dosjeve.Flamurtari i pare asht ish lideri i yt Berisha penicilina dhe gjithe te tjeret mbas tije.Me orkestracion cifteli,lahute,gernet,karramane,cukapike e me the e te thash te dezinjume me desinjatore.
Por kaq e rendesishme asht tu hapen te gjitheve dosjet nga viti 1990 e deri me sot.Kjo do ishte dhe ma e lumnushme per popullin fukara te Blushit.
Mesila , ke vite qe thua se gjysam e kuvendit jane sigurimsa , andej nga je ti Mirdita te verteten e thone drejtperdrejt , deklaroi me ze ato qe te besojme , ne te kundert je nje Sali i llojit te tij . Ne pritje te hapjes se gojes dhe jo fjale me nenkuptime .
Zonja Mesila eshte nji shkendije qe mund te ndezi nji zjarr te fuqishem brenda P.D., dhe ne perberje te Parlamentit. Me qe ka dale me flamur ne dore per ceshtje te dekriminalizimit dhe di se ne Parlament ka rreth 20 deputete ish spijune, ben mire dhe do fitoje rrespektin dhe mbeshtetjen e gjithe shqiptareve, le te thote emrat e atyre qe i di per spijune.Ne te kundert behesh nji anetare e shoqates qe duan dekriminalizim, por pa ju rene ne qafe atyre qe, bashkepunuan me rregjimin. Keshtu qe del se duhet te hetojme qytetaret e pa fajshem dhe ti leme ata qe bene gjemen dhe vazhdojne dhe sot me shpifje,trillime dhe presione te frikesojne cilindo qe, ju drejton gishtin si antidemokrate te terbuar.