Eksodi nuk duhet të përdoret për qëllime politike, sepse kontribuon në nxitjen e mëtejshme të këtij fenomeni. Ky ishte apeli i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, drejtuar forcave politike, gjatë mbledhjes së Komitetit drejtues të LSI-së.
Ai iu kërkoi qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimeve të grupeve kriminale, pasi nuk do të gjejnë parajsën në asnjë vend ku ata do të shkojnë. Ndërsa theksoi se është përgjegjësi e mazhorancës që të rrisë politikat sociale për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në rajon dhe eurozonë ka tendenca eksodi në drejtim të vendeve më të zhvilluara. Ky fenomen është manipuluar edhe nga organizata kriminale që duhet të goditen nga organet ligjzbatuese. Kjo nuk do të thotë se varfëria nuk ekziston. Është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës të gjejë zgjidhjet e duhura. Nuk duhet të harrojmë që varfëria nuk është sfidë vetëm shqiptare. kjo situatë duhet kuptuar drejt dhe nuk duhet manipuluar apo përdorur për qëllime politike. Gjej rastin tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien viktime e këtyre rrjeteve kriminale mashtruese që përfitojmë miliona euro sepse do jenë po ata viktima duke u kthyer përsëri në Shqipëri më të varfër se më parë. Qeverisja ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave.”- u shpreh Meta.
Ndërkohë Meta i cilësoi si një ngjarje historike zgjedhjet e 21 qershorit, të cilat sipas tij do të hapin një faqe të re për qeveritë vendore, por edhe për përmirësimin e jëtës së qytetarëve.
“Edhe pse fjala historike është përdorur me tepri nuk gjej fjalë tjetër veçse ti vlerësoj zgjedhjet si historike. I japin fund qeverisjes të fragmentuar në mënyrë skandaloze. Është e rëndësishme jo rezultati por cilësia dhe standardi i tyre. Jemi të hapur që këto zgjedhje të monitorohen sa më shumë ndërkombëtarisht, i kam kërkuar OSBE-ODIHR të sjellë sa më shumë vëzhgues. Vet sjellja e mazhorancës ndaj kompozimit të KQZ tregon se ka një qasje tjetër më demokratike dhe civile. Ne nuk kemi 15 por 61 kandidatë dhe të gjithë për ne janë njësor. Duam që të gjithë kandidatët tanë të zhvillojë në fushatë pozitive jo duke u marrë me përfaqësuesit e tjerë por duke sjellë një vizion të plotë. Kërkojmë që të prezantohen projekte konkrete për zhvillimin e bashkive të reja të vendit. Jam i bindur se tani do të duket aftësia e drejtuesve të rinj të këtyre bashkive. Kjo mazhorancë është duke ecur në rrugën e duhur dhe ka ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme. Vendosmëria për të nxjerrë vendin nga harta e trafiqeve janë tashmë të evidentuara. Duhet më shumë punë dhe alternativë për zhvillimit ekonomik. Në qendër të çdo reforme duhet të jetë qytetari.”- theksoi me tej Meta
Kreu i LSI-së përshëndeti edhe deklaratën e përbashkët mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, e cila sipas tij forcon marrëdhëniet e mëtejshme mes dy vendeve.
Po ku ka me kriminele se sa ju qeveritaret.Sidomos ti Ilir Meta ku ke sy e faqe te flasesh per kriminele.Nuk ka shtet se ti e ke vendin ne burg te perjetshem.
i ke ra kokes
Doli superhajduti
Kriminelet me Te medhenj jeni ju politikanet..dhe me I madhi ti LIKE qe Ben ditelindje sikur Te jesj Donald Trump..ku I gjete parate per pronat e vilat qe ke? Po u zgjua Ai popull mjere ju.
Nuk dilet prej varferise perderisa kemi rene ne duart tuaja, zoti Meta!
Do ta hash edhe ti o qelbesire, mos u merzit.
Ruaj bllokun deri sa te vije dita…
Edhe ky do te flase patjeter ,si rrota e rrotacionit qe eshte !!
Kur u bere kaq i mire ty Qelbesire, Nuk ka Rilindje me LSI, Ministrite e drejtuara nga kjo Parti jane kthyer ne Qendra Korrupsjoni dhe Qelbesirash, Administrata nuk punon, Edi Rama duhet te bej Divorc te perhershem me kete Part, LSI eshte Parti Mafjoze 100%, PD ka marre fund, shpresat qe ky vend te behet jane shume te vogla, ndoshta nuk behet Shqiperija me Shqiptare, Reformat e Rilindjes lart jane te mira, por poshte punet jane keq ose shume keq, Ministrite e LSI jane perfshire ne menyre te frikeshme Sekseret, ne Hipoteka nuk po punohet me, po nuk dhe Leke nuk merre dot asgje, kam informacjone te besueshme per pagesa te medha nen dore ne Ministrite e LSI, tani nuk di cfare te them, cfare te besoj, besuam te Rilindja, por besimi po na kthehet ne Mosbesim, nuk e di nese Iliri ka korruptuar dhe Edin, apo ky i fundit eshte Viktime dhe i ka duart te lidhura per shkak te numrave, duket sikur Edi nuk ka asnje kontroll mbi Ministrite e Ilirit, Per Koco Kokedhimen jane hapur fjale shume te keqija, nuk e di nese jane vetem thashetheme, apo ka dicka ketu, por per Ministrite e Ilirit jam i sigurt 100%, kam qene vete atje dhe me ate qe pashe mbeta i Shokuar, tmerr i vertete, por mendoj eshte faji Shqiptareve, perse votojne nje Parti te Mbaruar si LSI, dhe shume te tjera, keto Parti nuk kane kapacitete, cfare ka bere LSI ne Qeverisje asnje Reforme te gjitha te PS, Mendoj se do kemi perplasje PS LSI ne te ardhmen, dhe une mendoj se duhet te kete, ndryshe do futemi ne Qorrsokak, Evropa do jete nje enderr e Larget, dhe Vendi RRampalle sic eshte dhe ka qene!!!!
Ilir Meta eshte nje nga pergjegjesit kryesor te kesaj situate. Eshte e vertete qe ka pas krize ekonomike por nuk eshte e vertete qe kriza erdhi vetevetiu. Realiteti eshte qe politika Shqiptare ka qene dhe eshte e lidhur ngushtesisht me kete krize dhe ajo eshte shkaktarja kryesore.
Politia Shqiptare dhe politikanet e eger benin investime jorentable te cilat pervec kostos fillestare sjellin edhe kosto shtese per mirembjatje pa asnje pike rentabiliteti.
Shembujt me te mire jane Rruget te cilat jane bere me kosto te larta dhe pervec se nuk kane sjelle asnje te ardhur shtese ato vecse kerkojne kosto shtese per pagesat e normave te interesit dhe kostot e mirembajtjes. Termocentrali i Vlores, pervecse hengri qindra milione Euro nuk prodhon asnje kilovat energji, mbart kosto per mirembajtjen dhe interesat e kredise qe shkojne dhjetra milione euro cdo vit.
Prodhimi shqiptar eshte fitimprures atehere kur ka mardhenie te mira me taksidaret dhe pushtetin vendor, nderkohe qe sapo ndryshon pushteti gjysma e prodhuesve i vene celesin pasi taksidaret e vene nga politikanet ju sulen si qen te terbuar.
Investitoret e huaj te cilet kane kapacitete financiare per te hapur vende pune, shikohen si bajloza nga ku mund te keputet ndonje cope. Politika si ne pozite dhe ne opozite turreshin dhe turren pas kompanive te medhaja te huaja deri sa i kane bere ato te largohen nga Shqiperia. Kompanite si GE, CEZ, ENEL etj jane kompani te cilat kane investuar miliarda Euro ne vende vetem pak km nga Shqiperia dhe kane hapur mbi dhjetra mijra vende pune direkte dhe indirekte.
Pra jane keta politikane, duke filluar nga i kryekorruptuari Ilir Meta, nga superegoisti Edi Rama, dhe super shkerdhata Sali Berisha qe kane sjelle kete situate.
Hajduti derdh lot krokodilli per varferine….!!!
liri ka qene po tashti ka ndryshuar,ikin te gjthe kokpalaret qe rrinin gjthe diten kafeneve tu marr te tjeret neper goje,ndoshta i ben mire kjo karantine ke gjermoni,se nuk njofin as pune as zbor po jane dembela, me vjen keq per ndonje familje te ndershme qe nuk i ka ecur fati.
E kush na qenka nga keta qe po ikin e po kerkon “parajsen”? Parajsen e keni gjetur ju pusht-etaret e pafytyre te ketij populli qe I keni hypyr ne kurriz e nuk po I zbrisni. Qe aty ku jeni nuk shikoni dot ne po kerkojne “parajsen ” apo po ikin nga ferri I juaj>
Shpresa i ke rene pikes……qe aty siper ku jane as zogun e tyre nuk shohin me, dhe populli per ta eshte nje tufe injorantesh qe na lejojne neve te jetojme si mbret-keshtu mendon Likja. E gjetshin nga Ai i madhi por me duket e duan edhe nje te shtyre:):)
varferine e mbollet ju qelbesira
Kur flet per kriminel……kushedi per ke ta kete valle?
Nje nga figurat me negative qe ka pjelle kjo shkerdhatokraci tash e 24 vjet!
Varferia filloj nga Marineza dhe jo vetem ketu, por ne te gjithe ekonomine e atij vendi. Qysh ne vitin 1993. Ilir Meta e di me mire kete gje. Ne industrine e naftes veçanerish,t ishin te punesuar mijra ing, e punetore. qe natyrisht mbanin qindra e mijra familje.
E shkaterruan, e vodhen e plaçkiten dhe ne fund ua falen te huajve.(Nenkupto Bankers etje etje..). Shkaterruan fermat, shkaterruan tokat,shkaterruan detin, malet, pyjet, shkaterruan industrine minerale e mekanike dhe me pas shkaterruan njerezit. Keshtu, larguan nga vendi qindra mijra njerez dhe sot keta qe ju i thirrni politikane, shpresojne te ringrene ekonomine, te shkollojne dhe punesojne rinine. Nuk ka per te ndryshuar asgje. Historia flet qart. Kush ka sy e ka “dy pare” mend, e di mire çduhet te beje.
Zoti ju ndihmoft o njerez te mire.
Mbaini syt nga Amerika dhe beni gjithecka te munduar te vini ketej.
Natyrisht qe Shqiperia eshte vendi im, por sdi pse me pelqen te vij aty vetem si turist, edhe pse jetova gjate aty.
Ilirin shikoje ne fytyre dhe percakton diagnozen se cmut eshte Ky panden se shqiptaret jane budallenj dhe te degjojne brockullat e Metes vend dhe pavend Dhe me paturpesi thot qe jemi te vetedishem per krizen qe ka pllakosur vendin tone por mos bini pre mastrusave por vetem kryemastrusit duke i ikur zeri pastaj figura e ndertuar me cikla muti qe ka perhapur eren e pa durushme ne vendin tone