Pasi PD, përmes koordinatores Reila Bozdo dy ditë më parë tha se Basha i dha Tiranës një vizion modern me tram, terminal, bulevard të ri, sot po Bozdo ka dalë në deklaratë për mediat dhe ka thënë se ishte Lulzim Basha, ai që për herë të parë futi në prioritetet e Bashkisë punësimin dhe zhvillimin ekonomik.
“Në 11 vjet kryebashkiak, Edi Rama nuk e kishte farë në axhendën e tij zhvillimin ekonomik dhe punësimin, madje të gjithë e mbajnë mend deklaratën e tij se ç’pune ka bashkia me punësimin. Për herë parë vizioni për zhvillimin ekonomik dhe punësimin u fut në prioritetet e bashkisë nga Lulzim Basha përmes uljes së taksave për bisneset e vogla, krijimi i fondit të garancive, nxitjes së sipërmarrjes së grave, hapjen e bizneseve nga të rinjtë, ndërmjetësimin mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Si rezultat i ketyre politikave, Bashkia e Tiranës ia ka dalë të punësojë 25 mijë persona të cilët sot do të ishin 35 mijë nësë nuk do të bllokoheshin projektet strategjike dhe infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës.
Edhe njëherë, kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të informohet më mirë për punët e bashkisë pasi në dy vjet bashkia ka vënë në dispozicion nje fond prej 2 milionë dollarësh në dy projekte të ndryshme që nxisin hapjen dhe zgjerimin e bizneseve si dhe nxisin punësimin. Madje, Bashkia e Tiranës së bashku me Fondin Norvegjez të Investimeve për Vendet në Zhvillim, Fondin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillimin si dhe Crimson Capital Fund krijuan të parin fond në Ballkan prej 5.2 milionë dollarësh që menaxhohet nga një Bashki dhe në këtë rast, Bashkia e Tiranës”, us hpreh Bozdo.
Më tej ajo sulmoi kandidatin e PS-së për Tiranën, Erion Veliaj ku tha se “Ministri që sot flet për punësimin është përgjegjës së bashku me mazhorencën për mijëra familje që po lënë çdo ditë vendin si pasojë e varferisë, papunësisë, mungesës së shpresës.
Bozdo tha se Veliaj gënjen për punësimin dhe ndihmën ekonomike, pasi ai ka hequr nga lista 20 mijë familje të varfëra dhe ka futur në skemë miq dhe njerëz që i shërbejnë atij politikisht.
“Sot, ndyshe nga dje pranoi që ndihma ekonomike jepet me firmën e tij dhe që është ai përgjegjës i drejtpërdrejt për heqjen e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe futjen në skemë të miqve e familjarëve të tyre. Ministri i mirëqënies personale është po ashtu përgjegjës për reduktimin e shumë se parave që marrin familjet në ndihmë ekonomike.
Sot ministri tha se ka qënë pjesë e skemës së përfitimit të ndihmës ekonomike, por është shumë i çcuditshëm fakti se si mamaja e tij arriti të kursente aq shumë nga ndihma ekonomike sa të bënte dy dasma luksoze ndërsa familjet e tjera në ndihmë ekonomike nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.
Ministri të Mirëqenies Personale që çdo përgjegjësi të vetën kërkon t;ua kalojë të tjerëvë po i ribëjmë sërisht të ditur faktin botërisht të njohur se me urdhër te Edi Ramës banesat sociale mbahen të bllokuara nga këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Sot po i bejmë thirrje publikisht t’i japë urdhër këshilltarëve të tij të miratojnë listën prej afro 200 familjesh që plotësojnë kriteret dhe që janë peng i papergjegjshmërisë së mazhorancës”, citoi koordinatorja e PD-së, Reila Bozdo./j.h
Pordha me rrigon ti moj shoqe
Ka tram ne Tirane?
Ka tram si jo, na e beri luli, biles me mire akoma ka bere nje super kompleks pallatesh per kunatin e vet andej nga liqeni dhe nje lines ne mes te tiranes qe po i vendos e nje doktorr tani, ose po tenton te pakten.
ti nuk rendit dot nje sukses te bashesh si kryetar bashkie moj shoqja zedhenese ndersa populli ka te prekshme 10 reforma te erion velise
E verteta eshte se Tirana ka kater vite pa kryetar. Kryeqyteti ka nevoje per nje drejtues te zotin dhe energjik. Mendoj se z Veliaj eshte personi adapt per te drejtuar qytetin e Tiranes.
Lulzim Basha premtoi: – kartat e studentit
– tramvajin
– krijimin e hapsirave te gjelberta
– hapjen e qendrave rinore etj, asnje nuk beri nga keto. Riktheu sistemin e kjoskezimit eshte kthyer Tirana ne kandahar pasi jane pushtuar trotuaret me shites ambulante.
Qytetaret e Tiranes kane ne krye nje pertac per fat te keq. Erioni eshte i duhuri per Tiranen. Besimplote se kandidati Erion Veliaj do beje pune te mire ne bashki ashtu sikurse ne ministrine e ekonomise.
Luli ka pasur suksese ne bashki? Me siguri per ate linesin qe ka bere ne mes te qytetit e keni fjalen, pa plan e pa projekt e pa asgje.
te kishte realizuar basha 1 te 1000 e atyre qe premtoi tirana do ishte lule e celur e jo e vyshkur sic eshte sot
cfar sukseshe meriton basha si kryetar bashkia
lulit smeriton ti permendet emrir jo jo me qe sukseset e atij nuk ekzistoj…..
Ik moj debile – ju jeni akoma ne Tramin qe nuk egziston.
Lulzim Basha vendosi, per 4 vite rresht, pushtimin fashist te Bashkise se Tiranes.
liri demokraci
Sa mire paska punuar ky Luli dhe ne nuk e paskemi ditur,ky paska mbaruar tramvain,unazen e madhe,pastrimin,ky e ka bere Tiranen “bace me lule”dhe ne nuk shokemi nga syte.
Prandai dhe nuk kandidoi ky se i kishte kryer te gjitha premtimet dhe nuk kishte se cte bente me.
Tralala me bishta prasi,Luli eshte akoma ne gjume dhe ne Hollande.Luli edhe vete nuk e di cfare eshte,dhe cfare do jete.Super i paafte .
Ket bjonden qi perkedhel Bashuqin,
kena me e morr balliste me tanga .
Ja./. ta bej dhembin Erioni ,kjo s’e le t’ja fusi bashes.
Na trego edhe sa dite ka qendruar ne Tirane nga ora 8-4 Luli gjate 4 vjet mandat. se do e fusim ne Gines. Mos harro te tregosh edhe vazot e luleve qe keni vendosur ne bulevard te shtyllat e neonit Eno. Palaco!
Po te kishte nje liber shenim sa here ka hyre e dale kryebashkiaku nga ndertesa ajo faqe do ishte gjysem bosh.. Harrova, perdor conference call ai dhe kujton se eshte aty.. S’mahet qyteti me vizitor hollandez..
veliaj ka shume suksese ne jete duke filluar qe nga vjedhia e fondeve tek mjaft, e deri tek dasma me leket e ministrise, madje edhe Pamelen e vogel e ndihemoi shume duke e lene pa “fryme”, dhe rama po i ndihemon qytetaret qe te ikin nga shqiperia. shqiperia e donte shume levizjen e lire po jo emigrimin e detyruar nga uria.
..pse nuk rikandidoi,mu pergjigj?