RENEA e arrestoi në gjumë Gentian Çakën, që njihet si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi”

24 Prill 2015, 20:40Politika TEMA

Një nga anëtarët e bandës  së njohur si “Hakmarrja për drejtësi” është arrestuar orët e para të së premtes, 24 prill në qytetin e Pogradecit.

43-vjecari Gentian Caka, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm në vitin 2008, u arrestua në një vilë dykatëshe të këtij qyteti, pas një aksioni të mirëorganizuar nga ana e forcave speciale “RENEA”, me asistimin e policisë së Pogradecit, duke patur parasysh edhe rrezikshëmërinë e lartë që paraqiste ky person.

Gjatë aksionit, të kryer ekzaktësisht në orën 1:00 të natës, mësohet se nuk ka patur rezistencë nga 43-vjecari, i cili është gjendur i papërgatitur në gjumë, pasi ndërhyrja është kryer e menjëhershme, duke mos i lënë mundësi reagimi Cakës, raporton Ora News.

Nuk bëhet me dije prej sa kohësh qëndronte i fshehur në vilën dykatëshe Caka, por mësohet se vila në të cilët jetonte përkohësisht ai, është në pronësi të një shtetasi, i cili është larguar për në SHBA.

Caka kishte celësin e shtëpisë, dhe e përdorte herë pas here për banim. Prej disa kohësh, policia ka rënë në gjurmët e tij, duke bërë të mundur dhe arrestimin.

Gentian Caka njihet si person me precedentë penal të hershëm, dhe si anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”. Në dosjen e tij regjistrohen krime të ndryshme.

Krimet ne dosjen e Gentian Cakes

1996, shpërthimi i një sasie tritoli në një mjet FIAT në Tiranë, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e rëndë të disa personave

1996, grabitje me armë në bashkëpunim e BKT Vlorë, duke marrë shumën e 2.170.000 lekëve

1994, grabitje me armë në bashkëpunim e një firme private në Tiranë, duke marrë shumën e 53.000 dollarëve.

1994, grabitje me armë në bashkëpunim, duke marrë 3.500 $, dhe tentativë vrasje e shtetasit Eduart Trimi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda

1995, rrëmbim i fëmijës Erion Nushi, me qëllim marrjen e 200.000 $, e më pas lirimin e fëmijës pa ja arritur qëllimit.

2002, rrëmbim në bashkëpunim i biznesmenit të veshjeve Halit Nazifi, me shantazh për marrjen e 1.000.000 $.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se: Ky ishte person i shpallur në kërkim, pasi: Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr 934 datë16.09.2009, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr 44 datë 01.07.2008, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprat penale “Rrëmbim personi kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109, 25 të KoditPenal. Kapja e këtij personi u bë në një vilë dykatëshe në Pogradec ku fshihej prej kohësh,” thuhet në njoftimin për shtyp.

3 komente në “RENEA e arrestoi në gjumë Gentian Çakën, që njihet si anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi””

  1. EDROGAN says:

    Jane hutu komentuesit me pagese….s’po marin vesh me gje

  2. Albens Ruci says:

    Edvin o bir cpo ndodh me grupin ? Saimiri po hakmerret per Veline ? Kujdes bir se po na zune dhe Dabullne vate grupi per lesh.

  3. Barboni says:

    Ku je o atdheu im i dashur pa vrare njeri burg im
    Perjetshem Vrasje me dashje 11 vjet Ptuuuuu
    Race e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje