Një zgjidhje e mirë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të ishte ajo që nuk cënon kompentencat e Prokurorisë. Juristit Sokol Hazizaj shprehet se këto dy institucione mund të koordinojnë punën mes tyre, por roli kryesor duhet t’i mbetet Prokurorisë.
Ndërsa mazhoranca ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga kjo nismë, pavarësisht rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, për Hazizaj, në riformulimin e ligjit të ri, nuk ka motiv për ngutje.
“Është detyrë e qeverisë që nëse herën e parë e bëri me nxitim, sot të konstatoj ato çka oferton Gjykata Kushtetuese në opinonin e saj dhe të bëjë riparimet e duhura.
Meqënëse është i domosdoshëm dhe konsiderohet si i nevojshëm në krijimin e këtij institucioni. Organi i hetimit të zërë vendin e vet në identifikimin, kqyrjen e provës dhe hetimin mbi provën, po njëkohësisht Byroja të jetë institucion ndihmëtar në arritjen sa më të shpejtë tek prova.
Rakordimi i këtyre institucioneve nuk ka asgjë të vështirë në ligj dhe nuk duhet parë si bumerang. Rakordimi i veprimtarisë së tyre institucionale dhe ligjore, nuk ka asgjë të keqe për të arritur atë çka duam ne të gjithë, liri dhe barazi para ligjit“, thekson konsititucionalisti Sokol Hazizaj.
Byroja Kombëtare e Hetimit sipas ligjit të hartuar nga Ministria e Brendshme dhe rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese do të jetë një drejtori që do të bashkojë në një strukturë të vetme një sërë çështjesh që sot janë të pakoordinuara.
“Organet ligjzbatuese mund të varen nga disa që varen nga qeveria, disa që varen nga Prokurori i Përgjithshëm dhe institucione të tjera. E rëndësishme është që mes institucioneve të ketë dhe konkurrencë, por dhe barazi“, vijon Hazizaj.
Në programin e Byrosë bën pjesë analiza e informacionit kriminal, lufta kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terrori, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Por sipas PD-së e cila e ankimoi muaj më parë ligjin që mundësonte ngritjen e kësaj strukture, dublohet Prokuroria e Përgjithshme. Ndjekja penale është kompetencë e Prokurorisë dhe jo e Ministrisë së Brendshme, e cila merr kompetenca për hetimin. Për me tepër struktura e re e ngritur nga ministri i Brendshëm nuk mund të hetojë korrupsionin për zyrtarët, pasi nuk është një institucion i pavarur sipas PD. /gj.k/
Te pretendosh qe ne kemi si baze kushtetuten dhe vetem kushtetuten dhe nga ana tjeter te thuash qe pavaresisht se gjykata kushtetuese e rrezoje kete ligje qeveria nuk terhiqet, dhe kjo e thene nga nje qe pretendon se eshte jurist, eshte per te ardhur keq. Ceshtja eshte do vazhdojme te organizojme jeten shoqerore simbas kushtetutes apo do ta kthejme si ne monizem qe cdo gje e udheheq e drejton partia? Natyrisht qe mazhoranca e sotme vetem kete menyre drejtimi di, me hetuesi e polici,me burgosje e shpronsime etj.etj.,por fakti eshte qe gjithe bota udhhiqet nga kushtetuta dhe drejtimi vendit nuk duhet te behet simbas qejfit,por simbas kushtetutes.
Uroj te shoh Saliun ne burg dhe pres me padurim krijimin e kesaj strukture.
Saliu eshte burimi i te gjithe te keqijave deri tani dhe ne te ardhmen.
E shihni ne parlament? Nje cope deputeti eshte dhe s’u le radhe te tjereve pasi ai “i di te gjitha”.Atje leh per kushtrim (te mbledh shoket),po shpresoje te vije dita te leh si qen i rrahur.
Ky niveli i ketij konstitucionalistit eshte aq sa niveli i TEMES!
Mos dil shume ne media Hazizaj se pastaj kur te te dale emri per ata vrasesit qe pastrojne Tiranen nuk do kesh cfare te thuash.
Ti Hazizaj nuk ke frike nga Vetingu?. Ke bere shume zullume me pronat. Ke futur shume fise ne sherre me njeri tjeterin. Ke mesuar nipin si te vjedhi hallat. Kushurinjt e pasur si tja marrin pronen kushurinejve te varfer etj.
A do kete veting valle edhe per kete lloj avokatesh qe jane vetem sekser.? Qe kane mesuar nje pale si te vjedhin pronen pales tjeter vetem me ane te procedurave?
Sokol Hazizaj
Aka veting edhe per ju zoti Hazizaj ?
Se besoj po u be vetingu ti do ta hedhesh ?