Nishani në Samitin e Paqes në Turqi

25 Prill 2015, 12:49Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në Samitin e Paqes dhe ceremonitë e përkujtimit të 100-vjetorit të Betejave Tokësore dhe Detare të Çanakalasë zhvilluar në Stamboll dhe Çanakkale, më 23 dhe 24 prill.

Në këto ceremoni morën pjesë mbi njëzet krerë shtetesh, si dhe një numër i madh kryeministrash, kryeparlamentarë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të angazhuara në luftë si dhe të atyre që kanë humbur bashkëkombasit e tyre në këto beteja.

Presidenti i Republikës për nder të luftëtarëve me kombësi shqiptare të rënë në betejat e Çanakalesë, por jo vetëm, vendosi në Monumentin e Heroit një kurorë me lule në emër të Shqipërisë. Gjithashtu, Presidenti Nishani bëri homazhe në varret e ushtarëve të rënë në këtë betejë.

Kreu i Shtetit mori pjesë edhe në ceremonitë e organizuar nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut në monumentin Cape Helles Commonëealth, ndërtuar për nder të luftëtarëve të rënë të rënë në këto beteja; britanikë, irlandezë, australianë, neozelandezë e kanadezë.

Këto ceremoni u kryesuan nga Princi Charles i Uellsit si dhe Presidenti i Irlandës Higgins ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Turqisë Erdoğan.

Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit dhe në ceremonitë përkujtimore të Betejave të Çanakalesë, Presidenti i Republikës pati rastin të bashkëbisedonte për çështje me interes dypalësh dhe shumëpalësh me Presidentin e Turqisë Erdoğan, Princin Charles të Uellsit, Kryeministrin e Zelandës së Re si dhe me homologë të vendeve të rajonit, Presidentin maqedonas Ivanov si dhe Presidentin e Pakistanit

3 komente në “Nishani në Samitin e Paqes në Turqi”

  1. Plaku says:

    Jallah, paska shkuar te vendi i origjines ku Jari…

  2. albani says:

    jo more plako se origjinen e ka nga vera ai,andej nga ke dale dhe ti.

  3. Klimax says:

    Po, shkon si perfaqesues i “dordolecave me callma e poture”, si perfaqesues i asaj “turme” qe vazhdonin te mendonin se ishin akoma pjese e Perandorise Osmane!
    Por, pa u futur ne hollesira ne perkujtim te ketij pervjetori te te reneve te ushtrive nderluftuese ne kete beteje, ajo qe bie ne sy eshte nje pervjetor tjeter i nje tragjedie te nje populli te tere qe nuk ishin as ne frontin e luftes dhe as te armatosur. Ata ishin ne shtepite e tyre ne tokat e tyre. Dhe pikerisht, aleatet e Perandorise Osmane te Luftes I Boterore, Gjermania e Austrohungaria, njohen ne parlamentet e tyre, gjermane e austriake, gjenocidin ndaj atij populli, ndaj popullit armen. Te njejten gje vendosi edhe parlamenti europian si nje pergjegjesi morale e poujve europian ndaj nje nga ngjarjeve me tragjike te shek XX.
    Ndersa ne Shqiperi, presidenti, kryeministri dhe parlamenti i ketij vendi vazhdojne heshtjen e turpit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje