Qeveria shqiptare ka lëshuar një reagim ku kërkon nga Maqedonia që t’i japë fund territ informativ mbi ngjarjet në Kumanovë dhe të jetët e civilëve shqiptarë, të prekur nga përplasja e së shtunës me armë në këtë qytet.
Zyrtarisht shteti maqedons nuk ka dhënë asnjë shifër për civilë të vrarë, edhe pse mediat shqiptare në Maqedoni flasin për minimalsiht 3 të vdekur.
Qeveria shqiptare thekson në deklaratën e saj se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni mbeten të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Shqipëria bën thirrje për kthjelltësi, qartësi dhe transaprencë të plotë, për gjithçka kanë përjetuar shqiptarët në Kumanovë, “për arratinë e tyre, për pronën e tyre të bastisur, djegur dhe shkatërruar”.
Deklarata e Qeverisë Shqiptare mbi ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim të madh zhvillimet tragjike të orëve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë.
Duke shprehur keqardhjen më të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, Qeveria e Shqipërisë mbron bindjen se në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që kriza në Maqedoni të përshkallëzohet. Zhvillimet dramatike të ditëve të fundit në Kumanovë kanë cenuar normalitetin dhe marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas.
Në këto kushte është më shumë rëndësi mbrojtja e jetës, pronës dhe lirive e të drejtave të çdo qytetari të Maqedonisë, pavarësisht, përkatësisë së tij etnike. Më shumë së asnjëherë, kjo vlen aktualisht për Kumanovën e banuar kryesisht nga shqiptare.
Reja e paqartësisë mbi të gjitha orët e renda të Kumanovës, te cilat u përjetuan me ankth nga shqiptaret kudo ku jetojnë, duhet t’ia lere vendin sa me pare transparencës së plotë për këtë ngjarje. Përveçse policëve të vrarë dhe të plagosur, ende nuk është thënë asgjë për jetët e qytetarëve të pa mbrojtur të Kumanovës, për arratinë e tyre, për pronën e tyre të bastisur, djegur dhe shkatërruar. Padyshim kjo paqartësi shqetësuese nuk ndihmon në kthimin e plotë të normalitetit. Por po ashtu kjo e bën edhe më imediate nevojën për kthjelltësi, qartësi dhe durim për t’i shkuar të vërtetës deri në fund.
Qeveria e Shqipërisë i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve ligj zbatuese në Maqedoni që të mundësojnë dhe kryejnë një hetim të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vet stabilitetit të Maqedonisë e rajonit. Vetëm transparenca e thellë dhe e plotë, nëpërmjet paraqitjes së fakteve e provave të besueshme për qytetarët, do të shërbente në rikthimin e besimit në institucione dhe do të shmangte përsëritjen e këtij precedenti aq të padëshirueshëm nga popullata civile të një ngjarjeje të tillë.
Republika e Shqipërisë dënon çdo akt dhune, duke e konsideruar atë të papranueshëm për një shoqëri demokratike që aspiron integrimin euro-atlantik. Republika e Shqipërisë gjithashtu do ta konsideronte jo vetëm kundër produktive po edhe të papranueshme për ambicien europiane të rajonit, çdo paragjykim mbi baza etnike të çdo personi apo grupi personash të armatosur.
Qeveria e Shqipërisë e mirëkupton shprehjen e revoltës qytetare të shprehur përmes mjeteve të komunikimit, ndaj humbjes së jetëve njerëzore në kushte të një ankthi e paqartësie kaq të madhe. Por Qeveria e Shqipërisë thekson me forcë po ashtu se do të ishte e papranueshme humbja e drejtpeshimit në raport me këtë ngjarje dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrimtare për Maqedoninë.
Republika e Shqipërisë bën thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe një zgjidhje të duhur të krizës në shërbim të qytetarëve dhe aq të domosdoshme në funksion të stabilitetit.
Atje nuk ka shqiptare, por turq e sllave ,qe kane mohuar identitetin e vertete dhe flasin nje shqipe te perqudnuar….Ne kohe paqe, pllasin dum baben nje pjese, dhe pjesa tjeter thone jemi ,pravo-sllave…Ne kohe te veshtire, nxjerrin flamurin e zhubrosur te “shqiptarizmit”….Duke sulmu figurat kombetare e nderkombetare, Kastriotin e Nane Terezen, duke mohu identitetin e krishtere te tyre, ata s’bejne gje tjeter, veçse qojne uje ne mullirin e armiqve tone kombetare, turk-grek-sllave…Per sa kohe populli atje do vegjetoje brenda benevrekeve te vllaut te madh, dhe do u bjere kambanave pravo-sllave, nuk do kene kurre te ardhme ne Maqedoni e as ne Europe….
” perqudnuar ” …….ti po qe ” flet e shkruan” nje shqipe te “kulluar”
Mos i fut te gjithe ne nje thes . Ata qe jan arabizuar jan vetem nje % e vogel.
SHQIPETARI
Me shume se ty qenka Shqipetar Drazen Petrovici.
Turp qe per ty nuk paska Shqipetare ne Maqedoni,ndersa ka nje milione per te gjithe boten dhe per sllavo-Maqedonet.
Qenke nje ….. si ato qe futen vrimave kur ka zhurme,dhe do ta lesh familjen ne duart e sllavo-maqedoneve,do ti shtosh anetaret e saj me sllave baballare,nuk ka gje ne qofte se te pelqen kjo cdo njeri e zgjedh vete anen ne te cilen qendron,por ti more surrat nuk e ke autoritetin dhe pushtetin te flasesh ne emer te Shqipetareve te Maqedonise dhe te mos pranosh egzistencen e tyre.
U cenua cdo e drejte njerzore ….ne vend se t’ankohen ( jan super te vonuar ) ne BE , ne OKB , tek SHBA , kta i fusin nje “carcaf” sic thote ai tfg .
Ankohen te tjeret vetem per fjale e per flamure qe as nuk vrasin e as nuk djegin ….kta rrine si muti ne shi .
TURP DHE VETEM TURP TE JESH “shqiptar” !!!
” SOT ME SHUME SE KURRE E URREJ KTE VEND ” fjalet e Gattamela , nje komentues ktu ne Tema .
Nuk mund te gjesh fjale me te sakta se kto ne kto momente.
Une por as ti ne qofte se ndihesh Shqipetar nuk duhet te kemi turp qe na qeverisin keta hajdute politikane,si ne Shqiperi ashtu dhe ne Maqedoni.
IDENTITETI DHE KRENARIA JONE KOMBETARE NUK DUHET TE KUSHTEZOHET ME ATE QE KUSH NA QEVERIS.
BOTA QEVERISET NGA POLITIKANE HAJDUTE,NDERSA
SHQIPETARET QEVERISEN NGA HAJDUTE POLITIKANE.
NDRYSHIMI ESHTE TOTALISHT I MADH.
BUKUR!
Ore po skeni turp cfare jeni bere per meshire ,po ne kemi 800000 shqiptare atje dhe e djegim maqedonine brenda nates .Po ju o qeveri legenash o hajduta o qelbesira o kriminela per cfare e keni mendjen ,per te shitur pordhe me kostume 3000 eurosh ?
qeveria shqiptare te beje transparence per firmen kurum ku gjithe plehrat e ballkanit kroaci bosnje mali i zi serbi greqi rusi etj vijne ne Elbasan ku asnje shtet tjeter nuk i merr plehrat e tjetrit perse qeveria jone i pranon
elbasani eshte 4 here me i ndotur nga ajri uji i papijshem dhe semundjet ne popull jane sa 3 fishi krahasur me fqinjet
ne po na vret qeveria jone vet u kerkojm llogari te huajve perse na vrasin
ky qendrim i qeverise eshte i sakte por nuk duhet lene me kaq ata njerez jane shqiptar dhe shqiperia ka pergjejesi per jeten e cdo shqiptari aq me shume per ata shqiptar qe jetojne ne regjime represive si ai ne maqedoni.
Populli Shqipetar kudo ku jeton kerkon dinjitet dhe respektin e te gjitha strukturave shteterore kudo ata jetojne.
Mungesa e ketij respekti per popullsine Shqipetare nga ana e shtetit sllavo-Maqedon con ne akte dhe veprime te tilla operacionale nga segmentet e shoqerise Shqipetare te cilat mund ti shkaktojne plage te thella dhe te pasherueshme Shtetit dhe mekanizmave sllavo-Maqedone.
Shteti dhe strukturat udheheqese sllavo-Maqedone jane pergjegjese per jetet e humbura ne Maqedoni,si per policet qe i coi mish per top por dhe per jetet e Shqipetareve te revoltuar dhe civilet.
Strukturat udheheqese Maqedone duhet te japin llogari per menyren se si reagun ndaj situates dhe per jetet e humbura qe shume lehte mund te ishin shmangur.
Gruevskit i leverdis qe situata te jete sa me shume serioze dhe me sa me shume viktima sepse keshtu do te perligje autokracine dhe vandalitetin e tij nfaj opozites dhe institucioneve shteterore te cilat jane kthyer ne mekanizma dhe vegla ndihmese te forcimit te pushtetit te tij absolut.
ME KETE TON DUHET TE REAGOJE DHE QEVERIA INEGZISTENCE E TIRANES ZYRTARE.
TU BEHET E DITUR SLLAVEVE QE SHQIPETARET NUK DO TE ULIN KOKEN DHE TE GJUNJEZOHEN PERBALLE PADREJTESIVE,SHOVINIZMIT DHE APARTEJDIT TE GRUEVSKIT.
APARTEJDI I GRUEVSKIT DO TI GJEJE TE BASHKUAR 10 MILIONE SHQIPETARET E BALLKANIT DHE TE GJITHE ALEATET E TYRE.
NE KETO KUSHTE I BEJME THIRRJE GRUEVSKIT QE TE SHKOJE ANDEJ NGA ERDHI BASHKE ME APARTEJDIN E TIJ.
MAQEDONIA ESHTE NJELLOJ DHE E BARABARTE PER TE GJITHE BANORET E SAJ.
RROFTE KOMBI SHQIPETAR.
Duke qene anetar te NATO-s ,qeveria jone ka mbajtur nje qendrim korrekt, duke ngulur kembe per transparence dhe hetime te shpejta per ngjarjen e ndodhur. Duhet maturi dhe qetesi, se gjuha e luftes eshte e rende, prandaj ceshtje te tilla zgjidhen me dialog. Ajo kembengulje e qeverise shqiptarte ,qe nacionalisti Gruevski te zbatoje marreveshjen e Ohrit eshte e drejte. Ne baze te kushtetutes qeveria i ka dale ne mbrojtje sidomos viktimave civile , por megjithate ka nje terr informativ ku asnjeri nuk e di se cfar ka ndodhur.Partite shqiptare ne Maqedoni ka ardhur koha te bashkohen per te mbrojtur me cdo kusht popullsine shqiptare qe jeton ne ate republike fallco.
Hahahaha, grini sallate grini ! Gruefski, si saliu i shqiperise, ben gjithcka per te hequr vemendjen nga problemet politike vetem e vetem qe te qendroje ne pushtet. Shqiptaret ne maqedoni jane katandisur si lolo. Behet cbehet, shqiptaret e hane ne fund e behen mish per top.
Shqiperia, po si burdello qe e kane katandisur, ka vetem force te lehi si qen, se per ti bere presion real nje vendi te vogel rumpalle si maqedonia, as ne enderr nuk e shikon me keta politikane qe ka.
Ne nato, por te carmatosur, duam te futemi ne evrope por jemi te menderosur
JEMI GATI GJITHMONE PER LUFTEN NE MBROJTJE TE TE DREJTAVE TONA!!!! KUDO QE FLITET SHQIP ESHTE SHQIPERI!!!!! NE NUK DOREZOHEMI, SEPSE PERENDIA NE QELLI KESHTU DESHIRON!!!! DHE MOS TE HARROJME SE SKENDERBEU NA SHIKON NGA LART!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!