Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damianovski përmes një konferencë për media ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të Maqedonisë të banuar me shqiptarë.
Sipas Daminovskit, gjatë ditës diel janë plagosur dy policë, në mëngjes gjatë një shkëmbimi me zjarr, raporton Klan Kosova.
Daminovskit ka folur edhe për civil të lënduar të dielën dhe se ka shtëpi të djegura.
Ai ka bërë të ditur se po mobilizohen për të pritur kthimin e atyre refugjatëve të larguar nga situata e krijuar në Kumanovë, raporton KK.
Kryetari i komunës, raportohet të ketë thënë se është krijuar edhe një qendër e thirrjeve ku banorët mund të kërkojnë ndihmë në çdo kohë.
Po ashtu, i pari i Kumanovës njoftoj edhe për ndërprerjen e mësimit në shkollat atje, për shkak të kësaj gjendje të jashtëzakonshme.
Për ngjarjen në Kumanovë ka reaguar edhe Tanja Fajon, e cila e cilëso situatën alaramante.
“Më vjen keq për jetët e humbura dhe personat e plagosur, dhe jam shumë e shqetësuar për shkak të situatës politike të tensionuar, ku partia në pushtet dhe opozita nuk mund të bisedojnë me gjuhën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit”, tha Fatjon.
“Protestat e javës së kaluar treguan se sa të pakënaqur janë qytetarët nga pushteti i tanishëm, por e gjithë kjo që po ndodhë në Kumanovë është alarmuese. Me rëndësi është të ndërprehet dhuna, të pengohet pershkallezimi i situatës”, tha Tanja Fatjon, eurodeputetja sllovene.
te pirdhen europianet jane ata fajtor me kufijte qe ndan duke shume toka shqiptare u dhane fiqnjeve dhe tani duan paqe