Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kritkoi mungesën e transparencës nga qeveria maqedonase mbi atë se çfarë ndodhi gjatë dy ditë luftimeve në Kumanovë.
Duke folur mbi lirinë e shprehjes dhe medias, Bushati tha se ajo që po ndodh në Maqedoni është policim dhe jo transparencë. Sipas tij liria e shprehjes dhe medias është pjesë integrale e çdo shoqërie demokratike.
“Nuk është dhe aq e këndshme të flasësh për dezinfektim apo policim, kështuqë në përgjithësi zgjedhim të flasim për transparencë. Mjafton të shikojmë se cfarë po ndodh në fqinjin tonë Maqedoni. Ajo që po ngjet sot është policim. Ndërkohë që ka nevojë për transparencë. Liria e shprehjes liria e mendimit dhe liria për të marrë apo për të dhënë informacione ose ide, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë është pjesë integrale e çdo shoqërie demokratike”, u shpreh Bushati.
Për sa i përket lirisë së medias në Shqipëri dhe rajon, Bushati tha se ka ende shumë punë për tu bërë dhe se ende nuk po punohet me përsosmëri.
“Nuk ka asnjë rajon apo vend që të ketë arritur përsosmërinë në lidhje me lirinë e shprehjes dhe mediave. Për të qenë i sinqertë dhe sa më transparent, më duhet të them se nuk po punojmë për përsosmëri”.
Delarata e Mnistrit Bushati u bë pas mbledhjes së Konferencës “Liria e shprehjes dhe Media”, organizuar nga Qendra e Ekselencës e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë ku ishte e pranishme dhe Dunja Mijatoviç, Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Shtypit
Shume mire qe mbani nje qendrim zyrtar duhet ti dilni ne krah atyre njerezve.
Je nje nder ministrat me te mire qe ka pasur ndonjher shqiperia, ke mbajtur nje qendrim korretk dhe ashtu sic i takon nje ministri per te mbrojtur te drejtat e qytetareve te tij ose jo jashte vendin, ndryshe me cishim mesuar ne 8 vite ku shiteshin shqiptar e shitej e shqiperia per interesa personale.
A mund te me tregoj dikush se cka tha ky?
Pyet Ronen siper se ta thote ajo.
po Z> minister duhet te shikojm punet tona , merru me diplomaci dhe mos u merre me punet e tjtrit ,po te jesh i zoti dhe ke takat fol per lirit e shtypit shqiptare ,nuk eshte e then qe shtypi emedia te kontrollohen nga mafia quhet liri ……………. kalama ne krye te diplomacis,???
institucionet maqedonase duhet ta hetojne per te nxjerre pergjegjesit e vertete para drejtesise dhe te mos ja ua hedhe fajin pakicave etnike apo shqipatareve te maqedonise duhet nje hetim transaprent qe te mos perseriten me ngjarje te tilla me pasoja per civilet
Pala shqiptare ka mbajtur nje qendrim te drejte dhe te matur lidhur me ngjarjen e rende ne kumanove duke i bere thirrje qeverise maqedonase per me shume transparence dhe zbatimin e marreveshjes se Ohrit ne lidhje me respektimin e te drejtave te shqiptareve me shume eshte e paligjshhme pasi konsiderohet cenim i sovranitetit dhe nderhyrje ne punet e brendshme te shtetit maqedonas. Persa kohe nuk do te zbatohen marreveshjet nderkombetare athere ngjarje te ketij lloji ne maqedoni do jene prezente shtetei maqdonas duhet te marre masa per trajtim te barabarte te shqiptareve.
Ti sje gjekundi o lumadh, ti je per te vene mes kopshtit me hudhra. Si Rama, dhe Berisha, nuk i kane qejf njerezit e zot, dhe te ditur, gjithmone zgjedhin ata me shkalle te ulet intelekti, shkurt tip Nard Ndoka. Sindroma komuniste, ne ate batak jane rritur dhe edukur qe te dy.