Kronologji e ekzekutimeve të diktatorit Kim Jong-un

14 Maj 2015, 13:33Bota TEMA

Koreja e Veriut ka ekzekutuar së fundmi ministrin e Mbrojtjes për tradhti. Hyon Yong Chol, shef i Forcave të Armatosura të Popullit, u përball me skuadrën e pushkatimit, e armatosur me kundërajrorë. Shefi i pafat i forcave të armatosura koreanoveriore u pa të dremiste gjatë një ceremonie ushtarake duke mos arritur të jepte instruksionet e liderit të vendit, Kim Jong Un. Koreja e Veriut ka ekzekutuar edhe 15 zyrtarë të tjerë që nga fillimi i vitit. Në vitin 2013, Kim ekzekutoi xhaxhain e tij, Jang Song Thaek, po për tradhti.

Më poshtë vijon lista e ekzekutimeve në Korenë e Veriut që nga viti 2010:

Mars 2010: Ekzekutohet shefi i Departamentit të Financës dhe Planifikimit, Pak Gam Gi nga një skuadër pushkatimi për ”shkatërrim të vetëdijshëm të ekonomisë kombëtare”.

Gusht 2013: Nëntë instrumentistë së bashku me orkestrën e Unhasut u ekzekutuan. Bashkëshortja e Kimit, Ri Sol Ju ishte pjesëtare e orkestrës. Mendohet se ekzekutimet kishin të bënin me një video pornografike të realizuar nga pjesëtarët e orkestrës.

Dhjetor 2013: Jang Song Thaek, xhaxhai i Kim Jong Unit u ekzekutua për tradhti. Konsiderohej si njeriu i dytë i vendit.

Janar 2015: Ekzekutohet një zëvendësministër, i akuzuar se kishte shprehur ankesa për planin e pyllëzimit të vendit.

Mars 2015: Katër anëtarë të orkestrës së Unhasut u ekzekutuan për spiunazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje