Nepali është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm, 7.3 ballë, vetëm 2 javë pasi nga tërmeti i 25 prillit vdiqën rreth 8000 persona.
Deri tani raportohet për të paktën 4 persona të vdekur ndërsa numri i personave të plagosur ende nuk dihet.
Tërmeti i fundit goditi qytetin Namche Bazaar, afër malit Everest.
Tërmeti i 25 prillit, ishte i lokalizuar në qendër të Nepalit dhe kishte një fuqi prej 7.8 ballësh, i cili u ndje në Indi dhe Bangladesh