Raul Kastro takon Papa Françeskun: Do rifilloj të lutem dhe t'i kthehem Kishës

10 Maj 2015, 15:11Bota TEMA

Presidenti Kubanez  Raul Kastro ka zhvilluar një vizitë në vatikan ku ka zhvilluar njw takim me Atin e Shenjtë. I veshur me kostum të errët vëllai i Fidel Kastros  ka hyrë në Selinë e Shenjtë në një takim privat.

Kastro u ndal në Romë gjatë kthimit nga Moska, me qëllim falenderimin e Papa Bergolios për kontributin e tij në rivendosjen e marëdhënive historike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

“Unë falenderoj Papën për atë që ai bëri,” tha Kastro, duke shtuar: ” Unë do të rifillojë të lutem dhe të kthehem në Kishë sërish nëse Papa vazhdon në këtë mënyrë”

Ati i Shenjtë ka qenë  ndërmjetësuaes i shkrirjes historike dhe  u ka dërguar letra dy liderave, Obamës dhe Kastros vazhdimisht, deri në arritjen e takimit historik mes tyre.

Gjithashtu edhe diplomatët e Vatikanit kanë punuar me të dyja palët në mënyrë të fshehtë për të arritur paktin. Kjo  është  hera e dytë që një President kubanez zhvillon një takim privat me Papën, pas vizitës historike në 1996 të Fidel Kastros me Papa Gjon Palin e II.

Papa Françesku do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin shtator, ku do të ndalet edhe në Kubë. Papa pritet të qëndrojë në Kubë të paktën dy ditë, sipas burimeve të Vatikanit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje