Zjarr në aeroportin e Fiumicinos, anulohen fluturimet

7 Maj 2015, 09:26Bota TEMA
Zjarr në aeroportin e Fiumicinos, anulohen fluturimet

Një zjarr ka rënë gjatë natës në aeroportin ndërkombëtar të Fiumicinos në Itali. Mediat italiane raportojnë se zjarri ka rënë në Teerminalin 3 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Leonardo da Vinçi’.

Tre persona të cilët ndodheshin brenda terminalit janë lënduar si pasojë e tymit.

Fluturimet janë pezulluar, ndërsa aeroporti është mbyllur plotësisht deri në orën 14:00 të ditës së sotme.

Shërbimi zjarrfikës po punon me 15 ekipe për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e zjarrit në aeroport, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Mbyllja e aeroportit ka shkaktuar edhe anullimin e 4 fluturimeve Tiranë-Romë e Romë-Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje